- Kodi
- ALB 101
- Emri
- Gjuhë Shqipe I
- Semestri
- 1
- Leksione
- 4.00
- Seminare
- 0.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 4.00
- ECTS
- 5.00
- Përshkrimi
-
Gjuha është një element shumë qendror në jetën e njeriut. Ajo ndihmon si realizimin e komunikimit, ashtu edhe formësimin e mendimit dhe transmetimin e tij. Për këtë arsye, një përdorim i saktë dhe sa më i mirë i gjuhës na ndihmon si në procesin e njohjes, ashtu edhe në vetë prezantimin e personalitetit tonë. Ky kurs synon t’i aftësojë studentët me një përdorim korrekt dhe sa më të mirë të shqipes, të përmirësojë aftësitë e tyre në shkrimin e shqipes dhe t’i ndihmojë në ndërtimin e një ligjërimi të rrjedhshëm.
- Objektivat
-
•Të njihet studenti me rregullat themelore të artit të të shkruarit. •Të përvetësohen çështje të normës morfologjike dhe sintaksore. •Të arrijnë studentët një akt të lartë komunikativ, nëpërmjet ligjërimit normativ. •Të bëjnë punime me nivel të lartë gjuhësor (ese, detyra kursi dhe punim diplome). •Të nxitet të vështruarit kritik dhe akti i korrektimit në rastet e devijimeve nga shqipja standarde.
- Java
- Tema
- 1
- Arti i të shkruarit. - Rregulla të krijimit. Fazat e krijimit (Planifikimi shkrimit , shkrimi i krijimit, rishkrimi).
- 2
- Shkrimi i krijimit - Teksti, lidhëzat e tekstit, paragrafi, citimet dhe shënimet, përgatitja për shtyp e një dokumenti.
- 3
- Rishkrimi - Redaktimi dhe korrektimi. Redaktimi. Korrektimi. Shenjat e korrektimit. Huazimet.
- 4
- Normat e shqipes standarde. Shprehitë e të shkruarit drejt.
- 5
- Emri - Gjinia, trajta dhe rasa e emrit. Përdorimi i emrave të përveçëm. Shumësi i emrave.
- 6
- Gabimet në shkrimin e trajtave të emrave, shumësit të emrave. Rregulla të formimit të shumësit të emrave. Trajtat normative të shumësit.
- 7
- Përemri - Llojet e përemrave. Lakimi i përemrit vetor dhe pronor. Trajtat e shkurtra të përbëra. Drejtshkrimi i trajtave të përbëra.
- 8
- Provimi gjysmëfinal.
- 9
- Folja - Klasat e foljeve. Prejardhja e formave foljore. Rregulla të drejtshkrimit. Mënyra urdhërore e foljes.
- 10
- Çështje sintaksore - Rendi i gjymtyrëve në fjali. Përshtatja e kallëzuesit me kryefjalën. Rendi i përcaktorëve të emrit.
- 11
- Përshtatja e përcaktorëve me emrin. Përshtatja e kohëve në periudhën me nënrenditje.
- 12
- Mënjanimi i ndërtimeve të huaja në ligjërimin e shkruar dhe në të folur. Shprehje parafjalore të huaja dhe zëvendësimi i tyre me mjetet e shqipes.
- 13
- Pastërtia e leksikut. Miqtë e rremë ((gr. παρόνιμ-paronimet).
- 14
- Shëmtimet e gjuhës dhe fjalët e përdorura me kuptime të gabuara.
- 15
- Ndërtimet foljore të huaja. Fjala shqipe në vend të fjalës së huaj. Rregulla të drejtshkrimit të emrave me prejardhje të huaj.
- 16
- Provim Final
- 1
- Studentët do të jenë të aftë të përkthejnë dhe përshtasin më mirë nga gjuhët e huaja tekste të ndryshme, duke njohur më në hollësi gjuhën amtare.
- 2
- Studentët do të jenë të aftë të shkruajnë krijime, ese, artikuj shkencorë etj. duke siguruar kohezionin dhe koherencën gjatë shkrimit.
- 3
- Studentët do të pajisen me njohuritë bazë të rregullave të drejtshkrimit, për t'i aftësuar në përdorimin e saktë të shqipes në ligjërimin e shkruar dhe në atë të folur.
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 1 30% 30%
- Kuize
- 1 10% 10%
- Projekte
- 0 0% 0%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 1 10% 10%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 50%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 50%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 4 64
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 2 28
- Detyrat
- 0 0 0
- Gjysmë finale
- 1 10 10
- Provimi përfundimtar
- 1 20 20
- Të tjera
- 1 5 5
- Ngarkesa totale e punës
- 127
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 5.08
- ECTS
- 5.00