Politikat Penale

Print

Bojana Hajdini, PhD

Kodi
LAW 531
Emri
Politikat Penale
Semestri
3
Leksione
4.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Lënda Politikat Penale studjon veprimtarinë e institucioneve të drejtësisë penale dhe të organeve të tjera të ngarkuara me ligj për ruajtjen e rendit shoqëror, veprimtarinë e ligjshme të publikut, parandalimin e krimit dhe kriminalitetit. Lënda studjon legjislacionin penal, zhvillimin e tij, institucionet penale dhe efektivitetin e tyre në luftën kundër krimit, përosjen e sistemit të masave të parandalimit të përgjithshëm dhe të veҫntë të krimit, sistemet e ekzekutimit të vendimeve penale, funksionin e institucioneve të riedukimit dhe vuajtjes së dënimit.

Objektivat

Lënda synon të njohë studentin me institucionet e drejtësisë penale të cilat synojnë të ruajnë rendin shoqëror si dhe të parandalojnë kriminalitetin. Lënda synon të njohë studentin me politikat penale ku përfshihen faktorët kriminogjenë.

Java
Tema
1
Politika kriminale, objekti i saj si dhe marrëdhëniet me disiplinat e tjera.
2
Baza juridike e politikës kriminale dhe sistemi i drejtësisë penale
3
Politika kriminale në procesin e saj historik. Historiku i Politikës Kriminale shqiptare.
4
Politika kriminale në vështrim të standardeve ndërkombëtare
5
Politika kriminale shqiptare në këndvështrim të reformave ligjore
6
Veprat Penale kundër personit dhe politika kriminale
7
Politika kriminale e krimeve kundër pasurisë dhe atyre në sferën ekonomike
8
Provim Gjysmëfinal
9
Korrupsioni dhe politika kriminale
10
Krimi i organizuar dhe politika kriminale
11
Politika kriminale në Europë
12
I mituri dhe politika kriminale
13
Femra dhe politika kriminale
14
Viktimat dhe politikat kriminale
15
Politika Kriminale referuar zbatimit të masave të sigurimit dhe dënimeve penale
16
Provim Final
1
Në përfundim të lëndës studenti do të njohë objektivin e politikave kriminale, qëllimin, si dhe faktorët që ndikojnë në evoluimin e saj.
2
Në përfundim të lëndës studenti do të njihet me bazën juridike të politikës kriminale, sistemin e drejtësisë, si dhe standardet ndërkombëtare të fushës
3
Në përfundim të lëndës studenti do të ketë njohuri të politikës kriminale që zbatohet për ndjekjen dhe parandalimin e veprave te ndryshme penale
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 45% 45%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
55%
Përqindja e provimit përfundimtar
45%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
0 10 0
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 10 10
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
140
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.60
ECTS
6.00