Media dhe Shoqëria

Print

Erlis Çela, Prof. Asoc. Dr.

Kodi
JMC 103
Emri
Media dhe Shoqëria
Semestri
1
Leksione
2.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
4.00
Përshkrimi

Media është pjesë e proceseve shoqërore të transferimit dhe qarkullimit të kuptimit. Këto procese janë të rëndësishme sepse formojnë mënyrën se si ne e kuptojmë botën dhe marrëdhëniet tona me të tjerët. Mënyra se si ne e kuptojmë botën organizon mënyrën se si ne veprojmë në të. Për këtë arsye është e rëndësishme të eksplorojmë raportin mes medias dhe shoqërisë. Në këtë kontekst analizimi i ndikimit të medias mbi institucionet e tjera dhe shoqërinë, si dhe efektet mbi sjelljen individuale përbëjnë një objektiv të rëndësishëm të kësaj lëndë. Lënda gjithashtu shqyrton marrëdhëniet ndërmjet proceseve të komunikimit masiv, individit dhe shoqërisë, si dhe ndikimine këtyre marrëdhënieve në qëndrimet dhe sjelljet e individëve. Zhvillimi i perspektivave kritike gjatë shqyrtimit dhe analizimit të marrëdhënies ndërvepruese mes institucioneve të medias, përmbajtjes, kulturës dhe audiencës është një nga objektivat kryesore të kësaj lënde.

Objektivat

1- Shtjellimi i koncepteve dhe qasje kryesore teorike në lidhje me marrëdhënien mes medias dhe shoqërisë. 3-Paisja me njohuri mbi rolin e mediave në shoqëri, ndikimin në opinionin publik, ekspozimin mediatik të grupeve specifike të audiencës, analizimi kritik i përmbajtjes mediatike dhe procesin e prodhimit të informacionit. 2- Eksplorimi i marrëdhënieve mes ndryshimeve sociale, ekonomike, politike të nxitura nga media sociale dhe platformat dixhitale. 4-Zhvillimi i perspektivave kritike të studentëve për të analizimin e marrëdhëies mes medias, përmbajtjes së medias dhe shoqërisë.

