Krimi Financiar dhe Kibernetik

Print

Yasin Sezer, Prof. Asoc. Dr.

Kodi
LAW 435
Emri
Krimi Financiar dhe Kibernetik
Semestri
1
Leksione
4.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Lënda Krimi Financiar dhe Kibernetik studion drejtimet kryesore të zhvillimit të krimit financiar në vendin tonë si dhe zhvillon më tej njohuritë e studentëve në lidhje me problematikat bashkëkohore të aplikimit të përgjegjësisë penale ndaj formave të krimit kibernetik. Kjo lëndë do të trajtojë çështjet ligjore që ngrihen për diskutim në praktikën e organeve të drejtësisë penale dhe punonjësve të agjensive ligjzbatuese gjatë përballjes së tyre me forma të ndryshme të krimit financiar apo kibernetik. Vëmëndje e veçantë i është kushtuar paraqitjes së teknikave specifike për identifikimin dhe hetimin e krimit kompjuterik. Transmetimi i dijeve bëhet në mënyrë graduale nëpërmjet shpjegimit të koncepteve thelbësore, përcjelljes së njohurive teorike dhe referimit në dispozitat ligjore të zbatueshme ndaj veprimeve kriminale në fjalë.

Objektivat

Lënda synon që studentët të identifikojnë dhe shpjegojnë saktë ligjin e pastrimit të parave. Të kuptojnë se si ndikojnë krimet financjare në punën dhe përgjegjësitë e individëve. Qëllimi i kësaj lënde është të zhvillojë metodologji në analizimin dhe dokumentimin e krimeve kibernetike. Lënda ofron mbulim edhe të tematikave të tilla siҫ janë shkelja e pronësisë intelektuale, rreziqet e sigurisë , krimin në internet , vjedhjet e identitetit, survejimi i punonjësve, privatësinë dhe pajtimin. Gjatë analizimit të këtyre temave studenti do të fitojë aftësi vendim marrjeje për menaxherët e bizneseve dhe profesionistëve.

Java
Tema
1
Çfarë është krimi financiar. Përgjegjësia penale e personit juridik
2
Pastrimi produkteve të veprës penale (pastrimi i parave)
3
Korrupsioni dhe ushtrimi i ndikimit të paligjshëm
4
Krimet në fushën e doganave
5
Shpërdorimi i detyrës. Krimet në fushën e tatimeve dhe taksave
6
Mashtrimi në subvencione, në sigurime, në kredi etj.
7
Krimi kibernetik. Mashtrimi kompjuterik
8
Provim Gjysmëfinal
9
Veprat penale kundër integritetit dhe fshehtësisë të të dhënave dhe sistemeve kompjuterike
10
Hyrja e paautorizuar kompjuterike dhe keqëprdorimi i paisjeve të aksesit në një sistem kompjuterik.
11
Sulmet kundër integritetit të sistemeve kompjuterike dhe disponueshmërisë së shërbimeve të shoqërisë së informacionit
12
Përgjimi i paligjshëm i komunikimeve elektronike
13
Impersonifikimi online dhe përgjegjësia penale
14
Infrastruktura dhe politikat e sigurisë së informacionit. Menaxhimi i rrezikut
15
Përgjegjësia e ofruesve dhe operatorëve të rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike publike. Aspekte ndërkombëtare dhe juridiksioni
16
Provim Final
1
Studenti do të jetë në gjendje të kuptojë dhe shpjegojë drejtimet e ndryshme të krimit financiar.
2
Të përvetësojë njohuri të qarta mbi teknikat e konsumimit të krimeve financiare.
3
Të zbatojë drejtë elementët e reagimit ligjor ndaj formave të aktivitetit kriminal me natyrë ekonomike.
4
Studenti do të jetë në gjëndje të identifikojë një aktivitet kriminal që kryhet në mjedisin virtual.
5
Studenti do të mund të kuptojë drejtimet e reja të shfaqjes së krimit kibernetik.
6
Kuptojë se si programet apo paisjet e dëmshme përdoren nga ana e keqbërësve për realizimin e qëllimeve të tyre kriminale.
7
Të ndërtojë një projektim të qartë të infrastrukturës dhe politikave të nevojshme për sigurinë e informacionit në fushën e komunikimeve elektronike
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 10% 10%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
40%
Përqindja e provimit përfundimtar
60%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
1 10 10
Gjysmë finale
1 13 13
Provimi përfundimtar
1 20 20
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
149
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.96
ECTS
6.00