- Kodi
- JMC 104
- Emri
- Gazetaria Multimediale
- Semestri
- 2
- Leksione
- 2.00
- Seminare
- 1.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 3.00
- ECTS
- 5.00
- Përshkrimi
-
Gazetaria multimediale është gazetari që përdor të paktën dy platforma mediatike dhe/ose formate mediatike për të prodhuar dhe paraqitur një lajm apo histori të gjatë. Për sa i përket platformave mediatike, kjo do të thotë të mbulosh një histori përmes të paktën dy kanaleve të ndryshme mediatike (online), për shembull, në një faqe interneti lajmesh dhe një platformë video. Kësisoj kjo lëndë trajton elementët e gazetarisë multimediale si dhe rëndësinë e saj në një ambient komunikimi gjithnjë e më konvergjent dhe të personalizuar.
- Objektivat
-
• Njohja me dijet dhe konceptet bazë mbi gazetarinë multimediale. • Përvetësimi i njohurive mbi rolin që gazetaria multimediale ka në ditët e sotme. • Aftësimi për të konceptuar dhe shpërndarë raportime multimediale. • Aplikimi i parimeve kryesore të gazetarisë multimediale. • Kuptimi i rëndësisë së multimedias në fushën gazetarisë.
- Java
- Tema
- 1
- Hyrje. Prezantimi i lëndës Në leksionin e parë studentët njihen me përkufizimet themelore të gazetarisë multimediale dhe rëndësinë e saj në peizazhin bashkëkohor mediatik. Ky leksion shërben si një pikënisje për të kuptuar zhvillimin e medias tradicionale drejt platformave dixhitale, si dhe integrimin e tekstit, audios, videos dhe elementeve interaktive në procesin e raportimit të lajmeve. Gjithashtu, prezantohet struktura e kursit, qëllimet, rezultatet e pritshme të të nxënit dhe mënyra e vlerësimit, duke u dhënë studentëve një kuadër të qartë mbi përmbajtjen dhe pritshmëritë e lëndës gjatë gjithë semestrit.
- 2
- Bazat e shkrimit të një lajmi Në javën e dytë studentët njihen me parimet themelore të ndërtimit të një lajmi të mirëstrukturuar, duke u fokusuar jo vetëm në aspektin tekstual, por edhe në potencialin që ofron formati multimedial. Krahas përkufizimit të lajmit dhe vlerave lajmore, theksohet mënyra se si përmbajtja informative mund të pasurohet përmes elementeve audio, fotografive ilustruese, videove mbështetëse, grafikave dhe animacioneve që ndihmojnë në shpjegimin më të qartë dhe tërheqës të ngjarjes. Studentët mësojnë të mendojnë për një lajm si një përvojë interaktive për audiencën, ku tekstualiteti ndërthuret në mënyrë funksionale me përmbajtjen vizuale dhe dëgjimore. Në këtë mënyrë, krijimi i lajmit shndërrohet nga një proces linear në një rrëfim dinamik, të përshtatur për platforma dixhitale dhe audienca të shumta. Andy Bull , “Multimedia Journalism: A Practical Guide”, Second Edition, Routledge, New York 2016, fq 6-64
- 3
- Krijimi i një platforme botimi Në javën e tretë fokusi qëndron në aftësimin e studentëve për të ndërtuar dhe menaxhuar hapësira botimi në mjedisin digjital. Leksioni trajton njohuritë bazë teknike dhe editoriale që lidhen me krijimin e një faqeje apo blogu në platforma si WordPress, Tumblr dhe rrjete sociale si Facebook, Instagram apo YouTube, të cilat përdoren gjithnjë e më shumë për publikimin dhe shpërndarjen e përmbajtjes mediatike. Diskutohet rëndësia e zgjedhjes së formatit të duhur për përmbajtjen (tekst, audio, video, foto, infografikë), si dhe mënyrat për të ndërtuar një ndërfaqe miqësore për përdoruesin, duke respektuar parimet e navigimit, dizajnit vizual dhe optimizimit për pajisje të ndryshme. Studentët nxisin kreativitetin për të eksperimentuar me struktura dhe stile të ndryshme botimi, duke ndërtuar platforma që i përgjigjen kërkesave të gazetarisë multimediale bashkëkohore dhe që angazhojnë audiencën në mënyrë aktive. Andy Bull , “Multimedia Journalism: A Practical Guide”, Second Edition, Routledge, New York 2016, fq 65-88