Java
Tema
1
Kuptimi, përfaqësimi dhe pushteti. Në kuptimin teknik, mediat janë pajisje për mbledhjen, ruajtjen, përpunimin dhe shpërndarjen e informacionit. Në kuptimin social apo kulturor, mediat janë institucione përmes të cilave ne krijojmë dhe ndajmë kuptime. Ne përdorim mediat për të treguar histori dhe për të promovuar ide, dhe duke e bërë këtë, ne krijojmë një realitet të përbashkët. Si lidhet aftësia e medias për të krijuar kuptime me konceptin e përfaqësimit dhe pushtetit. Në këtë leksion eskplorohen ccështje si fuqia për të ndikuar në porcesin e krijimit të kuptimit, marrëdhënia mes pushtetit dhe grupeve elitare. Përkufizimeve, dhe konceptet bazë në marrdëdhënien mes medias dhe shoqërisë. Prezantimi i literaturës dhe burimeve bazë të lëndës, prezantimi i syllabus dhe mënyrës së vlerësimit. Media & Society, Power, Platforms, & Participation, Second Edition, Nicholas Carah, SAGE Publications Ltd, 2021, fq 15-41
2
Në këtë leksion trajtohet tema e përfaqësimit mediatik dhe pushtetit. Marrëdhëniet midis kuptimit dhe pushtetit: ideologjia, diskursi dhe hegjemonia. Leksioni trajton në vazhdimësi konceptet e Mediatizimit dhe ritualeve të medias. Mediatizimi është procesi me të cilin mediat bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e mënyrës se si funksionojnë proceset sociale, politike dhe kulturore. Mediatizimi shpaloset në tre mënyra. Së pari, mediat bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për të kuptuar dhe organizuar marrëdhëniet me njëra-tjetrën. Ne arrijmë të njohim dhe kuptojmë botën dhe vendin tonë nëpërmjet përfaqësimeve dhe teknologjive mediatike. Së dyti, institucionet dhe proceset sociale gradualisht përshtaten me rutinat dhe praktikat e institucioneve të medias. Politika dhe qeveria tani janë të organizuara kryesisht rreth prodhimit dhe menaxhimit të narrativave mediatike. Së treti, hapësirat tona private dhe publike janë të organizuara rreth teknologjive të medias materiale. Media & Society, Power, Platforms, & Participation, Second Edition, Nicholas Carah, SAGE Publications Ltd, 2021, fq 43-69
3
Media dhe shoqëria masive. Në këtë leksion trajtohet media dhe shoqëria masive. Si evuloi prodhimi i kuptimit nga mediat ? Si u ndodhi prodhimi industrial i kuptimit gjatë shek XX. Leksioni vazhdon me trajtimin e konceptit të “përcaktimit të agjendës”. Prodhimi industrial i kuptimit. Kalimi nga mediat masive në epoken e platformave. Në këtë leksion, trajtohet se si shoqëritë masive filluan të organizojnë komunikimin në një shkallë industriale gjatë shekullit të njëzetë. Media & Society, Power, Platforms, & Participation, Second Edition, Nicholas Carah, SAGE Publications Ltd, 2021, fq 71-94
4
Ky leksion fillon me shpjegimin e marrëdhënies me medias dhe pushtetit. Media dhe industritë kulturore formësojnë imagjinatën, botët, ndjenjat, politikën dhe praktikat e individëve dhe shoqërive. Për këtë arsye, kontrolli i institucioneve, profesionistëve dhe teknologjive që përdoren për krijimin dhe qpërhapjen e kuptimit, është vendimtar për ushtrimin e pushtetit. Leksioni vijon me argumentimin se pushteti është rezultat i betejave midis grupeve të ndryshme në shoqëri. Këto beteja janë pjesërisht mbi kuptimin, pasi grupet e ndryshme shoqërore synojnë t'i bëjnë marrëdhëniet e tyre të preferuara shoqërore hegjemonike. Kuptimi është thelbësor për prodhimin e legjitimitetit dhe pëlqimit. Lëksioni përmbyllet me Analizimin e rolit të medias në hapësirën publike. Media & Society, Power, Platforms, & Participation, Second Edition, Nicholas Carah, SAGE Publications Ltd, 2021, fq 95-114 Mediamorfozë dhe Metakomunikim, Artan Fuga, Papirus, Tiranë, 2017, fq 195-237
5
