- Kodi
- IMC 305
- Emri
- Komunikim Vizual
- Semestri
- 3
- Leksione
- 3.00
- Seminare
- 0.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 3.00
- ECTS
- 5.00
- Përshkrimi
-
Kjo lëndë ndihmon studentët të kuptojnë çështjet e perceptimit pamor dhe sesi komunikohet saktë përmes elementëve pamorë, duke u dhënë dije teorike dhe praktike për t’i ndihmuar të kuptojnë dhe të zbatojnë në mënyrë të përgjegjshme e profesionale ato që kanë përftuar në dijet praktike. Kjo lëndë ndihmon edhe studentët e marrëdhënieve publike dhe të komunikimit të marketingut të vlerësojnë dhe t’i përdorin dijet për të përcjellë sa më mirë informacionin në të gjitha fushat e komunikimit. Lënda e Komunikimit Vizual eksploron fushat kryesore teorike në komunikimin vizual dhe paraqet metodat e hulumtimit të përdorura në mënyrat se si njerëzit e shohin dhe se si ndodh procesi i këti komunikimi vizual. Lënda do të përfshijë 12 teoritë kryesore në komunikimin vizual: estetika, perceptimi, përfaqësimi, retorika etj. Njohja me konceptet bazë teorike shtron rrugën për kuptimin dhe përvetësimin e lëndëve të tjera sipas janë ato të “Dizajnit Grafik”, “Multimedias” apo “Dizajnit të Reklamave”.
- Objektivat
-
Kjo lëndë është dizajnuar për të njohur më mirë fushën dhe mjetet e elementët e komunikimit visual. Kjo lëndë do të bëjë që: -Studentët do të kuptojnë vlerën që komunikimi vizual ka në ndërtimin e një mesazhi. -Studentët do të pajisen me njohuri mbi evoluimin e mediave dhe se si ata mund të jenë konsumatorë dhe prodhues të informacionit, reklamës, marrëdhënieve me publikun dhe argëtimin. -Studentët do të mësojnë mënyrat mbi identifikimin dhe përdorimin e burimeve efektive në arritjen e qëllimeve nëpërmjet komunikimit vizual. -Studentët do të zhvillojnë vlerat e esetikës, qëndrimet profesionale dhe aftësitë personale të nevojshme për përgatijen si specialistë të multimedias dhe dizajnit grafik -Studentët do të kuptojnë vlerën që komunikimi vizual ka në ndërtimin e një mesazhi.
- Java
- Tema
- 1
- Prezantimi i lëndës, Librat për t’u lexuar, hyrje në lëndë, Cilat janë llojet e Komunikimit Vizual, Tipografi, komunimimi ndermjet gërmave. Grafika me larmi te ndryshme. Paraqitjet e ndryshme foto me nderthurje grafika Komunimkim me foto në lëvizje, jo stabël. Secili prej këtyre llojeve luan një rol kritik në përcjelljen e informacionit dhe bërjen e një dizajni tërheqës vizualisht. https://www.youtube.com/watch?v=wKjI7tZ9Hj0
- 2
- Teoria e Perceptimit - Një perspektivë neurologjike mbi komunikimin vizual. - Revolucioni teknologjik. - Mekanika e Vizionit. - Sistemet Emocionale - Super Pasqyra dhe Përthithje Kulturore. Perceptimi, një proces nëpërmjet të cilit individët organizojnë dhe interpretojnë përshtypjet e ndjenjave të tyre për t’i dhënë kuptim mjedisit ku jetojnë. Diskutim, tema aktuale. Faqe 45/ Book "HANDBOOK OF VISUAL COMMUNICATION THEORY, METHODS, AND MEDIA"
- 3
