- Kodi
- JMC 208
- Emri
- Media Lab II - (Video dhe Audio Editim, Animacion)
- Semestri
- 4
- Leksione
- 2.00
- Seminare
- 0.00
- Laboratore
- 1.00
- Kredite
- 2.00
- ECTS
- 5.00
- Përshkrimi
-
Në këtë lëndë flitet mbi konceptet teknike të punës në ekip apo të individualizuar për realizimin e produkteve audio dhe video, editimin i audios dhe i videos për mediat tradicionale audio vizuale, apo i përshtatur për mediat sociale, ka rëndësi jetike për mesazhet që ata përçojnë tek publiku. Nëpërmjet kësaj disipline, studentët do të aftësohen me njohuri mbi rolin dhe teknikat e editimit me qëllim përfitimin e materialeve të vlefshme për transmetim. Kjo lëndë do të ofrojë njohuri të thella për teknikat dhe mjetet e editimit të materialeve audio-video, duke përfshirë software, teknika të avancuara dhe kreativitetin në krijimin e përmbajtjeve. Studentët do të mësojnë se si të punojnë me projekte të ndryshme, duke u fokusuar në përdorimin e mjeteve të editimit dhe optimizimin e përvojës audio-video.
- Objektivat
-
Synimet e kësaj lëndë janë që në përfundim të saj, studentët të kenë njohuri mbi rolin, përdorimin dhe efektet e teknologjisë në proceset edituese për audion dhe videon. Të njohin përdorimin e saktë të tyre, në përshtatje me llojin e medias e të programaciont ku do të përdoren. Përvetësimi i software-ve për editim. Mësimi i teknikave të editimit audio dhe video (prerje, bashkim, përpunim). Kuputimi i proceseve të post-produksionit (miksim tingujsh, pastrim audio, përmirësim vizual). Krijimi i projekteve profesionale audio dhe video për qëllime të ndryshme. Zhvillimi i aftësive krijuese dhe artistike në montazh dhe përdorim të efekteve.
- Java
- Tema
- 1
- Hyrje në Editimin Audio-Video/ Prezantimi lëndës! Në këtë leksion bëhet një hyrje e kursit. Hyrja përmban shpjegimin e objektivave të lëndës, përshkrimin e saj, si dhe shpjegimin e detajuar të temave të cilat do të zhvillohen javë pas jave. Po ashtu, gjatë këtij leksioni, studentët njihen me zërat e vlerësimit të lëndës, si dhe me projektet që do të kryhen gjatë semestrit për lëndën e Editimit të audios dhe të videos. Përdorimi i softuerëve kryesorë (Adobe Premiere Pro, Final Cut Pro, Audacity). Udhëzime për krijimin e projekteve të para. Diferencimi i formateve dhe rezolucioneve të videos.
- 2
- Njohja me programet e editimit. Importimi dhe vendosja e materialeve në timeline. Mjetet e punës Përgjatë këtij leksioni studentët njihen me programet e editimit të tilla si Adobe Auditio; Adobe Premiere, etj. Bazat e Editimit Video. Importimi i materialeve. Shkurtime dhe ndarjen e videove. Përdorimi i timeline dhe kutisë së instrumenteve. Manipulimi i videos (rotacion, ngjitje, vendosje të efekteve bazë). Prezantimi i detyrës teorike: Tema: Analiza e Procesit të Post-Produksionit në Prodhimin e një Videoje dhe Audioje Profesionale
- 3
- Përdorimi i Efekteve të Thjeshta në Video: Krijimi dhe editimi i tekstit/ Mënyrat e vendosjes së grafikeve tekstuale, llojet e tekstit, specifikat që duhen pasur parasysh kur punojmë me tekstit. Po ashtu në këtë leksion do të trajtohen strishat dhe llojet e tyre, grafikat e gatshme si dhe grafikat e krijuara. Efektet vizuale të thjeshta. Transicioni mes videove. Krijimi i titujve dhe grafika të thjeshta. Implementimi i elementëve të brendshëm dhe të jashtëm të projektit. Prezantim dhe caktim i projektit për provimin gjysëm final.
- 4
- Regjistrimi dhe editimi i zërit në formën wave/ Përgjatë këtij leksioni do të punohen me editimin e të dhënave audio. Punimi do të bëhen në formë WAVE. Llojet e zërit mono dhe zërit stereo; konvertimi në secilin lloj, prerja dhe fshirja e pjesëve të zërit; ngjitja e pjesëve të zërit, aplikimi i efekteve të ndryshme; reduktimi i zhurmave, rritja dhe ulja volumit të zërit, etj. Editimin e zërit në Adobe Audition. Vazhdim dhe diskutim i projektit për provimin gjysëm final.
- 5
- Editimi Audio për Video / Leksioni bazohet kryesisht në editimin e zërit. Bazat e editimit audio. Përdorimi i audios në timeline. Rregullimi i niveleve të audios. Përdorimi i filtrave për përmirësimin e cilësisë së audios. Përdorimi i Muzikës dhe Efecteve të Tingujve. Si të përzgjidhni muzikë për projekte video. Implementimi dhe sinkronizimi i muzikës me imazhin.Përdorimi i efekteve të tingujve dhe ambientaleve. Vazhdim dhe diskutim i projektit për provimin gjysëm final.