- 4
- Përdorimi i mediave sociale Në javën e katërt studentët eksplorojnë mënyrën se si platformat sociale janë shndërruar në mjete të domosdoshme për gazetarinë bashkëkohore. Leksioni përqendrohet në përdorimin strategjik të mediave sociale si Facebook, Twitter/X, Instagram, TikTok, LinkedIn dhe YouTube nga gazetarët multimedialë për kërkimin e informacionit, raportimin në kohë reale, ndërtimin e rrëfimeve vizuale, shpërndarjen e përmbajtjes dhe ndërveprimin me audiencën. Theksohet rëndësia e krijimit të përmbajtjes së përshtatur për secilën platformë, duke integruar elemente multimediale si video të shkurtra, infografikë, story interaktive, dhe live streaming. Gjithashtu, diskutohen sfidat profesionale dhe etike që lidhen me verifikimin e burimeve në rrjete sociale, përballimin e dezinformimit dhe ruajtjen e integritetit gazetaresk në një ambient të fragmentuar dhe të mbushur me zhurmë informacioni. Nëpërmjet këtij leksioni, studentët mësojnë të përdorin mediat sociale jo vetëm si kanale shpërndarjeje, por si mjete kreative dhe kritike për të prodhuar gazetari me ndikim. Andy Bull , “Multimedia Journalism: A Practical Guide”, Second Edition, Routledge, New York 2016, fq 89-121 MOBILE AND SOCIAL MEDIA JOURNALISM: A Practical Guide for Multimedia Journalism, Second Edition, Routledge, New York 2022, fq 116-146
- 5
- Audioja dhe gazetaria e podkastit Në javën e pestë, studentët njihen me potencialin e audios si një komponent thelbësor i gazetarisë multimediale. Leksioni fokusohet në rolin që luan audioja në krijimin e përmbajtjes mediatike të përthithshme, duke analizuar teknikat e regjistrimit, montimit dhe tregimit përmes zërit. Në veçanti, podkastet trajtohen si një format në rritje, që kombinon thellësinë e tregimit gazetaresk me intimitetin e komunikimit dëgjimor, duke i ofruar audiencës një përvojë të personalizuar dhe të aksesueshme në çdo kohë. Diskutohet mënyra se si podkastet mund të integrohen me elementë të tjerë multimedialë si teksti, fotografitë, videot dhe infografikat në platforma botimi dixhitale, duke krijuar produkte mediatike të pasura dhe ndërvepruese. Studentët mësojnë gjithashtu si të strukturojnë një episod podkasti, të përdorin intervistat audio, muzikën dhe efektet zanore për të ndërtuar narrativë, dhe të publikojnë podkastin në platformat përkatëse si Spotify, Apple Podcasts apo SoundCloud. Ky modul i pajis studentët me aftësi konkrete për të krijuar përmbajtje audio që mbështet dhe pasuron gazetarinë multimediale moderne. Andy Bull , “Multimedia Journalism: A Practical Guide”, Second Edition, Routledge, New York 2016, fq 122-144
- 6
- Fotoja dhe videoja në gazetarinë multimediale Në javën e gjashtë, studentët thellohen në rolin qenësor që luajnë elementët vizualë në ndërtimin e rrëfimeve mediatike të fuqishme dhe të angazhuara. Leksioni fokusohet në mënyrën se si fotografia dhe videoja nuk janë thjesht shtesa ilustrative të tekstit, por përbëjnë forma të plota të raportimit që komunikojnë emocione, kontekste dhe ngjarje në mënyrë të drejtpërdrejtë. Diskutohet rëndësia e kompozimit vizual, ndriçimit, këndit të marrjes së pamjes dhe montazhit në krijimin e përmbajtjes profesionale