- Kodi
- JMC 203
- Emri
- Sistemi Kushtetues dhe Politik i Shqipërisë
- Semestri
- 3
- Leksione
- 2.00
- Seminare
- 1.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 3.00
- ECTS
- 4.00
- Përshkrimi
-
Kursi "Sistemi kushtetues dhe politik i Shqipërisë" zhvillohet si një kurs i plotë dhe i detyrueshëm në degën e Drejtësisë. Objekti i saj shtrihet jo vetëm në studimin e institucioneve politike e të sistemit normativ, por edhe në studimin e të drejtave dhe lirive themelore si dhe mbrojtjen e tyre. Ky studim kryhet sidomos në dimensionin e të drejtës së brendshme kushtetuese, por ai perceptohet edhe në planin krahasues dhe atë ndërkombëtar. Gjithashtu në këtë do të shpjegohen dhe analizohen organizimi, funksionimi dhe kompetencat e organeve kushtetuese.
- Objektivat
-
Në përfundim të kursit studenti duhet të njohë mirë parimet kryesore kushtetuese në Shqipëri si dhe ato bashkëkohore të shteteve Evropiane, përfshirë edhe mënyrat e zbatimit të tyre. Njohja e instituteve më të rëndësishme të së drejtës Kushtetuese. Punimi në mënyrë të pavarur i temave dhe eseve rreth instituteve në fushën e së drejtës kushtetuese.
- Java
- Tema
- 1
- E drejta Kushtetuese dhe shkenca e së drejtës kushtetuese Kushtetuta është ligji më i lartë i vendit. Kjo është përgjigja më e përgjithshme dhe që zakonisht jepet nga cilido kur shtrohet pyetja se ç'është një kushtetutë dhe ç'funksion ka ajo. Një përgjigje të tillë e giejmë kur lexojmë kushtetutën e vendit tonë: shprehimisht përcaktohet që kushtetuta është ligji më i lartë i vendit. Kur e përcakton Kushtetutën si ligjin më të lartë të vendit, legjislatori përcakton se ky dokument është rregullimi juridik i cili në hierarkinë e akteve normative giendet në pozicionin më të lartë. Duke e pare kushtetutën si ligin e pare të një shteti, ky leksion bën një njohje me kushtetueshmërinë dhe kushtetutën duke trajtura koncpetet bazë të saj, si dhe zhvillimin e shkencës kushteuese. "Shteti i së Drejtës në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë", Xhezair Zaganjori, Aurela, AnastasiEralda (Methasani) Çani, Shtëpia Botuese Adelprint, Tiranë, 2011, fq 11-17 Kushtetuta e Republikës Së Shqipërisë
- 2
- Parimi i kushtetutshmërisë Kushtetuta është dokumenti në të cilën e ka bazën i gjithë legiislacioni i vendit tonë, i cili rregullon marrëdhëniet mes shtetit dhe personave, organeve shtetërore mes tyre dhe madje edhe përcakton bazat për rregullimin e marrëdhënieve të personave mes tyre. Ky legiislacion jo vetëm që duhet të mbështetet tek kushtetuta, por edhe duhet edhe të jetë në përputhje me të. Kushtetutshmëria nënkupton parimin e rregullimit politik të shoqërisë, që garanton pushtetin e institucionalizuar, si dhe integritetin, lirinë dhe të drejtat e individit dhe të grupeve.Kushtetutshmëria nuk nënkupton vetëm idenë e ekzistimit apo të nxjerrjes së kushtetutës së shkruar në kuptimin e saj formal, por edhe zbatimin e idesë së sovranitetit të popullit dhe kufizimin e autokracisë nëpërmjet institucioneve në të cilat përfaqsohet populli. Ky leksiontajton se çfarë është parimi i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe se çfarë është kushtetutshmëria? "Shteti i së Drejtës në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë", Xhezair Zaganjori, Aurela, AnastasiEralda (Methasani) Çani, Shtëpia Botuese Adelprint, Tiranë, 2011, fq-18-28 Kushtetuta e Republikës Së Shqipërisë, fq 1-5.
- 3
- Të drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut, Liritë vështrim i përgjithshëm Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të giithë rendit juridik.Organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre.Të drejtat e liritë themelore, si dhe detyrimet e parashikuara në Kushtetutë për shtetasit shqiptarë vlejnë njëlloj edhe për të huajt e për personat pa shtetësi në territorin e Republikës së Shqipërisë, me përjashtim të rasteve kur Kushtetuta e lidh në mënyrë të posaçme me shtetësinë shqiptare ushtrimin e të drejtave e të lirive të caktuara. Kësisoj duke u bazuar në përcaktimet dhe garantimet kushtetuese ky leksion analizon dhe trajton këto liri një vështrim të përgjitshëm. Kushtetuta e Republikës Së Shqipërisë, fq 8-17.
