Vlerësimi i të Nxënit

Print

Albana Cekrezi, PhD

Kodi
PSP 673
Emri
Vlerësimi i të Nxënit
Semestri
1
Leksione
2.00
Seminare
2.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Ky kurs ofron njohuri rreth përdorimit të praktikave dhe strategjive të vlerësimit për të përmirësuar të nxënit e studentëve. Theks i veçantë do t'i kushtohet vlerësimit autentik, praktikave, testeve të standardizuara dhe shqyrtimeve zhvillimore. Për më tepër, studentët do familjarizohen me masat për të vlerësuar nxënësit me nevoja të veçanta, ata me prirje të ndryshme, dhe nxënësit me prejardhje të shumëllojshme gjuhësore dhe kulturore.

Objektivat

Me anë të këtij kursi studentët do të kuptojnë rëndësinë e vlerësimit dhe kontrollit të njohurive, aftësive dhe qëndrimeve dhe kompetencave. Do të mësojnë kriteret për zhvillimin e formave cilësore dhe të besueshme të vleresimit, dhe jo vetem testeve. Me anë të këtij kursi studentët do të kuptojnë rëndësinë e vlerësimit dhe kontrollit të njohurive, aftesive dhe kompetencave. Do të mësojnë kriteret për zhvillimin e formave cilësore dhe të besueshme të vleresimit, dhe jo vete. Do të njihen me parimet kryesore që mundësojnë formimin e një forme të vlerësimit sa më efektive. Do të njihen me karakteristikat e testeve të standardizuara. Do të gjykojnë mbi mënyrën e vlerësimit sipas formave të ndryshme të intelligjencës dhe taksonomise se Bloom-it.

Java
Tema
1
Hyrje. Domosdoshmëri e kontrollit të studentëve. Kontrolli i parë në zhvillimin e tij historik. Vlerësimi eshte pjesë e mësimdhënies dhe dhe i të nxënit. Hapësira që zë testimi në vlerësimin e të nxënit. Kontrollimi i njohurive, shkathtësive dhe shprehive të nxënësve është pjesë përbërëse e procesit mësimor dhe edukativ. Nëpërmjet këtij kontrolli evidentohet niveli sasior dhe cilësor i njohurive, saktësive dhe shprehive që kanë përvetësuar nxënësit.
2
Lidhja mes vlerësimit dhe të nxënit. Rolet dhe qëllimet e vlerësimit. Rëndësia e vlerësimit të njohurive, aftësive dhe kompetencave në mësimdhënien e gjuhës së huaj. Vendi dhe roli i vlerësimit të të nxënit. Qëllimi dhe objektivat e të nxënit. Llojet e vlerësimit. Vlerësimi formal dhe informal, formues dhe përfundimtar.
3
Vlerësimi formues në veprim. Zbatimi i Procesi te vlerësimit formues. Pesë pikë zgjedhjeje për përdorimin e vlerësimit formues. Përshtatja e procesit mësimor bazuar në të dhënat e performancës.
4
Ndikimet në vlerësimin e të nxënit. Teoritë e intelligjencës, rritja e popullaritetit të testimit kompjuterik, vlerësimi alternativ. Arritja e një vlerësimi efektiv. Vleresimi ne baze te llojeve te ndryshme të intelligjencës, inteligjenca linguistike, matematikore, muzikore, hapësinore, emocionale etj. Ndikimi i tyre në përgatitjen e vlerësimit. Ndikimi i vlerësimit kompjuterik. Vlerësimi tradicional dhe vlerësimi alternativ. Ndryshimet dhe ngjasite mes tyre.
5
Vlerësimi i objektivave mësimore. Taksonomia e Bloom-it, aplikimi i taksonomisë.
6
Vlerësimi i objektivave mësimore. Taksonomia e Bloom-it, aplikimi i taksonomisë. II
7
Korniza e vlerësimit të nxënësit në arsimin parauniversitar
8
Provim Gjysmëfinal
9
Parime në Vlerësim. Pesë parimet kryesore të vlerësimit të të nxënit: prakticiteti, besueshmëria, vlefshmëria, autenticiteti dhe wash-back. Elementët që ndikojnë në prakticitetin e një forme vlerësimi: koha, paratë dhe burimet njerëzore. Besueshmëria e formave të vlerësimit, e ambientit, e vlerësuesit. Llojet e ndryshme të vlefshmërisë. Originaliteti i formave të vlerësimit dhe rëndësia e tyre për nxënësin.
10
Aplikimi i parimeve të vlerësimit. Hartimi i testimit në klasë, dhënia e feedback. Vlerësimi i formave të ndryshme të vlerësimit mbi skenare të ndryshme, vlerësimi sipas prakticitetit, besueshmërisë, vlefshmërisë, autenticitetit dhe washbash.
11
Vlerësimi i rezultateve kryesore të të nxënit. Demonstrimi i njohurive dhe të kuptuarit. Demonstrimi i procedurave dhe teknikave. Dizajnimi, krijimi, performimi gjatë vlerësimit.
12
Fusha Emocionale. Në cfarë mase përfshihet përvetësimi i një vlere? Nivelet e përvetësimit të vlerave janë: Pranimi (marrja), Përgjigjja (reagimi), Vlerësimi, Organizimi, ose Karakterizimi. Fusha Psikomotorre. Një metodë e tretë e kategorizimit të objektivave është shpikur nga Harrow (1977) dhe nga Moore(2006).Taksonomia e Harrow përvijon pesë nivele të sjelljes psikomotore, duke filluar nga imitimi niveli (më pak i ndërlikuar dhe më pak autentik) deri në nivelin e natyralizimit (më kompleksi dhe më i madhi)autentike).
13
Vendosja e notave, raportimi dhe vlerësimi i nxënësve: -Mësuesi së bashku me nxënësit përcaktojnë kritere për vlerësimin e projektit të cilat i komunikohen nxënësit që në fillim të projektit. P.sh. kriteret mund të përcaktohen në lidhje me trajtimin e përmbajtjes, në përmbushje të tematikës, përdorimin e burimeve të informacionit, përgatitjen e produktit, prezantimin e tij etj.,(në varësi të rezultateve të të nxënit.)
14
Vlerësimi i të menduarit kritik dhe të nxënit aktiv. Vlerësimi në mjediset e të nxënit aktiv, hapat për thjeshtëzimin e vlerësimit gjatë të nxënit aktiv. Vlerësimi i cilësisë së të menduarit të nxënësve përmes punëve me shkrim. Hartimi i rubrikave të vlerësimit.
15
Prezantime
16
Final Exam
1
Studentët do të jenë në gjendje të përdorin një gamë të gjerë të masave të vlerësimit dhe të zbatojë ato të përshtatshme.
2
Studentët do të përgatisin forma vlerësimi formale dhe jo formale.
3
Studentët do të jenë të aftë të përdorin një gamë të gjerë të mikro dhe makro aftësive për: të lexuarit, të shkruarit, të dëgjuarit dhe të folurit.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
1 20% 20%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 5 70
Detyrat
1 10 10
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 5 5
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
159
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.36
ECTS
6.00