- Njohja Vizuale - Historia e “të parit” - Shpejtësia e përpunimit, emocioni, ndërgjegjja - Pamjet vizuale dhe audio - Njohja vizuale në një ekosistem mediatik - Imazhet si përfaqësime të botës fizike - Njohja dhe Emocioni. Proceset njohëse formësojnë mënyrën se si ne i perceptojmë, interpretojmë dhe kuptojmë shenjat emocionale, ndërsa emocionet ndikojnë në mënyrën se si ne shprehemi dhe si interpretojmë shenjat emocionale nga të tjerët. Diskutim, rast i huaj dhe shqiptar. *Detyrë foto rastësore në perspektiva te ndryshme për komunikimin vizual! - Imazhet si përfaqësime të botës fizike - Njohja dhe Emocioni Faqe 193/ Book "HANDBOOK OF VISUAL COMMUNICATION THEORY, METHODS, AND MEDIA"
- 4
- Ekuilibri Vizual-Verbal - Njohja vizuale dhe përpunimi i informacionit - Roli i përmbajtjes vizuale-verbale në përpunimin e informacionit - Njohja vizuale dhe reklamimi - Dizajni i mesazheve të njohjes vizuale. Dizajnerët ndikojnë në perceptimet e përdoruesve dhe i drejtojnë ata drejt sjelljeve të dëshiruara duke strukturuar elemente vizuale si simbolet e menysë, fontet dhe ngjyrat. Diskutim, komunikimi vizual në botën e sotme nuk është thjesht një ide e mirë. Është jetike. Faqe 196/ Book "HANDBOOK OF VISUAL COMMUNICATION THEORY, METHODS, AND MEDIA"
- 5
- Zbatimi i Parimeve Estetike - Tregimi përmes Fotoraportimit - Fotogazetaria: Estetika, Historia dhe Teknika. - Parimet estetike - Rregulli i të tretave - Mesatarja e Artë ose Raporti i Artë - Hapësira Pozitive - Negative. - Sekretet e padukshmërisë. Edhe pse teoria dhe metodologjia mund të jenë më pak të dukshme dhe më pak të shprehura hapur sesa në kërkimin tradicional, dhe megjithëse estetika mund të duket po aq e rëndësishme sa faktet në prezantimet mediatike, ato shoqëruese binjake të ideimit dhe zgjidhjes së problemeve janë të ngulitura në aplikimet në media.
- 6
- Estetika në Produktet Mediatike - Kodimi dhe dekodimi i meta - mesazheve - Çfarë është Estetika e Aplikuar e Medias? - Elementet Themelore - Meta-Mesazhet. - Estetika e medias së aplikuar, teoria dhe metodologjia janë më pak të dukshme dhe më pragmatike sesa në kërkimin tradicional të komunikimit vizual. - Estetistët janë përgjithësisht për konsum masiv. Prodhimet e estetikës së aplikuar mediatike nuk janë më pak të vlefshme si shprehje e njohurive. - Diskutim për platformat e komunikimit me mesazhe. - Dorëzim i detyrës!
- 7
- Teoria e Medias Digjitale - Nga komunikimi një-drejtimësh në atë shumë-drejtimësh. - Teksti i fokusuar në platformat vizuale - Teoria e Kultivimit. - Teoria e të mësuarit social. - Korniza e Affordances - Mundësitë e Identitetit - Aftësitë njohëse!
- 8
- Provimi gjysmefinal
- 9
- Teoria e Intertekstualitetit Vizual - Eksplorimi i komunikimit politik dhe vizual - Intertekstualiteti përmes luftës së Memeve. - Evolucioni i Intertekstualitetit - Memet politike. Intertekstualiteti analizon nëse është e mundshme të flitet për tekstet origjinale dhe autorët origjinalë. - Theksi vihet mbi kompetencën e lexuesit për ta deshifruar lidhshmërinë ndërmjet teksteve. - Format e intertekstualitetit janë: citimi, parafrazimi, aluzioni, parodia, kolazhi, montimi, reminishenca.
