- Kodi
- PSP 674
- Emri
- Zhvillimi i Kurrikulës
- Semestri
- 1
- Leksione
- 2.00
- Seminare
- 2.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 3.00
- ECTS
- 5.00
- Përshkrimi
-
Kursi i Kurrikulës u ofron studentëve mundësinë që të njihen me fushën kurrikulare, bazat filozofike, psikologjike, sociale, si edhe teoritë apo qëndrimet e ndryshme mbi kurrikulën. Në të njëjtën kohë studenti do të marrë njohuri teorike po aq sa praktike lidhur me hartimin e kurrikulës së gjuhës angleze për arsimin e mesëm të ulët, zbatimin dhe vlerësimin e saj. Studenti do të njihet me dinamikën e kurrikulës si rezultat i konteksteve të sotme gjithmonë në ndryshim, duke ndikuar fort në jetët e nxënësve, me qëllim që të formojë njerëz të suksesshëm në jetën personale
- Objektivat
-
Përgjatë këtij kursi synohet të nxiten dhe të ndihmohen studentët në lidhje me interesat e tyre studimore, duke u thelluar në fushën e Kurrikulës për arsimin e mesëm të ulët dhe të lartë. Për këtë arsye mendohet të arrihen këto objektiva; 1) të njihen me paradigmen e kurrikulës së gjuhës angleze për arsimin e mesëm të ulët dhe të lartë si dhe qasjet e ndryshme teorike mbi kurrikulën 2) të analizojnë bazat e jashtme kurrikulare, duke u ndalur në kufijtë e jashtëm të kurrikulës 3) të gjykojnë mbi rolin e rëndësishëm që sjell zhvillimi i kurrikulës në sistemin arsimor parauniversitar 4) të sjellin përmes punës kërkimore përvoja të reja në lidhje me hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e kurrikulës së gjuhës angleze në arsimin e mesëm të ulët dhe të lartë.
- Java
- Tema
- 1
- Kurrikula, Përkufizime dhe Qasje . Ky leksion është një prezantim me kursin.Në këtë leksion bëhen të mundura njohja me programin dhe ecurinë e tij Metodat e kurrikulës; metoda bihevioriste, menaxheriale, humaniste. Përkufizimi i kurrikulës. Bazat dhe lëmet e kurrikulës Orstein 1-36
- 2
- Teoritë Psikologjike të Kurrikulës Krahas filozofisë së saj kurrikula ka edhe teoritë psikologjike mbi të cilat hartuesit e kurrikulës bazohen për hartimin e saj. Cështje të shqyrtuara në këtë lëksion janë Bazat psikologjike të kurrikulës. Biheviorizmi. Psikologjia e zhvillimit. Ndikimi i Piazhesë. Të menduarit dhe të mësuarit; Inteligjenca e shumfishtë Midis teorive psikologjike të hartimit të kurrikulës ky leksion bazohet në teorinë humaniste e cila është edhe një ndër teoritë më të avancuara në fushën e zhvillimit të kurrikulës. Cështje të trajtuara në këtë leksion janë bazat psikologjike të kurrikulës. Njohja dhe kurrikula Fenomenologjia dhe psikologjia humaniste. Qartësimi i vlerave. Fenomenologjia dhe Kurrikula. Orstein 64-80
- 3
- Bazat sociale të kurrikulës dhe problematikat me të cilat ndeshet zbatimi i kurrikulës së gjuhës së huaj në arsimin e mesëm të ulët dhe lartë Krahas bazave psikologjike dhe filozofike kurrikula është edhe një cështje me karakter dhe impakt social. Ky leksion trajton tematika të tilla si Bazat sociale të kurrikulës. Shoqëria, arsimi dhe shkollimi Një shoqëri dinamike dhe në ndryshim. Shkolla dhe dija si faktor ndryshimi Orstein 111-125
- 4
- Teoritë e ndryshme të zhvillimit të kurrikulës dhe specifikat e fushës gjuhë e huaj në arsimin e mesëm të ulët dhe të lartë. Shkallët e Kurrikulës.Kurrikula Bërthamë e Arsimit të Mesëm të Ulët dhe të Lartë Ky leksion është një hyrje në teoritë e ndryshme të hartimit dhe të zhvillimit të kurrikulës duke filluar nga ato më të qendërzuarat dhe duke përfunduar me ato me pak të qendërzuarat. Këndvështrime teorike. Bazat klasike të teorizimit për kurrikulën Ndërtimi i teorisë. Fazat e ndërtimit. Metaforat dhe kampet teorike. Drejtimi në të ardhmen Orstein 125-140
