- Java
- Tema
- 1
- Hyrje e përgjithshme në të drejtën ndërkombëtare private/ Vështrim historik në të drejtën ndërkombëtare private
Njohuri të përgjithshme mbi të drejtën ndërkombëtare private duke shpjeguar disa nga konceptet më të rëndësishme të lëndës si dhe duke analizuar zhvillimin historik të saj dhe fushën e veprimit. Gjithashtu, shqyrtohet raporti që ka e drejta ndërkombëtare private me degët e tjera të së drejtës si e drejta ndërkombëtare publike, e drejta kushtetuese dhe e drejta civile përfshirë e drejta familjare, e drejta e detyrimeve, e drejta tregtare etj.. (Fq. 13-40)
- 2
- Burimet e së drejtës ndërkombëtare private
Shpjegimi i burimeve të së drejtës ndërkombëtare private duke përfshirë burimet kombëtare dhe ato ndërkombëtare. Tema trajton mënyrën sesi burimet ndërkombëtare bëhen pjesë e sistemit ligjor të brendshëm duke patur parasysh procedurën e parashikuar në Kushtetutë. (Fq. 41-58)
- 3
- Marrëdhëniet juridike ndërkombëtare private
Kjo temë trajton marrëdhënien juridike ndërkombëtare private duke përcaktuar se cilat janë subjektet e kësaj marrëdhënie dhe të drejtat dhe detyrimet e tyre. Leksioni ndalet vecanërisht tek shteti si një subjekt i vecantë i marrëdhënies juridike. Gjithashtu, analizohen personat fizikë në cilësinë e shtetasve shqiptarë dhe të huaj dhe personat juridike duke përmendur pozitën juridike të tyre. (Fq. 59-94)
- 4
- Normat e konfliktit, ndërtimi dhe vecoritë e saj
Kjo temë jep kuptimin e normës së konfliktit, funksionin dhe karakteristikat e saj. Gjithashtu, ky leksion analizon elementët përbërës të normës së konfliktit që janë tregimi i fakteve dhe kriteri i lidhjes. (Fq. 95-118)
- 5
- Aplikimi dhe efektet e normave të konfliktit
Tema përqëndrohet tek aplikimi i normave të konfliktit duke patur parasysh kriteret e lidhjes që ekzistojnë në marrëdhënien juridike me elementë të huaj. Ndër objektivat e kësaj jave janë edhe dhënia e kuptimeve dhe pasqyrimi me shembuj i nocioneve si klauzola e rendit publik, parimi i reciprocitetit dhe mënyrat e referimit tek ligji i huaj. (Fq. 119-136)
- 6
- E drejta familjare në të drejtën ndërkombëtare private I (Martesa)
Kjo temë ka pqr qëllim të identifikojë ligjin e zbatueshëm për marrrëdhëniet familjare që kanë në brendësi elementë të huaj. Pra, përcaktohet cili është ligji i zbatueshëm për formën e martesës, kushtet e martesës, marrëdhëniet personale dhe pasurore të bashkëshortëve si dhe pavlefshmërinë dhe zgjidhjen e martesës. (Fq.187-213)
- 7
- E drejta familjare në të drejtën ndërkombëtare private (Përgjegjësia prindërore, birësimi, kujdestaria)
Përcaktimi i ligjit të zbatueshëm për marrëdhëniet familjare me elemtë të huajlidhur me përgjegjësinë prindërore, detyrimin për ushqim, birësimin dhe kujdestarinë. (Fq. 214-222)
- 8
- Provimi gjysmë final
- 9
- Pronësia në të drejtën ndërkombëtare private
Kjo temë përcakton ligjin e zbatueshëm për cështje të lidhura me pronësinë si mënyrat e fitimit të pronësisë, posedimin, pronësinë mbi sendet dhe të drejtat mbi të mirat jomateriale. (Fq.149-166)
- 10
- Trashëgimia në të drejtën ndërkombëtare private
Kjo cështje trajton zhvillimin historik të trashëgimisë në të drejtën ndërkombëtare private duke shqyrtuar problemet kryesore të lidhura me trashëgiminë ligjore dhe testamentare dhe duke përcaktuar ligjin që do të zbatohet lidhur me to. (Fq. 167- 186)
- 11
- Detyrimet kontraktore dhe jashtëkontraktore në të drejtën ndërkombëtare private
Fillimisht, tema paraqet një panoramë historike krahasuese të ndeshjes së legjislacioneve të ndryshme në të drejtën e detyrimeve dhe më pas identifikon ligjin e zbatueshëm për disa nga kontratat më të rëndësishme të qarkullimit civil. (Fq. 223-288)
- 12
- Juridiksioni i gjykatave shqiptare në shqyrtimin e cështjeve me elemente të huaja
Mbështetur në dispozitat e ligjit për të drejtën ndërkombëtare private, ky leksion ka për qëllim të përcaktojë juridiksionin e gjykatave shqiptare në shqyrtimin e cështjeve me elemente të huaja duke u ndalur vecanërisht në kuptimin e juridiksionit ndërkombëtar, juridiksionit ekskluziv dhe atij të caktuar me marrëveshje. (Ligji për të Drejtën Ndërkombëtare Private, nenet 71-81)
- 13
- Arbitrazhi ndërkombëtar
Si një nga institutet më të rëndësishme në marrëdhëniet juridike me elementë të huaj, ky leksion synon t’u japë njohuri studentëve mbi zhvillimin historik të arbitrazhit ndërkombëtar duke përmëndur funksionin dhe rolin e madh që ka për zgjidhjen e konflikteve që kanë në brendësi elementin e huaj. (Fq. 327- 366)
- 14
- Njohja dhe zbatimi i vendimeve gjyqësore të huaja
Kjo temë trajton procedurën sesi bëhet njohja e vendimeve gjyqësore të huaja nga gjykatat shqiptare dhe si bëhet zbatimi i tyre. Gjithashtu ndalet në doktrinën juridike që trajton disa lloje të njohjes së vendimeve gjyqësore të huaja. (Fq. 367-395)
- 15
- perseritje
- 16
- Final Exam