- 10
- Zhvillimi i Tregimit Vizual - Tregimi vizual i ngjarjeve. - Evolucioni i tregimit pamor. Tregimi është një nga format më të vjetra dhe më të rëndësishme të artit të njohura për njerëzimin. - Si shoqëritë janë formuar, komunikuar dhe janë bërë të pavdekshme përmes kësaj forme arti. - Sistemet e vlerave, mënyrat e jetesës dhe kulturat janë ruajtur ose kanë ndryshuar me kalimin e kohës për shkak të historive të veçanta që u shfaqën në vendbanime të ndryshme njerëzore.
- 11
- Grafikat informuese. - Infografika është një paraqitje vizuale e informacionit duke përdorur grafikët, grafikët, hartat, tabelat dhe të tjera elementet e projektimit për të komunikuar të dhëna komplekse në mënyrë të qartë dhe efektive. - Infografika kombinon tekstin dhe informacionin grafik për të krijuar një imazh vizual dhe të lehtë për t'u kuptuar të të dhënave.
- 12
- Fotot, ilustrimet trend i fundit! - Çfarë është Dizajni i Ilustrimit? - Dizajni i ilustrimit kombinon dizajnin grafik dhe ilustrimin klasik. - Dizajni grafik i jep përparësi komunikimit dhe ilustrimi bie brenda artit të bukur. - Kështu, dizajni i ilustrimit bëhet më i miri i të dy botëve. Dizajni i ilustrimit do të zbatojë bazat e formës, ngjyrës, formave dhe paraqitjeve.
- 13
- Filmat, zhanre dhe stile të ndryshme filmash kanë strategji të ndryshme komunikimi vizual, në varësi të qëllimit dhe tonit të filmit. - Komunikimi vizual i ndihmon kineastët të krijojnë një estetikë të qëndrueshme dhe koherente që i përshtatet zhanrit dhe stilit të tyre.
- 14
- Si t’i lexojmë fjalët? Si t’i kuptojmë ato? - Si t’i lexojmë imazhet grafike? - Si të tregojmë histori me elemente multimedialë. histori multimediale është përmbajtje narrative që përdor video, imazhe ose audio (ose një kombinim të të treve) për të treguar një histori. - Historitë multimediale mund të përfshijnë vizualizime të të dhënave, infografikë, shfaqje rrëshqitëse, postime në media sociale, harta ndërvepruese, animacione dhe shumë lloje të tjera elementësh vizualë dhe audio.
- 15
- Përsëritje, çfarë kemi mësuar, çfarë kemi arritur, ku është dallimi me orën e parë të lëndës.
- 16
- Provim Final
- 1
- Të identifikojë elementët bazë të komunikimit vizual (ngjyra, forma, linja, tekstura).
- 2
- Të shpjegojë se si përbërësit e dizajnit ndikojnë në perceptimin vizual.
- 3
- Të analizojë mesazhin, audiencën për të përshtatur komunikimin vizual sipas grupeve të ndryshme demografike.
- 4
- Të dijë të zbatojë parimet e materialeve vizuale.
- 5
- Të dijë të implementojë teori të ngjyrës dhe kompozimit në dizajne reale.
- 6
- Të krahasojë vizualet, alternativa të ndryshme të dizajnit dhe sugjerojë përmirësime e ndryshme për ndryshime në mesazh dhe stil.
- 7
- Të dijë të vlerësojë efektivitetin e një projekti të komunikimit vizual.
- 8
- Të japë feedback kritik për punën e tij dhe të të tjerëve.
- 9
- Të zhvillojë projekte të reja vizuale që kombinojnë kreativitetin sëpëmjet Komunikimit Vizual..
- 10
- Të eksperimentojë me forma të ndryshme komunikimi vizual për të inovuar në fushën e marketingut dhe artit.
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 1 30% 30%
- Kuize
- 0 0% 0%
- Projekte
- 1 10% 10%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 1 10% 10%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 50%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 50%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 3 48
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 5 70
- Detyrat
- 1 3 3
- Gjysmë finale
- 1 1 1
- Provimi përfundimtar
- 1 2 2
- Të tjera
- 0 0 0
- Ngarkesa totale e punës
- 124
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 4.96
- ECTS
- 5.00