Kalimi nga Platformat dixhitale që tani dominojnë prodhimin industrial të përmbajtjes lindën nga kriza e prodhimit "masiv" dhe zhvillimi i prodhimit "të rrjetit". Në kalimin nga kapitalizmi masiv në kapitalizmin e platformave të rrjetëzuara ku sistemi i konsumit masiv që kujdesej për identitete kulturore homogjene u zëvendësua nga konsumi i organizuar rreth një shumëllojshmërie identitetesh, grupe audiencash dhe tregjesh të personalizuara; format e centralizuara masive të prodhimit u zëvendësuan me mënyra të decentralizuara dhe në kohë reale. Leksioni fokusohet të shqyrtimi sesi mënyrat më fleksible dhe të fragmentuar të prodhimit, kulturës dhe pushtetit të mundësuar nga rrjetet sociale dhe teknologjitë e komunikimit, kanë krijuar një gjeografi të re të pushtetit. Media & Society, Power, Platforms, & Participation, Second Edition, Nicholas Carah, SAGE Publications Ltd, 2021, fq 115-141 Mediamorfozë dhe Metakomunikim, Artan Fuga, Papirus, Tiranë, 2017, fq 693-754 Digital Media and Society, Second Edition, Simon Lindgren, SAGE Publications Ltd, 2022, fq 27-51
6
Kultura pjesëmarrëse dhe algoritmike. Platformat e medias karakterizohen nga bashkëveprimi mes kulturës pjesëmarrëse dhe përpunimit algoritmik të të dhënave. Leksioni vazhdon trajtimin analitik fuqisë që platformat e mediave dixhitale u kanë dhënë njerëzve të zakonshëm. Nëse dikur ishim konsumatorë të masmedias, tani mund të prodhojmë dhe shpërndajmë në mënyrë aktive përmbajtje. Gjithashtu do të diskutohen dallimet mes kulturës pjesëmarrëse të mediave të platformave dhe nocionet e vjetra të audiencës pasive. Ky leksion tenton të gjenerojë përgjigje për pyetjet; Çfarë është kultura pjesëmarrëse; çfarë është kultura algoritmike; çfarë është mbikëqyrja; a janë algoritmat transparente; si të kuptojmë veprimet e algoritmeve në kulturën tonë? Media & Society, Power, Platforms, & Participation, Second Edition, Nicholas Carah, SAGE Publications Ltd, 2021, fq 187-217
7
Ky leksion trajton ndërtimin dhe menaxhimin i audiencave. Institucionet mediatike janë të organizuara rreth ndërtimit strategjik të audiencës. Komunikuesit profesionistë kultivojnë, kanalizojnë, drejtojnë, segmentojnë dhe ndjekin vëmendjen e audiencës si pjesë e procesit të grumbullimit të tregjeve dhe formësimit të opinionit publik. Detyra e tyre është të bëjnë audiencën t'i kushtojë vëmendje medias, të konsumojë mesazhe dhe t'i përfshijë ato në identitetet dhe mënyrat e tyre të jetesës, si dhe të menaxhojnë pjesëmarrjen e audiencës në krijimin dhe qarkullimin e ideve. Media & Society, Power, Platforms, & Participation, Second Edition, Nicholas Carah, SAGE Publications Ltd, 2021, fq 187-217 Media audiences : effects, users, institutions, and Power, Second edition, John L. Sullivan, SAGE Publications Ltd, 2019 Mediamorfozë dhe Metakomunikim, Artan Fuga, Papirus, Tiranë, 2017, fq 339-357
8
Provimi gjysmë final
9
Roli i medias në prodhimin dhe negociimin e identiteteve. Në këtë leksion shtjellohen pyetjet; Si i fuqizon dhe dobëson media identitetet; si përdoren mediat për të krijuar identitete kolektive; si i përdorin identitetet jo-dominuese mediat për të kundërshtuar marrëdhëniet e pushtetit? Platformat dixhitale dhe media sociale përbëjnë hapësira ku ne tregojmë dhe mësojmë për identitetet tona dhe marrëdhëniet tona me të tjerët. Ato ofrojnë mundësi të reja për të eksploruar dhe artikuluar vetveten tonë. Media & Society, Power, Platforms, & Participation, Second Edition, Nicholas Carah, SAGE Publications Ltd, 2021, fq 249-272 Mediamorfozë dhe Metakomunikim, Artan Fuga, Papirus, Tiranë, 2017, fq 375-414
10
përditshme. Ky leksion trajton ccështje si; markimi si proces social dhe marrëdhëniet midis markave, kulturës, hapësirave sociale dhe mediave interaktive. Markat bëhen kuptimplote dhe të vlefshme vetëm kur ndërveprojmë me to, duke i përfshirë në identitetet tona, praktikat kulturore dhe jetën shoqërore. Markat janë përshtatur mirë me kulturën pjesëmarrëse dhe algoritmike të platformave mediatike. Ne i inkorporojmë markat në historinë që tregojmë për veten tonë në profilet tona të mediave sociale. Media & Society, Power, Platforms, & Participation, Second Edition, Nicholas Carah, SAGE Publications Ltd, 2021, fq 301-320
11
