- Kodi
- JMC 204
- Emri
- Semiotika e Komunikimit
- Semestri
- 4
- Leksione
- 2.00
- Seminare
- 1.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 3.00
- ECTS
- 5.00
- Përshkrimi
-
Semiotika e Komunikimit do të ndihmojnë në studimin semiologjik si shkencë e domethënies së ligjërimeve, kësisoj jo vetëm të shenjave gjuhësore dhe kryesisht brenda sistemit, por dhe në studimin e përdorimit të tyre në ligjërim, parë kjo si diçka e rëndësishme, veçmas kur nuk përfshihet në komunikim. Kursi i lëndës karakterizuese Semiotika e Komunikimit vë bazat që kërkon studimi i semiotikës së tekstit, që pohon se në të vërtetë me anë të këtij përcaktimi kuptohet një teori e nyjëtuar, konceptet operative të së cilës përdoren për të përshkruar organizimin e komunikimit publicistik dhe multimedial, bashkë me atë të teksteve. Të aplikosh instrumentet metodologjike në gazetari dhe komunikim multimedial, që do të jenë objekte të analizave e kompetencave semiotike, do të thotë që të zotërosh një lloj intuite, një lloj mprehtësie interpretuese, por dhe ndjeshmëri artistike. E gjitha kjo nuk do të thotë aspak se semiotika e komunikimit është tërësisht subjektive dhe arbitrare, sepse ajo synon të risë inteligibilen, përkatësinë dhe dallueshmërinë e teksteve që përcjell gjatë komunikimit me audiencën. (Me inteligibile do të kuptonim më tepër kuptueshmëri, kundër mjegullnajës së përmbajtjes, e cila vjen prej interpretimeve të shpejta intuitive). Përmes të semiotikës së komunikimit me qëndrim analitik dhe kritik synohet të ndjerët dhe të kuptuarit e mesazheve autentike, të njëmendët, të cilat jo vetëm shembëllejnë të vërteta që nuk vjetërohen, por arrijnë edhe të krijojnë të tilla.
- Objektivat
-
Të merren njohuri karakterizuese të kësaj teorie dhe praktike shkencore të nyjëtuar Të përvetësohen konceptet operative për të hartuar dhe organizuar tekstet e mesazheve për audiencën Studentët të mbërrijnë synimet duke zbatuar instrumente metodologjike në komunikimet, të cilat do të jenë objekte të analizave semiotike Të rrisin aftësinë zotëruese intuitive të studentëve, atë lloj mprehtësie interpretuese dhe atë lloj mprehtësie që kërkohet në hartimin e mesazheve, por dhe në leximin e atyre të marra, që shërbejnë si model krijimi. Të nxitet të argumentuarit e qëndrimi kritik, si dhe ndjeshmëria artistike gjatë semiotikës së komunikimit, duke shmangur mesazhet tërësisht subjektive e arbitrare. Të hiqet ‘tmerri’ që i përkap studentët duke kaluar nga e thëna në të bërë, pra nga studimi i semiotikës në komunikim te gjetja e teknikave, e gjuhës për të kapur audiencën, si dhe në analizat e mesazheve konkrete dhe të arrira, por jo vetëm.
- Java
- Tema
- 1
- - Gjuhësia jo vetëm shkencë shoqërore, edhe disiplinë semiotike. (1. Modul terminologjik) Gjuha e njeriut ‘del e tepërt”, sepse ka vetëm dimension horizontal, kurse stili ka vetëm dimension vertikal, prandaj është gjithmonë fshehtësi. Të komunikosh do të thotë të jetosh dhe, të jetosh, do të thotë të komunikosh. Qëllimi i çdo komunikimi me anë të një sistemi çfarëdo shenjash është transmetimi i informacionit, që kalon nga dhënësi te marrësi. Ky informacion thirret me termin mesazh. Në skemë janë dhe termat e tjerë: referenti, kanali, kodi. Bart, Rolan. (1987) Aventura semiologjike. Përktheu nga origjinali Rexhep Ismajli. Redaktor biblioteke Sabri Hamiti. Rilindja, Prishtinë: 33. Memushaj, Rami. (2004) Hyrje në gjuhësi, Dituria, Tiranë: 13-20.