- 4
- Parimi i barazisë (barazia formale dhe barazia thelbësore) Në kuptimin e saj më të thjeshtë, fiala 'barazi' mund të përkufizohet si kuptim 'i njëjtë me,' 'ekuivalent' ose 'identik'. Por kur flitet për barazinë mes njerëzve, termi nuk ka për qëllim të thotë që të gjithë njerëzitjanë identikë ose njësoj me njëri tjetrin, pasi kjo nuk mund të ndodhë. Në kontekstin e të drejtave të njeriut, 'barazia' përdoret për të nënkuptuar se jemi të giithë të njëjtë në një mënyrë themelore, pavarësisht nga dallimet tona, ne të gjithë kerni vlera të natyrshme. Ne të gjithë kemi të drejta të barabarta thjesht sepsejemi njerëz dhe veçoritë që na bëjnë të ndryshëm nuk duhet të na bëjnë 'superiorë' ose 'inferiorë' sa i përket të drejtave. Kur vihet në praktikë, parimi i barazisë kërkon, pra, çdo individ dhe shoqëri në të cilën ata jetojnë për të vlerësuar dhe dhe akomoduar dallimet apo ndryshimet, duke përfshirë edhe aftësinë e kufizuar. Duke u bazuar në këto përkufizimie thelbësore dhe në parashikimet kushtetuese dhe ligjore, ky leksion shpjegon parimin e barazisë dhe rolin që ka në mbarvajten e jetës në shumë dimensione si dhe demokracisë. Kushtetuta e Republikës Së Shqipërisë, fq 8-17
- 5
- Kuptimi i të drejtave dhe lirive themelore. Rezerva ligjore Kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligi për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpj esëtim me gjendjen që e ka diktuar atë. Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si giinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore. Askush nuk mund të diskriminohet për shkaqet e përmendura në paragrafi, nëse nuk ekziston një përligjje e arsyeshme dhe objektive. Duke u bazuar në këto parashikime kushteuese, ky leksion analizon kuptimin e lireve dhe të drejtave të njeriut, si dhe kufizimet e tyre. Kjo bëhet duke u bazuar në rezerva ligjore dhe në raste konkrete të marra nga praktikat gjyqësore. Kushtetuta e Republikës Së Shqipërisë, fq 8-17.
- 6
- E drejta për të jetuar. Liria e shprehjes. E drejta për t'u informuar Liria e shprehjes është një nga kushtet themelore të përparimit të çdo njeriu e shoqërie, ndërsa e drejta për të .ietuar është një e drejtë hyjnore e paprekshme. Mes të dyjave nuk mundim të vëlTlë shenjën e barazisë megjithëse këto të drejta nuk kanë pse të përplasen. Njerëzorja nuk mund ta prekë hyjnoren, ndërsa nga ana tjetër, vetë hyjnorja nuk ka ndërmarrë asnjë akt që mund të dëmtojë njerëzoren. Liria pa përgjegjësi mund të cenojë shumë liri të tjera dhe kjo është një çështje që kërkon diskutim. Nga ana tjetër, trumbetimi vetëm i lirisë së shprehjes mund të na bëjë të harrojmë të drejta e liri të tjera të rëndësishme po aq sa kjo, apo edhe më tepër ndonjëherë. Në kë sens, leksioni trajton kocpetet dhe parimet që lidhen me të drejtën për të jetuar, të drejtën për t'u shprehur lirisht si dhe të drejtën për t 'u informuar. Kushtetuta e Republikës Së Shqipërisë, fq 8-17
- 7
- Të drejtat e minoriteteve dhe pakicave Të drejtat e pakicave janë të drejtat individuale të njëjta që zbatohen për anëtarët e minoriteteve racore, etnike, klasore, fetare, gjuhësore ose gjinore dhe seksuale; dhe të drejtat kolektive që u akordohen grupeve minoritare. Të drejtat e pakicave mund të aplikohen thjesht për të drejtat individuale të cilitdo që nuk është pjesë e një vendimi të shumicës. Lëvizjet për të drejtat civile shpesh kërkojnë të sigurojnë që të drejtat individuale të mos mohohen në bazë të anëtarësimit në një grup minoritar, siç janë të drejtat globale të grave, lëvizjet e ndryshme racore për të drejtat e pakicave në mbarë botën dhe lëvizje të tjera për çështje identitare. Ky leksion trajton parashikimet që ka sistemi kushtetues dhe ligjor në vendin tonë lidhur me këto pakica apo minoritetet Kushtetuta e Republikës Së Shqipërisë, fq 8-17.