- 6
- Editimi video me bazë audio: Sinkronizimi i zërit me videon; Në këtë leksion trajtohen karakteristikat e audios për video; roli dhe domosdoshmëria e ndërfaqeve për regjistrim, regjistrimi, importimi, volumi, ritmi, prerja, mbivendosja, efektet. Po ashtu trajtohen edhe sinkronia mes audios dhe videos, modelet e montimit, efektet paralele, dhe eksportimi i videos. Vazhdim dhe diskutim i projektit për provimin gjysëm final.
- 7
- Editimi audio dhe video: Aplikimi dhe rëndësia e imazheve kyçe (key frame) dhe efektet e kontrolluara; Karakteristikat e audios për video; Roli dhe domosdoshmëria e ndërfaqeve për regjistrim, regjistrimi, importimi, volumi, ritmi, mbivendosja e sekuencave. Praktikohen pikëzimet (key frame) si dhe roli që kanë në animin e imazheve dhe aplikimin efekteve. Po ashtu trajtohen edhe sinkronia mes audios dhe videos, si dhe efektet paralele. Editimin e tekstit ne Adobe Premiere Pro. Vazhdim dhe diskutim i projektit për provimin gjysëm final.
- 8
- Provimi gjysmë final/ Prezantim Video nga vetë studenetët. Individuale ose grup.
- 9
- Editimi audio dhe video: prerja, ngjitja dhe streçimi i sekuencave; Editimi i videos duke ndërhyrë në to nëpërmjet prerjes, çfarë duhet të kemi parasysh kur presim sekuencat video, si i ndërtojme kuptimet dhe emocionet nëpërmjet prerjes; çfarë duhet të ndodh me audion kur presim sekuencat video. Po ashtu në leksion trajtohen ngjitja ose bashkimi i imazheve, si dhe streçimi i tyre. Leksioni bazohet kryesisht në editimin e tekstit ne Adobe Premiere Pro. Prezantim dhe caktim i projektit për provimin final.
- 10
- Editimi i audio dhe video tranzicioneve; Analiza dhe praktika. Mënyrat e kalimit nga sekuenca në sekuencë qofshin këto sekuenca audio apo sekuenca video; aplikimin efekteve vizuale dhe efekteve zanore. Dy llojet kryesore: efektet e paracaktuara dhe efektet mbi të cilat ne kemi kontroll të plotë, pra efekte të krijuara nga edituesi. Editimin e tekstit ne Adobe Premiere Pro. Vazhdim dhe diskutim i projektit për provimin final.
- 11
- Aplikimi i video dhe audio efekteve; Mënyrat e aplikimit të efekteve. Cilësimi ngjyrave dhe efekteve të tjera të aplikueshme në sekuencat video; prerja e kornizave, sfumimi i imazheve, stabilizimi i tyre, etj. Aplikimi i efekteve në sekuencat audio. Adobe Premiere Pro dhe Adobe Audition. Vazhdim dhe diskutim i projektit për provimin final.
- 12
- Zëvendësimi i sfondeve (greeen screen) dhe efektet mbi objekte; Mënyrat e zëvendësimit të imazheve dhe objekteve nëpërmjet metodës Croma Key. Nëpërmjet ushtrimeve të ndryshme aplikohet zëvendësimit të imazheve dhe objekteve në sekuencat video. Editimin e tekstit ne Adobe Premiere Pro Vazhdim dhe diskutim i projektit për provimin final.
- 13
- Editimi për platformat Aspektet teorike të montimit të tilla si planet, detajet, teknikat e editimit të filmit, kronikës dhe reklamës, llojet e ndryshme të prerjes, teknikat e regjistrimeve të efekteve zanore, lëvizjet e ngadalta dhe lëvizjet e shpejta të imazheve. Vazhdim dhe diskutim i projektit për provimin final.
- 14
- Eksportimi dhe formatet e ruajtjes së videos dhe audios; Finalizimi i punës së edituar duke bërë ruajtjen dhe eksportimin e saj. Po ashtu në këtë leksion do të trajtohen llojet dhe formatet e Ruajtes së audios dhe të videos, për platforma të ndryshme në programet editimit (Adobe Audition; Adobe Premiere Pro; dhe Filmora), lidhjet dinamike mes sistemit multimedial Adobe Creative Cloud, si dhe eksportimi nëpërmjet Adobe Media Encoder. Vazhdim dhe diskutim i projektit për provimin final
- 15
- Prezantim projektesh; Në këtë javë të parafundit studentët prezantojnë projektet semestrale në laborator, si dhe diskutohen rreth tyre në mënyrë kritike.
- 16
- Provim Final
- 1
- Studenti merr njohur mbi rolin e proceseve edituese.
- 2
- Studenti aftësohet mbi editimin e audios dhe rëndësinë e tij në transmetim.
- 3
- Në fund të ciklit të leksioneve studenti është aftësuar mbi editimin e videove.
- 4
- Një pikë e fortë është edhe aftësimi i editmit në platformat moderne digjitale
- 5
- Studenti mëson rreth situatave dhe kushteve të transmetimeve radiotelevizive dhe online.
- 6
- Studenti përfiton zotësi në njohjen gjuhës teknike dhe përdorimin e saj.
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 1 30% 30%
- Kuize
- 0 0% 0%
- Projekte
- 1 10% 10%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 1 10% 10%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 50%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 50%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 3 48
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 3 42
- Detyrat
- 1 10 10
- Gjysmë finale
- 1 10 10
- Provimi përfundimtar
- 1 15 15
- Të tjera
- 0 0 0
- Ngarkesa totale e punës
- 125
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 5.00
- ECTS
- 5.00