dhe etike. Studentët mësojnë të përdorin pajisje të ndryshme (kamera, telefona inteligjentë, mikrofonë portativë) dhe aplikacione montazhi për të prodhuar materiale që mund të publikohen në platforma të ndryshme digjitale. Në një mjedis mediatik ku gazetari duhet të jetë gjithnjë e më shumë multimedial, zotërimi i gjuhës vizuale bëhet një domosdoshmëri, duke i lejuar profesionistët të kombinojnë tekstin me imazhin dhe zërin për të krijuar përmbajtje të gjithanshme, tërheqëse dhe efektive. Ky leksion ndihmon studentët të zhvillojnë aftësitë teknike dhe krijuese për të prodhuar lajme dhe rrëfime që funksionojnë në mënyrë të integruar në ekosistemin modern të mediave. Andy Bull , “Multimedia Journalism: A Practical Guide”, Second Edition, Routledge, New York 2016, fq 145-184
- 7
- Zhvillimi i aftësive raportuese dhe intervistuese Në javën e shtatë studentët përqendrohen në ndërtimin e kompetencave thelbësore për mbledhjen e informacionit në terren dhe përmes intervistës – dy shtylla kyçe të gazetarisë cilësore. Leksioni shpjegon teknikat e raportimit efektiv në situata të ndryshme, përfshirë ngjarje në zhvillim, konferenca për shtyp, reportazhe në komunitet apo raportime të specializuara. Gjithashtu, theksohet rëndësia e përgatitjes për intervistë, formulimit të pyetjeve të hapura dhe ruajtjes së një komunikimi etik dhe profesional me burimet. Në kontekstin e gazetarisë multimediale, studentët mësojnë se si të regjistrojnë dhe të shoqërojnë intervistat me elemente audio, video dhe tekst, duke i bërë ato të përshtatshme për publikim në platforma të ndryshme digjitale. Ata ushtrohen në krijimin e materialeve raportuese që mund të përfshijnë transkriptime të shkurtra, citime vizuale, përmbledhje interaktive dhe përmbajtje për rrjete sociale. Në këtë mënyrë, aftësitë raportuese dhe intervistuese bëhen jo vetëm bazë për mbledhjen e informacionit, por edhe një burim i fuqishëm për ndërtimin e përmbajtjes multimediale që angazhon dhe informon publikun në mënyrë gjithëpërfshirëse. Andy Bull , “Multimedia Journalism: A Practical Guide”, Second Edition, Routledge, New York 2016, fq 215-236
- 8
- Provimi gjysmë final
- 9
- Gazetaria sociale dhe komunitare Në javën e nëntë, studentët eksplorojnë rolin gjithnjë e më të rëndësishëm që luan gazetaria në nivel lokal dhe komunitar, si dhe ndikimin që ajo ka në forcimin e demokracisë, transparencës dhe përfaqësimit qytetar. Leksioni fokusohet në mënyrat se si gazetaria sociale dhe komunitare angazhon drejtpërdrejt komunitetet në procesin e prodhimit dhe shpërndarjes së informacionit, shpesh nëpërmjet platformave dixhitale dhe mediave sociale. Studentët mësojnë si të identifikojnë histori me rëndësi për komunitetin, të ndërtojnë marrëdhënie me aktorët lokalë dhe të prodhojnë përmbajtje që pasqyron zërin e grupeve të nënpërfaqësuara. Përdorimi i mjeteve multimediale—si videointervista me qytetarë, foto-reportazhe, grafikë interaktive dhe fushata përmes rrjeteve sociale—ndihmon në krijimin e një gazetarie gjithëpërfshirëse dhe të qasshme. Përmes kësaj qasjeje, gazetaria shndërrohet në një mjet për ndërtimin e lidhjes midis medias dhe komunitetit, duke i fuqizuar qytetarët të jenë jo vetëm konsumatorë, por edhe bashkëkrijues të informacionit. Kjo javë i pajis studentët me aftësi për të prodhuar gazetari me ndikim lokal dhe ndjeshmëri sociale, në harmoni me formatin dhe qasjen multimediale Andy Bull , “Multimedia Journalism: A Practical Guide”, Second Edition, Routledge, New York 2016, fq 252-275