- 2
- - Gjuha si sistem semiotik themelor. Komunikimi i mesazheve, përbërësit e tij dhe funksionet e gjuhës. Sistemet e shenjave që përdoren në shoqërinë njerëzore dhe sistemet e shenjave karakteristike për botën shtazore, formojnë dy grupe të mëdha që përdoren si mjete komunikimi. Grupet janë tre: grupi i parë lidhet me sistemet që zëvendësojnë plotësisht gjuhën: shkrimi, alfabeti mors etj, si dhe disa sisteme fishkëllimash apo tingujsh me daulle tek disa fise, të cilat janë “përkthime” të fjalëve në fishkëllima ose tinguj të daulles. Dy të tjerët nuk e zëvendësojnë dot gjuhën, por vetëm e shoqërojnë. Mesazhi, realizohet nëpërmjet aktit të komunikimit si kalim i informacionit nga dhënësi te marrësi, duke u realizuar funksionet gjegjëse. Memushaj, Rami. (2004) Hyrje në gjuhësi, Dituria, Tiranë: 21-28.
- 3
- - Veçoritë e gjuhës: Dysia formë-përmbajtje; karakteri shoqëror, marrëveshjesor, abstrakt, krijues dhe dyfish i nyjëtuar. Përkufizimi për gjuhën kalon nëpër disa ndërliqësira. Një prej tyre është dysia formë-përmbajtje. Gjuha përbëhet nga tingujt dhe nga kuptimet që ata bartin, sepse gjuha ka formën dhe përmbajtjen, që janë në një raport mes tyre. Funksioni shoqëror i njeriut dëshmohet te gjuha, e cila ka karakter shoqëror, marrëveshjesor, abstrakt, krijues dhe dyfish i nyjëtuar (Fjala shqipe nyjëtim është kalk i fjalës frënge articulation, dhe kjo nga lat. articulus, që ka kuptimin “gjymtyrë, pjesë, nënndarje”). Memushaj, Rami. (2004) Hyrje në gjuhësi, Dituria, Tiranë: 29-36
- 4
- - Koncepte themelore të gjuhësisë: Gjuha dhe shkrimi; gjuha dhe ligjërimi gjatë komunikimit. Kodi, shenjat dhe mesazhi. Tri anët e studimit të shenjës gjuhësore, para përcjelljes së mesazhit. Gjuha e folur dhe e shkruar si një sistem shenjash që e zëvendëson në mënyrë më të plotë gjuhën (që del e tepërt), është në dispoziciopn të semiotikës së komunikimit, i cili ka kalur në disa faza zhvillimi. Charles Sanders Pierce (1839-1914) filloi të shkruante mbi semiotikën në vitet 1860 (2. Modul informativ) Ferdinand de Sosyr (Saussure) (1857-1913) prezantoi i pari dy termat që u bënë monedhë e zakonshme në gjuhësi: ‘parole’ ligjërim individual i një personi dhe ‘langue’ gjuhë, sistemi që qëndron në themel të veprimtarisë së komunikimit. Bart, Rolan. (1987) Aventura semiologjike. Përktheu nga origjinali Rexhep Ismajli. Redaktor biblioteke Sabri Hamiti. Rilindja, Prishtinë: 8, 10. Memushaj, Rami. (2004) Hyrje në gjuhësi, Dituria, Tiranë: 37-45.
- 5
- - Sistemi dhe struktura e gjuhës. Njësitë e gjuhës. Analiza semiotike e mesazhit të reklamës. (Simboli si motiv dhe si shenjë) Zbërthimi i konceptit ‘sistem’: (gr. vj. systema, ‘tërësi, bashkësi’) përdoret në disa lëmi të dijes. Kuptohet një bashkësi elementesh të lidhura e të ndërvarura në mënyrë të ndërsjellë midis tyre, që funksionon si një e tërë e vetme. Sistemi përbëhet nga njësitë dhe nga struktura. Ka edhe nënsisteme: fonetika, leksiku dhe gramatika. Eco, Umberto. (2007) Teori letërsie, Dituria, Tiranë: 137-155 Fraj, Northrop. (1990) Anatomia e kritikës, Rilindja, Prishtinë: 104-117.
- 6
- - Njësitë e ligjërimit dhe nocionet e shprehjes të semiotikës së komunikimit. - Sinkronia dhe diakronia, dallimi mes tyre, duke i dhënë përparësi hartimit sinkronik të mesazhit. Gjuha përjashtëzohet në ligjërim në formën e rrjedhës tingullore, që është e nyjëtueshme. Me anë të thënieve kumtojmë ide, mendime dhe emocione. Te fjalia Fëmijët po ecnin para prindërve thënia ndahet kuptimisht në dy njësi: Fëmijët dhe po ecnin para prindërve. Fjalët fonetike, rrokjet, tingulli. Njësitë e ligjërimit kanë simetri me njësitë e gjuhës. Invariantet dhe variantet, fonemat. Dallimi sosyrian i dy mënyrave të studimit të gjuhës, duke kërkuar që studimit sinkronik t’i jepet përparësi në komunikim. Memushaj, Rami. (2004) Hyrje në gjuhësi, Dituria, Tiranë: 53-57.
