Menaxhimi dhe Udhëheqja e Klasës

Print

Enriketa Sogutlu, Prof. Asoc. Dr.

Kodi
PSP 675
Emri
Menaxhimi dhe Udhëheqja e Klasës
Semestri
1
Leksione
1.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
1.50
ECTS
3.00
Përshkrimi

Kursi i njeh studentët me një qasje të integruar për menaxhimin e klasës dhe sjelljeve të ndryshme individuale dhe në grup. Studentët njihen me strategji që krijojnë një klimë pozitive që promovon angazhimin e nxënësve, mendimin kritik, dhe gjithë përfshirjen. Studentët kuptojnë rolin dhe ndikimin e familjes dhe të prindërve në sjelljen e nxënësve në shkollë.

Objektivat

Qëllimi i këtij kursi është t’i pajisë studentët me njohuri teorike dhe praktike mbi menaxhimin dhe udhëheqjen e klasës. Studentët do të njihen me problemet kryesore në klasë dhe strategjitë për t’u përballur me to. Studentët nxisin të nxënit nëpërmjet menaxhimit të klasës me efektivitet. Studentët zhvillojnë një sistem menaxhimi të klasës bazuar në mbështetje dhe ndërhyrje pozitive

Java
Tema
1
Marrëdhëniet mësues-nxënës Lidhja me studentët dhe rëndësia e besimit të ndërsjellë. Pranimi pa kushte i çdo nxënësi dhe e potencialit që ata kanë për të mësuar. Ndikimi i këtij pranimi në krijimin e besimit të ndërsjellë. Të gjitë këta faktorë krijojnë një mjedis që ofron mbështetje emocionale dhe zhvillim të mendimit kritik dhe e nxisin nxënësin të eksplorojë për dije edhe jashtë shkollës.
2
Roli i mësuesit si lider Një mësues-lider i mirë duhet të fitojë besimin e nxënësve. Njohja me katër llojet e ndryshme të lidershipit: lidership eksperti, lidership referent, lidership legjitim, lidership shpërblye. Lidership ekspert dhe lidershipi referent si dy rolet që mësuesi duhet të përpiqet t’i fitojë dhe mënyrat si arrihet kjo.
3
Klasa dhe ndarja në grupe. Katër fazat e formimit të grupit: formimi, shpërthimi, normimi dhe kryerja, dhe ndikimi i tyre në menaxhimin e klasës dhe arritjen e objektivave.
4
Qasje demokratike ndaj menaxhimit të klasës Rëndësia e organizimit të mbledhjeve të klasës, roli që marrin nxënësit si lider dhe mësuesi si pjesë e diskutimit. Mënyra për krijimin e një mjedisi efektiv që mundëson ndërveprim nxësnës-mësues.Tre lloje mjedisi dhe mënyrat për krijimin e tyre: mjedisi social, mjedisi organizator dhe vendosja e rregullave dhe procedurave.
5
Njohja me fushat problematike në klasë: monitorimi i nxënësve, realizimi i kalimeve në situata të ndryshme, rastet e ndërprerjes, dhe dhënia e detyrave. Mbyllja e orës së mësimit si element kyç për përmbledhjen e mësimit dhe vlerësimin e arritjes së objektivave.
6
Menaxhimi i klasave me diversitet kulturor. Çfarë duhet pasur paraysh dhe si të promovohet pranimi i diversitetit. Planifikimi i ditës së parë si element kyç në menaxhimin e klasës: prezantimi, përgatitja e një veprimtarie hyrëse, vendosja e rregullave dhe pritshmërive, prezantimi i lëndës, dhe mbyllje e planifikuar e orës së parë.
7
Klasa dhe shkolla- komunitet profesional i të nxënit. Analiza e një rasti konkret të menaxhimit të klasës, përmbledhje e termave dhe koncepteve të trajtuara, analizë e rezultateve të të nxënit për këtë pjesë të lëndës. Pyetje për diskutim dhe praktikë
8
Prezantim projektesh
9
Angazhimi i nxënësit- element kyç në menaxhimin e klasës. Tradita humaniste në menaxhimin e klasës, komunikimi bashkëpunues, teknika e strategji për ta arritur, roli pozitiv i të nxënit dhe mësuarit bashkëpunues në menaxhimin e klasës, startegji për zbatim sa më efikas.
10
Analiza e sjelljes element i rëndësishëm për menaxhimin e klasës, menaxhimi i situatave të padëshiruara, ndërhyrja efikase dhe modifikimi i sjelljeve shqetësuese, menaxhimi i klasës sipas mënyrës tradicionale.
11
Menaxhimi i klasës sipas një qasjeje të integruar, menaxhimi i klasave me profil të ulët dhe ballafaqimi me sjellje të vazhdueshme shqetësuese, reagimi ndaj sjelljeve negative.
12
Përdorimi i shpërblimit dhe përforcimit për fitimin dhe shfaqjen e sjelljes së dëshiruar, mënyra alternative përkundrrejt ndëshkimit, analizë e rasteve konkrete.
13
Roli dhe ndikimi i familjes në sjelljen e nxënësit në klasë dhe në shkollë, nevoja e takimit me prindër ose familjarë, elementë që duhen pasur parasysh në takimin me prindër, organizimi, zbatimi dhe vlerësimi i takimit me prindër, roli i përfshirjes së prindërve në arritjet dhe sjelljen e nxënësit, tema dhe çështje që duhen pasur parasysh në takimet individuale me prindër: probleme më mësimin dhe sjelljen, neglizhimi ose abuzimi me fëmijën, bullizimi dhe dhuna.
14
Menaxhimi i klasave shumëkulturore, studim dhe analizë rastesh, përmbledhje e termave dhe rezultateve të të nxënit, pyetje për diskutim dhe praktikë.
15
Përmbledhje e lëndës, diskutimi rezultateve të të nxënit, dhe arritjes së objektivave
16
Provim Final
1
Studenti njeh strategji dhe praktika për menaxhimin e klasës
2
Studenti përdor strategji dhe praktika për menaxhimin e klasës dhe të sjelljeve të ndryshme
3
Studenti krijon një klimë pozitive me anë të strategjive gjithëpërfshirëse
4
Studenti përdor qasje integruese për adresimin e nevojave dhe emocioneve të nxënësve.
5
Studenti bashkëpunon me drejtuesit e shkollës dhe familjen për raste specifike
6
Studenti përdor teknika për trajtimin dhe ndërhyrje në raste problematike
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 45% 45%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
45%
Përqindja e provimit përfundimtar
55%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 2 32
Orë studimi jashtë klasës
14 2 28
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 7 7
Provimi përfundimtar
1 10 10
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
77
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
3.08
ECTS
3.00