- 8
- Provim gjysmëfinal
- 9
- Liria personale. Garancitë procedurale të të pandehurit në procesin penal Askujt nuk mund t'i hiqet liria, përveçse në rastet dhe sipas procedurave të parashikuara me ligi. Liria e personit nuk mund të kufizohet, përveçse në rastet e mëposhtme: a) kur është dënuar me burgim nga gjykata kompetente; b) për moszbatim të urdhrave të ligishëm të gjykatës ose për moszbatim të ndonjë detyrimi të caktuar me ligj; c) kur ka dyshime të arsyeshme se ka kryer një vepër penale ose për të parandaluar kryerjen prej tij të veprës penale Ose largimin e tij pas kryerjes së saj; q) për mbikëqyrjen e të miturit për qëllime edukimi ose për shoqërimin e tij në organin kompetent; d) kur personi është përhapës i një sëmundjeje ngjitëse, i paaftë mendërisht dhe i rrezikshëm për shoqërinë; dh) për hyrje të paligjshme në kufirin shtetëror, si dhe në rastet e dëbimit ose të ekstradimit. Askujt nuk mund t'i hiqet liria vetëm për shkak se nuk është në gjendje të përmbushë një detyrim kontraktor. Duke u bazuar në nenet e kushtetutës dhe në çëshjet të tjera ligjore, ky leksion shpjegon dhe analizon se si garantohet liria perosnale dhe procedurale të të pandehurit në procesin penal. Kushtetuta e Republikës Së Shqipërisë, fq 8-17.
- 10
- E drejta e pronës. E drejta për një proces të rregullt ligior E drejta e pronës private është c garantuar. Prona fitohet me dhurim, me trashëgimi. me blerje dhe me çdo mënyrë tjetër klasike të parashikuar në Kodin Civil. Ligii mund të parashikojë shpronësimc ose kufizime në ushtrimin e së drejtës së pronës vetëm për interesa publikë. Shpronësimet ose ato kufizimc të së drejtës së pronës që barazohen me shpronësimin, lejohen vetëm përkundrejt një shpërblimi të dre_jtë. Për mosmarrëveshjet lidhur me masën e shpërblimit mund të bëhet ankim në gjykatë. Liria. prona dhe të drcjtat e njohura me Kushtetutë dhe me ligj nuk mund të cenohen pa një proces të rregullt ligior. Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetues dhe ligjorë, Ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e n_ië giykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një giykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj. Duke u bazuar në parashikimet kushtetuese dhe në parashikimet e Kodit Civil. ky leksion trajton të dreitën e pronës dhe të drejtën për një proces të rregullt ligjor lidhur me të. Kushtetuta e Republikës Së Shqipërisë, fq 8-17.
- 11
- E drejta për të gëzuar një jetë private të fshehtë E drejta për të gëzuar një jetë private të qetë, në kuptimin të fshehtë është e lidhur drejtpërdrejt me liritë e personit dhe Kushtetuta e Shqipërisë bëhet garante nëpërmjet mbrojtjeve që parashikon në shumë dispozita të saj. Mjaft debate juridike sociale dhe mediatike janë bërë rreth termit privatësi. Por "jeta private" është shumë më e gjerë se privatësia (e Cila lidhet kryesisht me të drejtën për konfidencialitet dhe për veçim). Ajo mbulon, ndër të tjera, identitetin personal; orinetimin dhe aktivitetin seksual; identitetin gjinor; mbrojtjen e të dhënave; moscenimin nga zhurma dhe gazrat toksike; dhe mosngacmimi. Kësisoj, ky leksion shpjegon koncpetin e të drejtës për të gëzuar një jetë private të fshehtë, dhe element të tjerë ligior që lidhen me të. Kushtetuta e Republikës Së Shqipërisë, fq 8-17.
