- Kodi
- ELL 122
- Emri
- Anglishtja përmes Poezisë dhe Dramës
- Semestri
- 2
- Leksione
- 3.00
- Seminare
- 0.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 3.00
- ECTS
- 5.00
- Përshkrimi
-
Kursi i Anglishtes nëpërmjet Poezisë dhe Dramës ka dy qëllime kryesore: të nxisë leximin dhe vlerësimin e letërsisë në anglisht dhe në veçanti të poezisë dhe dramës së tipeve të ndryshme si dhe të zhvillojë më tej aftësitë kyçe të nevojshme për lexim, analizim dhe komunikim me shkrim dhe me gojë në gjuhën angleze. Duke studiuar një sërë poezish dhe dramash studentët mësojnë për zgjedhjen që bëjnë shkrimtarët për strukturën dhe gjuhën, se si kjo zgjedhje ju mundëson të shprehin mendimet dhe ndjenjat e tyre. Njëkohësisht studentët zhvillojnë më tej aftësinë e tyre për të krijuar dhe dhënë opinionin e tyre për atë që lexojnë. Kursi ndihmon në zhvillimin e aftësive gjuhësore të studentëve, në rritjen e vetëdijes së tyre për gjuhën angleze dhe përdorimit të saj.
- Objektivat
-
Ky kurs synon : - të nxisë dashurinë dhe vlerësimin e studentëve për letërsinë dhe leximin në përgjithësi; - t’u japë aftësi të nevojshme për jetën si aftësia për të shkruar qartë dhe me efikasitet, aftësia për të zhvilluar argumente, për të kërkuar dhe menazhuar informacionin si dhe aftësi për të analizuar tekste komplekse me forma dhe stile të ndryshme; - të prezantojë studentët me parimet dhe njohuritë themelore të poezisë dhe dramës dhe të thellojë njohuritë e tyre në këto fusha; - t’i angazhojë studentët në ekplorimin e kulturave të ndryshme nëpërmjet teksteve të ndryshme të studiuara; - të përforcojë dhe zgjerojë njohuritë leksikore të studentëve duke u ndalur tek fjalët, shprehjet dhe idiomat që hasen në poezitë dhe dramat që zhvillohen duke parë ndërveprimin e gjuhës dhe letërsisë.