- 5
- Metodat kryesore te zhvillimit të kurrikulës dhe modele përfaqësuese të kurrikulës Ky leksion fokusohet në metodat kryesore te hartimit të kurrikulës përkatësisht ajo e Tyler dhe ajo e Tabas. Në këtë leksion trajtohen cështje të tilla si : Zhvillimi i kurrikulës. Metoda tekniko-shkencore Modeli i Tilerit dhe Modeli i Tabas. Racionalja bazë. Qëndrimi i mesëm orstein 141-169 Modelet e përqendruar tek nxënësi. Shembuj ilustrues nga fusha e kurrikulës Modelet e trajtuara në këtë leksion janë si ato të huaja ashtu edhe ato shqiptare dhe një qasje krahasuese ndërmerret ndaj tyre. Orstein 231-245
- 6
- Grupet e përfshira në hartimin dhe zhvillimin e kurrikulës së gjuhës angleze për arsimin e mesëm dhe përvojat kurrikulare Ky leksion trajton aktorët dhe grupet e interesit të cilët përfshihen në hartimin e kurrikulës. Në këtë leksion trajtohen cështje të tilla si: Elementët që duhen marrë parasysh në zhvillimin e kurrikulës Përvojat e kurrikulës. Pjesëmarrësit në zhvillimin e kurrikulës. Në këtë leksion gjithashtu trajtohen specifika të aplikimit të kurrikulës gjuhë e huaj angleze në nivelin e arsimit të mesëm të ulët dhe të lartë Orstein 170-200
- 7
- Kurrikula me Kompetenca dhe aplikimi i saj në organizimin dhe vlerësimin e procesit mësimor-edukativ në shkollë. Ky leksion thellohet më tej në koncepte të tilla si kompetencat kyçe për nxënien gjatë gjithë jetës, përshkrimi i kompetencave kyçe nëpërmjet rezultateve të të nxënit, parimet e përgjithshme të zhvillimit të kurrikulës. Nga ana tjetër në leksion qartësohet organizimi I niveleve të arsimit parauniversitar, shkallët e kurrikulës dhe roli i tyre në organizimin dhe vlerësimin e procesit mësimor-edukativ në shkollë.leksioni gjithashtu ndalet ne shpjegimin e planit mësimor , organizimit të tij në fushat e të nxënit dhe lëndët mësimore, si dhe dokumentete kurrikulare shoqëruese si plani ditor etj të cilat kërkohet të njiohen dhe të zbatohen nga mësuesit e rinj . www.ascap.edu.al
- 8
- Provimi gjysmë final
- 9
- Hierarkia e dokumenteve kurrikulare. Ky leksion trajton dokumentete kurrikulare paketë dhe pjesë e kurrikulës së arsimit parauniversitar me një fokus të vecantë kurrikulën e gjuhës angleze.Në leksion shpjegohet gjithashtu koncepti dhe aplikimi i kurrikulës me kompetenca në nivel lëndor dhe në nivel ndërlëndor. Dokumentet kurrikulare aktualisht të zbatuara në shkolla shqiptare përfshijnë 1. Korniza e kurrikulare e arsimit parauniversitar 2. Standardet e te nxenit 3. Plani mesimor i organizuar ne fusha dhe lende 4. Programet mesimore 5. Librat tekstet shkollore 6. Udhezuesit e mesuesve apo te lendeve 7. Udhezuesit e vleresimit 8.Udhezues metodologjik/tranimi per mesuesit Në këtë leksion trajtohen me detaj dokumentat politikbërës të kurrikulës sic janë korniza e arsimit parauniversitar dhe standardet.Në këtë leksion trajtohen tematika të tilla si :Qëllimet e arsimit. Burimet e qëllimeve Formulimi i synimeve. Udhëzime për formulimin e objektivave arsimorë Orstein 246-267 www.ascap.edu.al
- 10