- 10
- Gazetaria e të dhënave Në javën e dhjetë studentët njihen me fuqinë që kanë të dhënat në ndërtimin e një gazetarie hulumtuese, të saktë dhe të mbështetur në fakte. Leksioni përqendrohet në mënyrat se si gazetarët mund të gjejnë, analizojnë, vizualizojnë dhe shpjegojnë të dhënat përmes rrëfimeve që hedhin dritë mbi çështje komplekse me ndikim publik. Studentët mësojnë teknika bazë të kërkimit të të dhënave në burime zyrtare dhe të hapura (open data), përdorimin e mjeteve si Excel, Google Sheets apo platforma vizualizimi si Flourish, Datawrapper dhe Tableau, si dhe ndërtimin e infografikave dhe hartave interaktive. Në kontekstin e gazetarisë multimediale, këto të dhëna përkthehen në përmbajtje vizuale që rritin kuptueshmërinë dhe besueshmërinë e një lajmi, duke u integruar me tekst, audio apo video për një përvojë të plotë informative. Leksioni gjithashtu thekson rëndësinë e etikës dhe transparencës në përdorimin e të dhënave. Kjo javë i ndihmon studentët të zhvillojnë një qasje analitike dhe vizuale ndaj informacionit, duke u mundësuar atyre të krijojnë gazetari të bazuar në të dhëna që i shërben interesit publik dhe rrit ndërgjegjësimin qytetar. Andy Bull , “Multimedia Journalism: A Practical Guide”, Second Edition, Routledge, New York 2016, fq 322-336
- 11
- Markimi i gazetarit dhe zhvillimi i një specializimi Në kë javë, përgjatë këtij leksioni do të trajtojmë se çfarë është marka personale, pse markimi i mirë duhet të fillojë me gazetari të mirë, qëllimet e markës dhe si të masim suksesin tonë. Më tej do të mësojmë se ku janë vendet për të ndërtuar markën tuaj: faqet e internetit, blogjet, në mediat sociale. Më tej në leksin do të ketë ushtrime dhe projekte për të mundësuar praktikimin e dijeve të marra. Pjesë e këtij leksioni është zhvillimi i specializimeve profesionale, ku studentët mësojnë si të përcaktojnë dhe të zhvillojnë fushat specifike të interesit që mund të tërheqin audienca të caktuara. Po ashtu, leksioni trajton mënyrat e përdorimit të mjetëve të marketingut digjital dhe strategjive të ndërtimit të një pranie të fortë online, për të mbështetur karrierën e gazetarit në një mjedis mediatik gjithnjë e më të digjitalizuar dhe të diversifikuar. Andy Bull , “Multimedia Journalism: A Practical Guide”, Second Edition, Routledge, New York 2016, fq 337-352 MOBILE AND SOCIAL MEDIA JOURNALISM: A Practical Guide for Multimedia Journalism, Second Edition, Routledge, New York 2022, fq 326-348
- 12
- Karakteristikat multimediale dhe paketat e thelluara Leksioni i dymbëdhjetë përqendrohet në karakteristikat multimediale të lajmit dhe paketat e thelluara. Ky leksion synon të ofrojë një kuptim të thellë mbi përdorimin e mjeteve dhe teknikave multimediale në krijimin e përmbajtjes gazetareske. Studentët do të mësojnë se si të përdorin kombinimin e tekstit, audio, video dhe grafikës për të krijuar materiale tërheqëse dhe të plota, që arrijnë dhe angazhojnë audienca të ndryshme. Po ashtu, leksioni fokusohet në zhvillimin e "paketave të thelluara", të cilat janë kombinime të thelluara të elementëve multimedialë që krijojnë një histori më të pasur dhe më të plotë. Ky proces përfshin teknika të avancuara të produksionit dhe përpunimit të përmbajtjes multimediale, duke ofruar një përvojë të pasur dhe të integruar për përdoruesit dhe konsumatorët e lajmeve. Andy Bull , “Multimedia Journalism: A Practical Guide”, Second Edition, Routledge, New York 2016, fq 356-387
