- Kodi
- JMC 211
- Emri
- Media Lab I - (Gazetaria e Shtypit, Gazetaria Televizive, Gazetari Online)
- Semestri
- 3
- Leksione
- 1.00
- Seminare
- 1.00
- Laboratore
- 1.00
- Kredite
- 2.00
- ECTS
- 4.00
- Përshkrimi
-
Lënda ka për qëllim të njohë studentët me parimet e punës në praktikë përtej njohurive teorike në përgatitjen e zhanreve të ndryshme të gazetarisë. Punimet në laborator i përkasin si mediave elektronike, pra botës televizive, ashtu edhe platformave online. Nëpërmjet praktikës në laboratorin kompjuterik studentët përgatisin vetë kronika, artikuj, reportazhe, editoriale, intervista etj
- Objektivat
-
1- Të aftësojë studentët në shkrimin e lajmeve artikujve, shkrimin e pyetjeve të intervistave dhe zhanreve të tjera të gzetarisë online dhe ato elektronike 2- Të aftësojë studentët si gazetarë televizivë në përgatitjen e kronikave dhe reportazheve të shkurtra me stand up, vox pop intervistat etj 3-Të aftësojë studentët me njohuri nga gazetaria e terrenit dhe përvojës profesionale në përballimin e vështirësive dhe problematikave në gjetjen e burimeve, paanshmërinë politike, verifikimin e fakteve, dizinformimin, propagandën , etj
- Java
- Tema
- 1
- Njohja me objektiva dhe qëllimin e lëndës. Shpjegohen parimet e përgjithshme të punës së gazetarit për një gazetari cilësore, profesionale, të paanshme dhe në zbatim të normave të etikës
- 2
- Intervista Shpjegim i taktikave dhe punë praktike në laborator me hartimin e intervistave. Në fillim lexohen disa intervista në portale agjensish dhe televizione për të parë modelet që janë ndjekur. Trajtohen pyetjet e hapura dhe të mbyllura, pyetjet e strukturuara. Punë në laborator Poad cast Ndiqen në platformën e youtube modele dhe diskutohet mbi tematikat dhe strukturën e pyetjeve në disa nga poadcastet më të ndjekura në Shqipëri vende të Europës dhe SHBA.
- 3
- Artikull dhe editorialet për portale dhe televizionet Analizohen dallimet mes stilit dhe straukturës së shkrimit për televizione dhe portale. Vështirësia e transmetimeve live nga vendi i ngjarjes. Jepen shembuj nga programacioni televiziv dhe portalet online si dhe studentët marrin udhëzimet përkatëse për strukturën e shkrimit. Punë në laborator
- 4
- Kronikat e zezë. Skema e përgatitjes së një lajmi, pasqyrimi dhe ballafaqimi i burimeve në mënyrë të paanshme, kurthi i fake neës dhe informacionit sensacional si dhe sporvat e transmetimit në prime time
- 5
- Respektimi i parimeve të Etikës si në cështjen e tekstit ashtu edhe të imazheve. Monitorohen dhe shpjegohen disa përmbajtje sipas pikave të Kodit të Transmetimit . Kodi sanksionon detyrimet për televizionet lidhur me standardet e një gazetarie me etikë
- 6
- Reportazhi. Shpjegohen konceptet kyçe të reportazhit, qasja e gazetarit ndaj një tematike të caktuar. Ndiqen disa shembuj reportazhe me tematika të ndryshme në disa kanale televizive. Punë në laborator
- 7
- Provim gjysemfinal
- 8
- 8- Gazetaria politike. Shpjegohet struktura e kronikës së lajmeve politike dhe gjetja e burimeve. Si qëndron cështja e raportit mes propagandës dhe informacionit të paanshem politik. Punë në laborator
- 9
- Fushata zgjedhore. Si pasqyrohen fushatat në televizione dhe lajemt e portaleve. Publikimet nga rrjetet sociale të politikanëve dhe stafeve partiake. Punë në laborator
- 10
- Gazetaria ekonomike. Interpretimi i shifrave dhe përdorimi i burimeve. Shpjegohet struktura e një shkrimi ekonomik. Punë në laborator
- 11
- Si punohet në një redaksi multimediale të një agjensie online. Të ftuar për shpjegime në auditor, gazetarë të Revistës Monitor
- 12
- - Cdo të thotë të jesh gazetar i terrenit. Parimet e punës dhe raportet me institucionet, zyrtarët e PR, kompanitë e bizneseve,etj, Marëdhënia mes kolegëve dhe shefave, administratorëve në një redaksi televizive dhe agjensie portalesh.
- 13
- Vizitë në një redaksi televizive. Njohja nga afër me infrastrukturën televizive dhe atë digjitale në tërësi, studio e transmetimit . Trajtohen vështirësitë e punës në gazetari. Shkëmbime eksperiencash dhe mësimr nga gazetarët me përvojë etj
- 14
- Audiencat- Publiku, roli ne gazetari Vox pop. Intervista ne rruge per tematika te dites/ Gazetaria qytetare- rrjetet sociale dhe gazetaria profesionale. Kush po mund kë Punë në laborator
- 15
- Si pasqyrohen emergjencat, fatkqësitë natyrore, krizat humanitare, konfliktet në gazetari. Diskutim nga raste konkrete në terrenin mediatik shqiptar dhe ndërkombëtar
- 16
- Provim Final
- 1
- Studentet pergatiten per te shkruar tekste per lajme reportazhe, pyetje per intervista, editoriale dhe per te folur ne studio mbi tematika te ndryshme
- 2
- Studentet aftesohen te perballen me pressionin e punes ne redaksi per te dale ne prime time, per transmetimet live ne televizion dhe per storyt ne [portale dhe rrjete sociale
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 1 30% 30%
- Kuize
- 0 0% 0%
- Projekte
- 1 20% 20%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 1 10% 10%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 60%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 40%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 3 48
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 2 28
- Detyrat
- 1 7 7
- Gjysmë finale
- 1 8 8
- Provimi përfundimtar
- 1 9 9
- Të tjera
- 0 0 0
- Ngarkesa totale e punës
- 100
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 4.00
- ECTS
- 4.00