- Kodi
- JMC 205
- Emri
- Dizajn Grafik
- Semestri
- 3
- Leksione
- 1.00
- Seminare
- 1.00
- Laboratore
- 1.00
- Kredite
- 2.00
- ECTS
- 5.00
- Përshkrimi
-
Dizajni grafik është një mënyrë për zgjidhjen e problemeve dhe komunikimin vizual që përdor fotografinë, ilustrimin dhe tipografinë. Kjo lëndë ofron aftësi themelore të rëndësishme për disiplinën e dizajnit grafik. Nëpërmjet projekteve individuale dhe në studio, studentët mësojnë fjalorin e dizajnit të komunikimit vizual dhe njihen e familjarizohen me proçeset analoge dhe digjitale të prodhimit të dizajnit grafik. Dizajni Grafik na rrethon: janë shenjat që lexojmë, produktet që blejmë dhe dhomat ku banojmë. Dizajnerët grafikë e gjejnë bukurinë brenda kufizimeve, duke punuar drejt qëllimit përfundimtar të komunikimit vizual të një mesazhi. Duke përdorur një gjuhë tipi dhe imazhi, dizajnerët grafikë përpiqen ta bëjnë çdo aspekt të jetës sonë të përcaktuar dhe të bukur. Lënda trajtohet duke përdorur një larmi metodash mësimore përfshirë leksione, video, diskutime, kritikë në klasë, punë në laborator, prezantime të ndryshme nga të ftuar, vizita në studio dizajni, takime me ekspertë të fushës, etj. Të gjitha projektet e studentëve vlerësohen në bazë të: Formës: A janë ndjekur parimet e duhura të dizajnit? Funksionit: A e zgjidh problemin thelbësor të klientit? Konceptit: Është dhënë një ide tërheqëse vizive jetësore? Aftësisë prodhuese: Është kryer detyra në mënyrë, profesionale? Vetëvlerësimit kritik: Është i hapur për ide të reja dhe ka aftësinë të pranojë kritika nga instruktori dhe kolegët.
- Objektivat
-
Pas përfundimit me sukses të këtij kursi, studentët do të kenë përfunduar projekte që demonstrojnë një kuptim themelor të objektivave të përcaktuara nga programi dhe universiteti: Zhvillimi i konceptit themelor të dizajnit grafik dhe aftësive prodhuese - zhvillimi i aftësive, kompetencave dhe këndvështrimeve specifike të nevojshme nga profesionistë të fushës që lidhen më ngushtë me këtë kurs,: Nxitja e kapaciteteve krijuese - zhvillimi i kapaciteteve krijuese (shkrim, krijim, projektim, interpretim, etj.), Kërkimi dhe pranimi i vlerësimit kritik të punës tuaj dhe vlerësimi në mënyrë kritike i punës së të tjerëve me një buzëqeshje në fytyrë.
- Java
- Tema
- 1
- Hyrje. Prezantimi i lëndës. Librat për t’u lexuar, hyrje në lëndë! Hyrje në Programin e Dizajnit Grafik, Historia e Dizajnit Grafik, filmi (http://video.pbs.org/video/2311391293/), Diskutim në lidhje me rëndësinë e Dizajnit Grafik, aktualiteti i Dizajnit Grafik në tërësi. Detyra I – Përshkrim nga grafika normale, në grafikën digitale. Leksion i përgatitura nga lektori i lëndës!
- 2
- Njohja me programet. Mjetet e punës. Shqyrtimi dhe përfshirja e përdorimit të teknologjisë së koncepteve të rëndësishme të Dizajnit Grafik. Prezantimi i programeve ADOBE, InDesign, Photoshop, Ilustrator që do të përdoren si dhe shpjegimi i mënyrave të prezantimit dhe dorëzimit detyrave. Si të stukturojmë dhe të hapim një skedar pune. (New Document, formatet që duhet të perdorin, si për faqosje print dhe online). Adobe Ilustrator Diskutim rreth kërkimit, hulumtimit dhe caktimi i projektit 2 / (Logo personale)!
- 3
- Krijimi i formave te ndryshme dhe vënia në funksionin e tyre. Element të Dizajnit: Studentët mësojnë rreth elementëve të projektimit përmes projekteve të tilla si; krijimi i shembujve të skemave, forma, gërma, të ngjyrave duke përdorur softuer grafik dhe përdorimin e ngjyrave, linjës, formës, hapësirës dhe strukturës. Teoria “Gestalt” Komente dhe kritika rreth projekteve në proces, (Logo personale)!
