- Java
- Tema
- 1
- Në këtë temë do të trajtohet njohja e shkencës së kriminalistikës dhe roli i saj: Prezantimi me syllabusin.
(Fq.15-39)
- 2
- Në këtë temë do të trajtohet teknika kriminalistike. Njohuri të përgjithëshme mbi teknikën kriminalistike. Rëndësia, zbatimi dhe disa metoda bashkohore.
Fotografia kriminalistike, Rëndësia dhe llojet. Metodat kryesore.
(Fq.61-112)
- 3
- Në këtë temë do të trajtohen Gjurmët Traseologjike. Mekanizmi i formimit të gjurmëve traseologjike dhe klasifikimi i tyre. Rregullat e përgjithshme të zbulimit, të fiksimit dhe të marrjes së gjurmëve traseologjike.
(Fq.113-190)
- 4
- Në këtë temë do të trajtohen Gjurmët Balistike. Llojet e armëve të zjarrit. Metodat e zbulimit, fiksimit të armëve, predhës dhe gjurmëve të tjera. Përcaktimi i rethanave të qitjes.
(Fq.191-228)
- 5
- Në këtë temë do të trajtohen Gjurmët me natyrë Biologjike. Mekanizmi i formimit të gjurmëve me natyrë biologjike dhe klasifikimi i tyre. Rregullat e përgjithshme të zbulimit, të fiksimit dhe të marrjes së gjurmëve me natyrë biologjike.
(Fq.382-396 Mjekësia Ligjore riminalistike)
- 6
- Në këtë temë do të trajtohet taktika e këqyrjes se vendit të ngjarjes: Kuptimi dhe detyrat e këqyrjes së vendit të ngjarjes. Përgatitja për këqyrjen e vendit të ngjarjes. Metodat taktike të këqyrjes së vendit të ngjarjes. Ngritja dhe verifikimi i versioneve hetimore në këqyrjen e vendit të ngjarjes. Mjetet teknike kriminalistike për fiksimin e rezultateve.
(Fq.336-367)
- 7
- Në këtë temë do të trajtohen Raste studimore;
- 8
- Provimi gjysmëfinal
- 9
- Në këtë temë do të trajtohet Metodika e hetimit të Vrasjes. Karakteristika kriminalistike, detyrat e organit procedues, veprimet e para hetimore, versionet hetimore dhe verifikimi i tyre.
(Fq.523-549)
- 10
- Në këtë temë do të trajtohet Metodika e hetimikt të shkeljes së Rregullave të Qarkullimit Rrugor. Karakteristika kriminalistike, detyrat e organit procedues, veprimet e para hetimore, versionet hetimore dhe verifikimi i tyre. Kërkimi i automjeteve të larguara nga vendi i ngjarjes.
(Fq.550-565)
- 11
- Në këtë temë do të trajtohet Metodika e hetimit të Krimeve Seksuale. Karakteristika kriminalistike, detyrat e organit procedues, veprimet e para hetimore, versionet hetimore dhe verifikimi i tyre.
(Fq.618-631)
- 12
- Në këtë temë do të trajtohet Metodika e hetimit të Kriminalitetit Kibernetik. Karakteristika kriminalistike, llojet e ndryshme të krimeve komjtuterike, detyrat e organit procedues, veprimet e para hetimore.
(Fq.644-648)
- 13
- Në këtë temë do të trajtohet Metodika e hetimit, fabrikimit, prodhimit dhe kultimit të Lëndëve Narkotike. Njohuri të përgjithsme mbi drogat. Karakteristika kriminalistike, detyrat e organit procedues, veprimet e para hetimore.
(Fq.600-617)
- 14
- Në këtë temë do të trajtohet Metodika e hetimit të veprave penale të kryera nga Banda e Armatosur dhe Organizata Kriminale. Karakteristika kriminalistike, mënyra e organizimit të tuyre, detyrat e organit procedues.
(Fq.637-643)
- 15
- Në këtë temë do të trajtohen Raste studimore;
- 16
- Provim Final