- Kodi
- ALB 101
- Emri
- Gjuhë Shqipe I
- Semestri
- 1
- Leksione
- 4.00
- Seminare
- 0.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 4.00
- ECTS
- 5.00
- Përshkrimi
-
Gjuha është një element shumë qendror në jetën e njeriut. Ajo ndihmon si realizimin e komunikimit, ashtu edhe formësimin e mendimit dhe transmetimin e tij. Për këtë arsye, një përdorim i saktë dhe sa më i mirë i gjuhës na ndihmon si në procesin e njohjes, ashtu edhe në vetë prezantimin e personalitetit tonë. Ky kurs synon t’i aftësojë studentët me një përdorim korrekt dhe sa më të mirë të shqipes, të përmirësojë aftësitë e tyre në shkrimin e shqipes dhe t’i ndihmojë në ndërtimin e një ligjërimi të rrjedhshëm.
- Objektivat
-
•Të njihet studenti me rregullat themelore të artit të të shkruarit. •Të përvetësohen çështje të normës morfologjike dhe sintaksore. •Të arrijnë studentët një akt të lartë komunikativ, nëpërmjet ligjërimit normativ. •Të bëjnë punime me nivel të lartë gjuhësor (ese, detyra kursi dhe punim diplome). •Të nxitet të vështruarit kritik dhe akti i korrektimit në rastet e devijimeve nga shqipja standarde.
- Java
- Tema
- 1
- Gjuha shqipe gjatë zhvillimit të saj historik çështjet kryesore - Shqiptarët dhe gjuha e tyre; - Tiparet e gjuhës - Funksionet e gjuhës - Gjuhësia dhe zhvillimi i mendimit gjuhësor
- 2
- Gjuha shqipe si gjuhë indoevropiane çështjet kryesore - Familja gjuhësore indoevropiane; - Identiteti indoevropian i gjuhës shqipe; - Gjuha shqipe si bijë e vetme; - Shkrimi i gjuhës shqipe;
- 3
- Gjuha standarde (letrare) shqipe dhe dialektet çështjet kryesore - Gjuha standard shqipe; - Dialektet, nëndialektet dhe të folmet; - Vijueshmëria e përplotësimit të gjuhës standard shqipe;
- 4
- -Fonetika çështjet kryesore - Tiparet e tingujve të gjuhës; - Aparati fonetik te njeriu; - Zanoret dhe bashkëtingëlloret;
- 5
- Theksat në gjuhën shqipe çështjet kryesore - Njësitë fonetike; - Veëoritë e theksit; - Theksi logjik dhe emocionues; - Intonacioni;
- 6
- Leksikologjia çështjet kryesore - Objekti i studimit të leksikologjisë; - Shenja gjuhësore; - Tiparet dhe vlerat e fjalës shqipe;
- 7
- Analiza semantike çështjet kryesore - Kuptimi leksikor; - Lëvizjet kuptimore dhe figurat gjuhësore; - Tipat e kuptimeve leksikore; - Struktura kuptimore e fjalës; - Ngjyrimi emocionues si pjesë e përmbajtjes kuptimore të fjalës;
- 8
- Provim gjysmëfinal (MIDTERM). Analiza semantike çështjet kryesore - Kuptimi leksikor; Ushtrime
- 9
- Lidhjet kuptimore të fjalëve çështjet kryesore - Sinonimet; - Antonimet; - Homonimet;
- 10
- Frazeologjia çështjet kryesore - Frazeologjia; - Njësitë frazeologjike; - Klasifikimi i njësive frazeologjike; - Kalket dhe huazimet frazeologjike
- 11
- Leksiku i gjuhës shqipe çështjet kryesore - Zhvillimi i leksikut; - Shtresimi kohësor i leksikut; - Shtresimi i leksikut sipas përdorimit;
- 12
- Leksikografia dhe fjalorët e gjuhës shqipe çështjet kryesore - Leksikografia dhe fjalorët; - Historiku i leksikografisë shqiptare; - Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe (1980);
- 13
- Stilet funksionale të gjuhës shqipe çështjet kryesore
- 14
- - Kuptimi për stilin gjuhësor; - Mjetet dhe norma stilistikore; - Veçëoritë e stileve funksionalë të gjuhës shqipe;
- 15
- - Kuptimi për stilin, Ushtrime
- 16
- Provim Final
- 1
- Studentët do të pajisen me njohuritë bazë të gjuhës dhe do të dinë të shkruajnë pa gabime drejtshkrimore.
- 2
- Studentët do të mund të përkthejnë më mirë nga gjuhët e huaja tekste të ndryshme, duke njohur në mënyrë rrënjësore gjuhën amtare.
- 3
- Studentët do të arrijnë të shkruajnë ese, njoftime, deklarata etj., në mënyrë koherente dhe të saktë.
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 1 20% 20%
- Kuize
- 2 5% 10%
- Projekte
- 0 0% 0%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 1 10% 10%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 40%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 60%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 4 64
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 3 42
- Detyrat
- 0 0 0
- Gjysmë finale
- 1 10 10
- Provimi përfundimtar
- 1 14 14
- Të tjera
- 1 5 5
- Ngarkesa totale e punës
- 135
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 5.40
- ECTS
- 5.00