- 4
- Krijimi i teksturave, ndërtimi i tyre. Element të Dizajnit: Vijat, fontet, format. Teksturat, (Për se përdoren në grafika) infografikët. Komente dhe kritika rreth projekteve në proces, (Logo personale)
- 5
- Si të hapim një fletë pune, formati që na duhet. Element të dizajnit: paraqitja/skemat/faqosja. Kritika ose sugjerime me njeri-tjetrin për Projektin, punimi i një kartivizitë personale! Adobe Ilustrator+Adobe InDesign
- 6
- Logo që vendoset në vendin që kërkohet. Element të Dizajnit: Studentët mësojnë parimet e projektimit përmes projekteve të tilla si; postera, duke krijuar dizajne origjinale që pasqyrojnë një emocion, kopertina librash, revistash, reklama produktesh, prototipe brandy personal, (mbajtëse celësash, këllëf celulari, stilopsa, bluza, filxhanë) etj. Komente dhe kritika rreth projekteve në proces. (Logo personale)
- 7
- Raportet dhe hirearkia në një fletë pune me disa materiale. Shkrime, tituj foto. Element të Dizajnit: Raporti, Përsëritja, Modeli, Njësia, Larmia. Adobe InDesign Komente dhe kritika rreth projekteve në proces, përfundim logo + kartvizita personale.
- 8
- Provimi gjysmë final/ Projekti: Logo personale + printim në objekt funksional
- 9
- Krijimi i nje kapaku libri, nga përmbajtja e dhënë, ose Faqosje editoriale (faqe gazete, etj). Element të Dizajnit: Studentët mësojnë kur të përdorin formate të veçanta imazhi për projekte individuale. Ata krijojnë kolazhe, logo, kartat e biznesit, etj. Adobe InDesign Kritika për nje kapak libri të ndërtuar ose Faqosje editoriale (faqe gazete, etj).
- 10
- Përpunimet e fotove sipas përmasës qe duhet, rezolucioni për çdo rast. Element të Dizajnit: Studentët do të mësojnë konceptet e Editimit dhe rivendosjes së imazheve. Adobe Photoshop Faqosje e një shkrimi me titull dhe foton e përpunuar!
- 11
- Ndërthurja e fotove me fontet, eksportimi PDF, jpg, etj e faqes së punuar. Element të Dizajnit: Studentët do të mësojnë konceptet e editimit të fotos me fontet dhe vendosjes në skedar pune. Komente dhe kritika rreth projekteve në proces. Fillimi i projektit Faqosje e banerave personal, formatet web!
- 12
- Përdorja e elementeve sipas ngjyrave. Element të Dizajnit: Bilanci, kontrasti, mbushja, rubber, Theksimi/Dominimi Kritika finale për punët e njëri tjetrit. Vazhdim pune baner prezantimi (profesioni)
- 13
- Novelat grafike rrëfim ndjesie personale. Elementet e dizajnit: Studenti do të mësojë konceptet e tregimeve me figura dhe përdorimin e programeve grafike për të krijuar një histori me grafika bardhë e zi! (Novela grafike). Komente dhe kritika rreth projekteve në proces Vazhdim pune baner prezantimi (profesioni)
- 14
- Puna e bërë diskutim vendosja e elementëve në bazë hierarkie. Elementet e Dizajnit: Teksti, Faqosja, Sfondi, Perspektiva. Larmia dhe vendosja në hirearki e elementëve/ Perspektiva. Komente dhe kritika rreth projekteve në proces – Banerat për web, format e përdorura.
- 15
- Prezantim projektesh; Në këtë javë të parafundit studentët prezantojnë projektet semestrale në laborator, si dhe diskutohen rreth tyre në mënyrë kritike. Portofoli i punimeve dixhitale të realizuara gjatë semestrit. Kritika finale për projektet, dhe nxjerrja në një element të vetëm e proceseve.
- 16
- Provim Final
- 1
- Të identifikojnë elementët kryesorë të dizajnit konceptet e ngjyrave, tipografisë dhe formatit.
- 2
- Të kuptojnë si funksionojnë parimet e dizajnit për të krijuar kompozime vizualisht të këndshme.
- 3
- Të analizojnë, efektin e zgjedhjes së ngjyrave në emocionet e audiences, punimet e tyre dhe të tjerëve për të kuptuar se si elementët dhe parimet janë përdorur, si të bëjnë diferencën midis një dizajni efektiv dhe joefektiv.
- 4
- Të zbatojnë teknika të ndryshme në krijimin e projekteve praktike, si postera, logo dhe material promocional.
- 5
- Të japin kritikë konstruktive për projektet e veta dhe të të tjerëve.
- 6
- Të vlerësojnë dhe argumentojnë zgjedhjet e bëra në një projekt të caktuar.
- 7
- Të të krijojnë projekte origjinale duke përdorur konceptet dhe teknikat e mësuara.
- 8
- Të përdori për këto qëllime softuer grafik si Adobe Illustrator, Photoshop, InDesign.
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 1 30% 30%
- Kuize
- 0 0% 0%
- Projekte
- 1 10% 10%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 1 10% 10%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 50%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 50%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 3 48
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 5 70
- Detyrat
- 1 3 3
- Gjysmë finale
- 1 1 1
- Provimi përfundimtar
- 1 2 2
- Të tjera
- 0 0 0
- Ngarkesa totale e punës
- 124
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 4.96
- ECTS
- 5.00