- 7
- - Binomi shenjë-semiotika e komunikimit. Situatat e komunikimit dhe llojet e tyre: nga biseda mes dy vetëve te komunikimi pa marrë parasysh asgjë. Duke e kuptuar gjuhën si një ssstem shenjash dhe ligjërimin si përdorim të këtij kodi nga individët, Dë Sosyri e kufizoi studimin e shenjave gjuhësore vetëm brenda sistemit, kurse studimin e përdorimit të tyre në ligjërimin komunikues e pa si diçka të “dorës së dytë”, pa shumë rëndësi për gjuhën. Sintaktika, pragmatika, semantika e komunikimit. Mustafa, Myzafere. (2003) Përralla shqiptare. Poetikja dhe mitikja. Prishtinë: 22-37. Memushaj, Rami. (2004) Hyrje në gjuhësi, Dituria, Tiranë: 43-46.
- 8
- Provim gjysmëfinal (Midterm)
- 9
- - Si organizohet sistemi i shenjave? Semiotika e komunikimit brenda familjes. Ç’ është “semiotika e tekstit” pyet Pozato në krye të tekstit homonim, sepse në të vërtetë flitet për të gjithë teorinë e artikuluar, konceptet operative të së cilës përdoren për të përshkruar organizimin e teksteve te semiotika e komunikimit. Autorë të ndryshëm nënvizojnë se analiza semiotike e komunikimit mundëson rritjen e integibiles (kuptueshmërisë), përkatësisë dhe dallueshmërisë së objekteve që studion, që i duhen për të përcjellë mesazhin. Bart, Rolan. (1987) Aventura semiologjike. Përktheu nga origjinali Rexhep Ismajli. Redaktor biblioteke Sabri Hamiti. Rilindja, Prishtinë: 8, 10, 37. Pozato, Maria Pia. (2005) Semiotika e tekstit, SHBLU, Tiranë: 9, 10,11.
- 10
- - Rregullat e kombinimit të shenjave dhe marrëdhëniet sintagmatike gjatë komunikimit Në rrjedhën e të folurit, njësitë gjuhësore hyjnë në marrëdhënie hapësinore dhe kohore me njëra-tjetrën. Te vargu i Kadaresë: Mbi supet e Shqipërisë kohërat krisma hidhnin, pjesët përbërëse ndjekin njëra-tjetrën. Marrëdhëniet midis dy a më shumë njësive që ndjekin njëra-tjetrën në rrjedhën e ligjërimit, quhen lidhje sintagmatike, kurse njësitë që hyjnë në lidhje të tilla formojnë një sintagmë (gr. vj. syntagma, nga syn ‘bashkë’ + tagma ‘rend, renditje’) Memushaj, Rami. (2004) Hyrje në gjuhësi, Dituria, Tiranë: 46-47.
- 11
- - Marrëdhëniet paradigmatike: sinonimet, homonimet në semiotikën e komunikimit Secili prej përbërësve të thënies së mësipërme mund të hyjë edhe në një lloj tjetër marrëdhëniesh me njësi që nuk janë të pranishme në rrjedhën e komunikimit. Kështu, forma ‘hidhnin’ mund të zëvendësohet nga hedhin, hodhën, kanë hedhur, patën hedhur etj., pa ia prishur kuptimin kësaj thënieje. Gjithashtu, në vend të trajtës ‘kohërat’, mund të përdoret: vitet, shekujt, motet, të cilat kanë funksion të ngjashëm gramatikor, si dhe kuptime të përafërta. Këtu kemi të bëjmë me marrëdhënie mes njësish që mund të zëvendësojnë njëra-tjetrën. Raporte të tilla quhen lidhje paradigmatike duke qenë homogjene. Të dyja llojet e lidhjeve shihen te ‘katrori semiotik’ i A. J. Greimas (1913-1992). Memushaj, Rami. (2004) Hyrje në gjuhësi, Dituria, Tiranë: 47- 49.
- 12
- - Vetitë e sistemeve shenjore. Njësitë themelore dhe nocionet e semiotikës së tekstit: ‘të dish të bësh vështirësisht të përmbledhshme brenda një manuali’. Studimet e 30-vjetëve të fundit na japin modele të analizave semiotike të komunikimit, e, megjithatë, për shkak të të qenit përgjithësues, nuk mund të shterim kompleksitetin dhe shumëllojshmërinë e mesazheve të suksesshme. Poezia moderne është e ngopur me stil, zbuloi Bart më herët. Sepse, sipas tij “… ligjërimi kurrë nuk është i virgjër: fjalët kanë një kujtesë të dytë që shtrihet në mënyrë misterioze deri në qendër të domethënieve të reja.” (Bart, R.: 37) Pozato, Maria Pia. (2005) Semiotika e tekstit, SHBLU, Tiranë: 9.
