- Kodi
- ELL 122
- Emri
- Anglishtja përmes Poezisë dhe Dramës
- Semestri
- 2
- Leksione
- 3.00
- Seminare
- 0.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 3.00
- ECTS
- 5.00
- Përshkrimi
-
Lënda Anglishtja Përmes Poezisë dhe Dramës ka dy qëllime kryesore: të nxisë një vlerësim të letërsisë në gjuhën angleze – të poezisë dhe dramës - të llojeve dhe kulturave të ndryshme; si dhe të zhvillojë aftësitë kryesore të të lexuarit, analizuarit dhe komunikuarit në mënyrë efikase në gjuhën angleze, me gojë dhe me shkrim. Përmes studimit të një game të gjerë tekstesh, studentët mësojnë më shumë për zgjedhjet e shkrimtarëve rreth strukturës dhe gjuhës, dhe zhvillojnë aftësi të formulimit të opinioneve të pavarura në lidhje me atë çfarë ata lexojnë. Studentët gjithashtu përmirësojnë të kuptuarit e gjuhës angleze dhe përdorimin e saj. Lënda gjithashtu ndihmon në përmirësimin e aftësive gjuhësore të studentëve dhe rritjen e vetëdijes së tyre për gjuhën dhe përdorimin e saj.
- Objektivat
-
Lënda synon: - të promovojë dashuri njerëzore dhe vlerësim të letërsisë dhe të lexuarit në gjuhën angleze; - të mësojë aftësi të përherëshme, përfshi këtu aftësinë të të shkruarit në mënyrë të qartë dhe bindëse; aftësi në zhvillimin e argumenteve; aftësi në hulumtimin dhe menaxhimin e informacionit; aftësi për të analizuar tekste komplekse në forma dhe stile të ndryshme; - njohjen e studentëve me parimet dhe njohuritë bazë të poezisë dhe dramës dhe përmirësimin e njohurive të tyre në këto fusha; - të angazhojë studentët në eksplorimin e prejardhjeve të ndryshme kulturore dhe historike ashtu si faktohen në tekste; - të përmirësojë njohuritë e studentëve rreth aftësive të gjuhës angleze duke analizuar fjalët, frazat dhe shprehjet idiomatike në poezi dhe dramë të përftuara gjatë reflektimi mbi teoritë e gjuhës dhe letërsisë