- 13
- Kërkim i avancuar në internet, optimizim i motorëve të kërkimit, analitikë, nën-redaktim dhe lexim korrigjues Ky leksion ka për qëllim të ofrojë studentëve njohuri dhe aftësi për të përdorur mjetet e kërkimit të avancuar në internet për të identifikuar dhe mbledhur informacionin e nevojshëm në mënyrë efikase dhe të shpejtë. Po ashtu, leksioni trajton rëndësinë e optimizimit të motorëve të kërkimit (SEO) për të rritur dukshmërinë e përmbajtjes gazetarie në internet, duke përfshirë teknika që ndihmojnë përmirësimin e renditjes së faqeve në rezultatet e kërkimit. Një tjetër element kyç është analiza e të dhënave, ku studentët mësojnë si të përdorin mjetet analitike për të vlerësuar performancën e përmbajtjes dhe për të optimizuar strategjitë e gazetarisë për audienca më të gjerë, duke marrë parasysh metrikat e angazhimit dhe trafikut. Ky leksion është thelbësor për zhvillimin e aftësive të gazetarit në një mjedis mediatik gjithnjë e më të drejtuar nga të dhënat dhe kërkimi online. Andy Bull , “Multimedia Journalism: A Practical Guide”, Second Edition, Routledge, New York 2016, fq 388-427
- 14
- Publikimi me shumë platforma dhe zhvillimi i aftësive redaktuese Ky leksion ka për qëllim të ofrojë studentëve një kuptim të thellë të publikimit të përmbajtjes gazetarie në një gamë të gjerë platformash digjitale, duke përfshirë faqet e internetit, rrjetet sociale, aplikacionet mobile dhe mediat tradicionale. Studentët do të mësojnë se si të krijojnë dhe të përshtatin përmbajtjen për çdo platformë në mënyrë që të arrijnë audienca të ndryshme dhe të maksimizojnë angazhimin. Po ashtu, leksioni përqendrohet në zhvillimin e aftësive redaktuese, ku studentët do të praktikojnë procesin e redaktimit të përmbajtjes multimediale, duke u fokusuar në strukturën, qartësinë dhe përshtatshmërinë për audiencat e synuara. Ky proces përfshin përdorimin e mjeteve dhe teknikave moderne për redaktimin e tekstit, imazheve, videos dhe materialeve të tjera multimediale për të krijuar përmbajtje cilësore dhe tërheqëse që mund të publikohet në shumë platforma digjitale. Andy Bull , “Multimedia Journalism: A Practical Guide”, Second Edition, Routledge, New York 2016, fq 428-449
- 15
- Prezantim projketesh dhe përsëritje
- 16
- Provim Final
- 1
- Kjo lëndë do t'i mundësojë studentët me njohuritë bazë mbi gazetarinë multimediale.
- 2
- Studentët do të përvetësojnë njohuri mbi rolin që gazetaria multimediale ka në ditët e sotme.
- 3
- Studentët do të jenë në gjendje të konceptojnë dhe shpërndajnë raportime multimediale.
- 4
- Në përfundim të lëndës studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë aplikimin e koncepteve kryesore të gazetarisë multimediale.
- 5
- Studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë rëndësinë multimedias në fushën gazetarisë.
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 1 20% 20%
- Kuize
- 0 0% 0%
- Projekte
- 0 0% 0%
- Detyra
- 1 30% 30%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 1 20% 20%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 70%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 30%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 3 48
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 5 70
- Detyrat
- 1 3 3
- Gjysmë finale
- 1 2 2
- Provimi përfundimtar
- 1 2 2
- Të tjera
- 0 0 0
- Ngarkesa totale e punës
- 125
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 5.00
- ECTS
- 5.00