- 12
- Pushteti Ligjvënës Pushteti legjislativ ose thënë dnryshe pushteti lió'ënës është i lidhur me veprimtarinë legjislative. Organi ligjvënës është parlamenti. Veprimtaria e shtetit rregullohet nëpërmjet të drejtës, ligjeve, akteve ligjore. Ligji është një aktjuridik që rregullon sjelljen e individëve në shoqëri. Parlamentarizmi në Shqipëri ka histori relativisht të shkurtër dhe të lidhur ngushtë me evolucionin e shtetit shqiptar. Gjatë kësaj periudhe ai ka pësuar ndryshime të vazhdueshme duke iu përgjigjur sistemeve të qeverisjes apo dinamikës së kohës. Ai tashmë ka krijuar përvojën e tij në mënyrën e organizimit dhe funksionimit, duke u kthyer në institucionin më të rëndësishëm të zhvillimit të jetës politike në vend. Në këtë leksion shpejgohet se çfarë roli ka pushteti legiislativ në Shqipëri, si zgjidhet dhe mënyra se si funkisonon. Kushtetuta e Republikës Së Shqipërisë, fq 17-18 "Shteti i së Drejtës në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë", Xhezair Zaganjori, Aurela, AnastasiEralda (Methasani) Çani, Shtëpia Botuese Adelprint, Tiranë, 2011, fq 109-129
- 13
- Pushteti Ekzekutiv dhe Pushteti Gjyqësor Pushteti ekzekutiv është një nga tre pushtetet e një shteti republikan. Pushteti ekzekutiv është përgjegiës për hartimin, planifikimin dhe zbatimin e projektit të një vendi të bazuar në kushtetutë dhe ligjet. Kështu, ai vepron si një ent që drejton, koordinon, planifikon dhe ekzekuton veprimet e qeverisë. Megjithatë, ai nuk mund të ligjërojë apo administrojë sistemin e drejtësisë, pasi ky i përgjigjet pushtetit legjislativ dhe gjyqësorit përkatësisht. Pushteti ekzekutiv përfaqësohet nga Kreu i Shtetit dhe/ose Kreu i Qeverisë. Kjo do të varet nga struktura politike e çdo vendi të parashikuar në kushtetutën e tij. Ky leksion trajton rolet dhe funksionet që kanë pushteti ekzekutiv dhe ai gjyqësor në republikën e Shqipërisë. Kushtetuta e Republikës Së Shqipërisë, fq 28-44 "Shteti i së Drejtës në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë", Xhezair Zaganjori, Aurela, AnastasiEralda (Methasani) Çani, Shtëpia Botuese Adelprint, Tiranë, 2011, fq 157-189.
- 14
- Sistemet zgjedhore në Shqipëri Institucioni i zgjedhjeve demokratike ka një përvojë modeste në historinë e shtetit shqiptar. Gjatë 100 viteve shtet kerni vetëm një periudhë tre dekadash të praktikave demokratike zgiedhore, ndaj tetë dekadave pa zgjedhje konkurruese, me zgjedhje fiktive Ose me pushtet legjislativ të emëruar. Praktika zgjedh ore e tranzicionit 1991-2021 mbetet periudha e eksperimentimit permanent në kërkim të një sistemi zgjedhor të qëndrueshëm dhe efektiv, si bazë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe sistemit politik demokratik. Kalimi nga sistemet e skajshme zgjedhore (mazhoritar - miks - proporcional) brenda vetëm disa proceseve zgjedhore praktikisht nuk krijoi hapësirë. Në këtë leksion bëhet një historik i shkurtër, dhe më tej shpjegimi i detajuar i sistemve zgjedhore dhe politike në Shqipëri. Kushtetuta e Republikës Së Shqipërisë, fq 19-23 "Shteti i së Drejtës në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë", Xhezair Zaganjori, Aurela, AnastasiEralda (Methasani) Çani, Shtëpia Botuese Adelprint, Tiranë, 2011, fq 109-110 Sistemet zgjedhore në Shqipëri (Electoral systems in Albania), Afrim Krasniqi, Optime, 2010.
- 15
- Përsëriteje semestrale.
- 16
- Provim Final
- 1
- Studenti do të njohë mirë parimet kryesore kushtetuese në Shqipëri si dhe ato bashkëkohore të shteteve Evropiane, përfshirë edhe mënyrat e zbatimit të tyre.
- 2
- Studenti do të institutet më të rëndësishme të së drejtës Kushtetuese.
- 3
- Studenti do të punojë në mënyrë të pavarur tema dhe ese rreth instituteve në fushën e së drejtës kushtetuese.
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 1 30% 30%
- Kuize
- 0 0% 0%
- Projekte
- 0 0% 0%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 1 20% 20%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 50%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 50%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 3 48
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 3 42
- Detyrat
- 0 0 0
- Gjysmë finale
- 1 5 5
- Provimi përfundimtar
- 1 5 5
- Të tjera
- 0 0 0
- Ngarkesa totale e punës
- 100
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 4.00
- ECTS
- 4.00