- 13
- - Analiza komplekse e mesazhit që përcjell reklama Shkrimi me titull Reklama dhe identiteti viziv në veprën e Jean-Marie Floch: 235-254 dëshmon prejardhjen greimasiane të tij. Autori e pasuron impiantin semantiko-strukturor të teorisë së vet me të paktën tri disiplina: historia e artit, antropologjia dhe marketing. Është pikënisja e Rrugëtimit gjenerativ, sepse Greimasi niset nga pozicione universaliste për t’iu afruar një semantike komunikimi që lidhet me universet specifike të ligjërimit. Roland Bart e quan “socialiteti i ligjërimeve”. Pozato, Maria Pia. (2005) Semiotika e tekstit, SHBLU, Tiranë: 235-254.
- 14
- - Interteksti: Shenjat në kulturë Ndërtesa ose veprat e artit postmodern u drejtohen njëkohësisht një publiku pakicë elitë duke përdorur kode ‘të larta’ dhe një publiku masë duke përdorur ‘kode popullore’. Kjo ide duhet përdorur në mënyra të ndryshme. Shembuj të ‘double coding’ gjenden sot në shumë spote publicitare (207), që ka ndryshim me ironinë ndërtekstuale. Autori U. Eko jep përvojën e vet te romani "Emri i trëndafilit", që funksionin komunikativ e ka parësor mbi funksionet e tjera të veprës. Eco, Umberto. (2007) Teori letërsie, Dituria, Tiranë: 205-226. Shehu, Hajri. (2024) Për kulturën e gjuhës, Botimet M&B, Për gjuhën e reklamave televizive, Tiranë: 20-26.
- 15
- - M. P. Pozato: Përveç përvojave jo pa rezultate të analistëve tanë, në këtë fushë të dijes ka punime themelore kryesisht në botë; - Modeli i Vladimir Propit (Vladimir Propp) dhe ripërpunimi i tij nga Alzhirdas Zhylien Gremasi (Algirdas Julien Greimas), si semiotikë të komunikimit. - Dr. Mustafa, Myzafere. Përralla shqiptare. Poetikja dhe mitikja: 5-9; 217-240. Sipas studiuesit kroat Milivoj Solar, përralla vlerësohet si paraformë e artit narrativ që shpreh kulturën mitike të botës, prandaj edhe “funksionon” brenda kulturave mitike apo brenda rezervatit të kulturave mitike në kulturat shkencore. Më herët V. J. Prop jep përkufizimin e përrallës: “Përralla është tregim popullor i konstruktuar në ndërrimin e rregullt të funksioneve.”
- 16
- Provim Final
- 1
- Pasurimi me terminologji, por dhe me aftësi praktike të fushës, që ia shton fjalorin aktiv, por dhe garancinë për të punuar në këtë fushë të semiotikës së komunikimit.
- 2
- Do të shihet konkretisht aftësimi i studentëve jo vetëm teorikisht, por dhe me aftësi, shkathtësi e shprehi themelore që u japin siguri në profesionin e tyre të komunikimit. Të përmirësohen instrumentet metodologjike, që rrisin aftësitë në krijimin e teksteve semiotike të komunikimit. ...etj.
- 3
- Studentët do të dëshmojnë me punët e veta se janë të zotët t’u futen “aventurave semiologjike”.
- 4
- Vlerësimi i teksteve prej studentëve do të dëshmojë qëndrimin e tyre analitik dhe kritik dhe aftësimin e tyre për të zgjuar kujtesën e dytë që shtrihet në mënyrë misterioze.
- 5
- Matet sesi dhe sa janë përmirësuar gjetjet e ofruara nga instrumentet metodologjike, që rrisin kompetencat intelektuale dhe profesionale.
- 6
- Shihet të përvetësuarit dhe të rriturit cilësor gjatë të vlerësuarit analitik dhe kritik të teksteve, duke parë lidhjet dhe vijueshmërinë si modele prej De Sosyrit, te treshja që vijoi: Bart, Greimas, Eko, sepse Bart pohon se ishin shokë e miq (Bart, 1987: 20).
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 1 30% 30%
- Kuize
- 1 10% 10%
- Projekte
- 0 0% 0%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 1 10% 10%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 50%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 50%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 3 48
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 3 42
- Detyrat
- 0 0 0
- Gjysmë finale
- 1 2 2
- Provimi përfundimtar
- 1 2 2
- Të tjera
- 1 31 31
- Ngarkesa totale e punës
- 125
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 5.00
- ECTS
- 5.00