- Kodi
- ELL 313
- Emri
- Letërsi Amerikane I
- Semestri
- 5
- Leksione
- 3.00
- Seminare
- 0.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 3.00
- ECTS
- 5.00
- Përshkrimi
-
Lënda synon t'i njohë studentët me lëvizjet, periudhat dhe autorët kryesorë të Letërsisë Amerikane nga fillimet e saj deri te natyralizmi. Ajo i mbulon të tri gjinitë: prozën, poezinë dhe dramën ku tekstet letrare vendosen në kontekstin e gjerë shoqëror dhe historik të kohës së tyre dhe konceptohen si shfaqje të rëndësishme të kulturës.
- Objektivat
-
Të pajisë studentët me njohuri mbi lëvizjet, periudhat dhe autorët kryesorë të letërsisë Amerikane nga fillimet e saj deri te natyralizmi. Në fund të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje të: 1. Kuptojnë dhe vlerësojnë letërsinë amerikane si dokumente historike, dhe si reflektime filozofike për vlerat amerikane të stilit të jetesës dhe krijimit të veprave të artit. 2. Të jenë në gjendje të lexojnë ,kuptojnë dhe analizojnë letërsinë Amerikane dhe ta lidhin atë me vlerat dhe përvojat e tyre.