Aktivizmi dhe mobilizimi në mediat sociale. Në këtë leksion do të analizohet roli i mediave sociale në aktivizimin shoqëror dhe mobilimin e qytetar.Më tej leksioni vazhdon me eksplorimin e pyetjeve; Si ndryshojnë lëvizjet shoqërore në shoqërinë dixhitale nga lëvizjet e mëparshme shoqërore; cila është marrëdhënia midis aktivizmit në internet dhe protestave offline; si funksionon mobilizimi social në shoqërinë dhe në çfarë rrethanash interneti dhe media sociale mund ta fuqizojnë aktivizmin? Digital Media and Society, Second Edition, Simon Lindgren, SAGE Publications Ltd, 2022, fq 173-195
12
Ky leksion trajton temën e qytetarisë digjitale. Të jesh qytetar do të thotë të jesh anëtar legjitim dhe pjesëmarrës i shoqërisë. Por çfarë do të thotë të jesh qytetar, jo në një shtet kombëtar, por në diçka aq fluide dhe abstrakte si shoqëria dixhitale? Një demokraci funksionale kërkon që njerëzit të jenë në gjendje të luajnë një rol aktiv në shoqëri, duke qenë të informuar, kritikë dhe të përgjegjshëm. Ardhja e shoqërisë dixhitale ka transformuar kushtet që rrethojnë procese pjesëmarrëse si këto në disa mënyra. Interneti, mjetet dhe platformat e tij sociale për ndërveprim dhe komunikim, kanë kontribuar në ndryshimet në atë që sociologët e kanë quajtur sferë publike, dhe në sjelljet dhe veprimtarinë politike në përgjithësi. Digital Media and Society, Second Edition, Simon Lindgren, SAGE Publications Ltd, 2022, fq 176-195
13
Profesionistët e medias dhe komunikimit. Ky leksion shqyrton natyrën dhe përvojën e punës brenda një industrie kulturore fleksible dhe të rrjetëzuar. Të menduarit për natyrën dhe cilësitë e punës së medias dhe komunikimit ka rëndësi sepse, së bashku, këto industri ndërtojnë dhe menaxhojnë mënyrën se si ne i kuptojmë botën ku jetojmë. Komunikuesit profesionistë prodhojnë dhe menaxhojnë kuptimin brenda marrëdhënieve të pushtetit të kapitalizmit global të informacionit. Shumica e komunikuesve profesionistë punojnë brenda organizatave që kanalizojnë dhe kufizojnë krijimtarinë e tyre drejt qëllimeve strategjike të klientëve, investitorëve ose udhëheqësve të tyre. Media & Society, Power, Platforms, & Participation, Second Edition, Nicholas Carah, SAGE Publications Ltd, 2021, fq 321-342
14
Impakti politik i medias. Ky leksion trjaton marrëdhënien e medias me aktorët politik dhe ndikimin që ka kjo marrëdhënie në shoqëri. Interpretimi i ndikimit politik të medias është thelbësor për të kuptuar se si funksionojnë shoqëritë. Në fund të fundit, mediaofron lëndën e parë që është informacioni në të cilën mbështeten shumica e qytetarëve për t'u informuar për politikën dhe çështjet publike. Media and Society, 6th Edition, James Curran and David Hesmondhalgh, Bloomsbury Publishing Plc, 2019, fq 303-321
15
Prezantimi i projekteve semestrale
16
Final Exam
1
Në përfundim të kësaj lënde studentët do të jenë në gjendje të njohin termat, teoritë dhe konceptet kyçe që lidhen me median dhe shoqërinë
2
Në përfundim të kësaj lënde studentët do të jenë në gjendje të shpjegojnë rolin e aktorëve ekonomikë, sociaë, organizativë dhe politikë që ndërveprojnë në marrdhënien mes shoqërisë dhe medias
3
Në përfundim të lëndës studentët do të jenë në gjendje të shpjegojnë se si po ndryshojnë format e prodhimit mediatik dhe si ndikojnë format e reja në shoqëri
4
Në përfundim të lëndës studentët do të jenë në gjendje të studentët do të jenë në gjendje të dallojnë karakteristikat, logjikën, etikën dhe ideologjitë që përfaqësojnë media tradicionale dhe mediat e bazuar në rrjet.
5
Në përfundim të lëndës studentët do të jenë në gjendje të aplikojnë qasjet teorike dhe praktike në studimet me analizimin e fenomeneve të nxitura nga media sociale dhe platformat dixhitale në raport më shoqëinë e rrjetit.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
1 20% 20%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
1 0 0
Gjysmë finale
1 0 0
Provimi përfundimtar
1 10 10
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
100
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
4.00
ECTS
4.00