- Kurrikula e gjuhës angleze për arsimin e mesëm të ulët dhe të lartë përvoja dhe aplikime.Korniza Europiane dhe Portofoli Europian i gjuhëve Leksionet në vijim janë leksione më ilustruese dhe bëjnë një vëzhgim praktik të përvojës shqiptare të zhvillimit të kurrikulës së gjuhës angleze në arsimin e mesëm të ulët dhe të lartë si dhe të zbatimit të saj në nivel shkolle . Në këtë leksion trajtohen tematika të tilla si Pjesët përbërëse të hartimit të kurrikulës .Vlerësime të hartimit të kurrikulës. Korniza europiane e gjuhëve si dokument reference dhe portofoli europian i gjuhëve si referencë për vlerësimin. Shembuj praktikë Orstein 201-230
- 11
- Temat mësimore për arsimin e mesëm të ulët dhe të lartë fusha gjuhë e huaj dhe metodologjitë e aplikuara në këtë nivel Në këtë leksion trajtohen në detaj temat mësimore të fushës gjuhë e huaj që mund të gjenden në nivelin e arsimit të mesëm të ulët dhe të lartë dhe metodologjitë e përdorura nga mësuesit për arritjen me sa më shumë efekshmëri të rezultateve të të nxënit. Udhëzues IZHA Gjuhë e Huaj arsim i mesëm i ulët/Lartë 20-45
- 12
- Monitorimi dhe vlerësimi i kurrikulës së gjuhës së huaj në arsimin e mesëm. Natyra e zbatimit të kurrikulës Zbatimi si proces ndryshimi. Përmirësimi i pranimit të ndryshimit. Shembuj ilustrues nga fusha e kurrikulës Hartimi i kurrikulës është i lidhur ngushtësisht më implementimin apo zbatimin e kurrikulës dhe si i tillë procesi i zbatimit të kurrikulës trantohet me detaje në këtë leksion.Orstein 267-298
- 13
- Bashkërendimi kurrikul vlerësim fusha gjuhë e huaj arsim i mesëm i ulët dhe arsim i mesëm i lartë Në këtë leksion trajtohen tematika të tilla si rezultatet e të nxënit në nivelin e arsimit të mesëm të ulët dhe të lartë,dhe si këto rezultate reflektohen ne format e vlerësimit të adoptuara nga mësuesit dhe në metodologjitë dhe qasjet e përdorura prej tyre. Standardet dokument IZHA 34
- 14
- Kurrikula e fshehur dhe inputi që sjellin nxënësit në klasë në arsimin e mesëm Në këtë leksion trajtohen tematika të tilla si të nxënit konstruktiv dhe përvojat e nxënësve në arsimin e mesëm të lartë dhe impakti i tyre në arritjen e rezultateve të të nxënit.Udhëzues IZHA 29-56
- 15
- Prezantimi i Detyrave të Kursit Detyrat e kursit janë seanca mikromësimi të simulara të bazuara në një plan ditor të mirë përcaktuar duke marrë për bazë programet mësimore, planin mësimor dhe dokumentat e tjera kurrikularë nga arsimi i mesëm i ulët dhe i lartë
- 16
- Final Exam
- 1
- të njihen me paradigmen e kurrikulës si dhe qasjet e ndryshme teorike mbi kurrikulën
- 2
- të analizojnë bazat e jashtme kurrikulare, duke u ndalur në kufijtë e jashtëm të kurrikulës
- 3
- të gjykojnë mbi rolin e rëndësishëm që sjell zhvillimi i kurrikulës në sistemin arsimor parauniversitar niveli arsim i mesëm i lartë/ulët
- 4
- të sjellin përmes punës kërkimore përvoja të reja në lidhje me hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e kurrikulës në nivelin e arsimit të mesëm të lartë/ulët
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 1 20% 20%
- Kuize
- 1 10% 10%
- Projekte
- 1 20% 20%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 1 10% 10%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 60%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 40%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 4 64
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 4 56
- Detyrat
- 1 5 5
- Gjysmë finale
- 1 7 7
- Provimi përfundimtar
- 1 5 5
- Të tjera
- 0 0 0
- Ngarkesa totale e punës
- 137
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 5.48
- ECTS
- 5.00