- Kodi
- ELL 215
- Emri
- Letërsi Angleze I
- Semestri
- 3
- Leksione
- 3.00
- Seminare
- 0.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 3.00
- ECTS
- 5.00
- Përshkrimi
-
Kjo lëndë përmban një numër të konsiderueshëm temash që ndihmojnë studentin jo vetëm të njihet me Letërsinë Angleze që në fillimet e saj, por edhe të kuptojë impaktin që letërsia ka patur që herët në kulturën anglo saksone e më pas anglo britanike, dhe nga ana tjetër si ka ndikuar zhvillimi i shoqërisë në letërsinë e kohës. Ky kurs i lëndës Letërsi Angleze është semestral, dhe si i tillë përshkon vijën kronologjike të letërsisë që nga Old English e deri në periudhën e Middle e më pas Modern English, saktësisht deri në vitet 1800, meqenëse edhe pse e shtrirë gjatë në vite nuk ka një numër të madh prurjesh letrare në propocion të drejtë me periudhën kohore. Studentët do të njihen me shkrimtarë të ndryshëm gjatë periudhave të ndryshme letrare si dhe me veprat e tyre më në zë. Në fund të semestrit studentët do t`i nënshtrohen provimit me shkrim për të testuar jo vetëm njohuritë e marra, por kryesisht zotësinë e përdorimit të njohurive në analiza kritike letrare.
- Objektivat
-
Objektivat mund të shihen të shtrira gjatë gjithë semestrit dhe jo vetëm në përfundim të tij. Kështu që objektiv primar i kursit është të nxiturit e mendimit kritik në letërsi, që vjen pas një prezantimi të hollësishëm të autorëve dhe të faktorëve socialë e kulturorë të periudhave kur veprat e tyre dolën për lexuesin, mënyrat e pritjes dhe kritika për ta. Duke marrë njohuri të tilla, studentët në mënyrë graduale por efektive do të jenë në gjendje të shprehin lirisht mendimet e tyre rreth veprave në shqyrtim, duke hedhur në të njëjtën kohë hapat e parë drejt një analize më cilësore të veprave letrare. Objektiv tjetër mbetet nxitja e studentëve drejt leximit të vazhdueshëm por jo më si një lexues i thjeshtë amator, përzgjedhja e autorëve dhe librave për lexim, duke bërë njëherë e mire ndarjen e një libri të mire nga një best seller, por mbi të gjitha rritja e dashurisë për librin dhe leximi gjatë gjithë jetës.
- Java
- Tema
- 1
- Hyrje në letërsi. Sundimi anglez. Periudha e anglishtes së vjetër dhe të mesme në gjuhë dhe kulturë. Pushtimet dhe ndikimet (450 – 1100)
- 2
- Letërsia Mesjetare : Lirika e anglishtes së vjetër: Beowulf ; _ G. Chaucer’s The Canterburry tales (poema të përzgjedhura) (shekulli 12 -14)
- 3
- Rilindja angleze (1485- 1603): Thomas Wyatt sonnets; Raleigh Vs. Marlowe poems;
- 4
- Dramaturgjia para Shakespeare (shekulli 17) ; U. Shekspir: Jeta dhe vepra ; dramaturgjia _ Teatri Elisabetian
- 5
- Analizë_ Ch. Marlowe: Doktor Faustus
- 6
- Veprimtaria Letrare e Shekspirit: Qëndrime kritike dhe analizë: Nata e dymbëdhjetë; Koriolanus
- 7
- Periudha Puritane dhe ajo e Restaurimit – rënia e dramës (shekulli 18)
- 8
- Neoklasicizmi dhe Poezia Metafizike: karakteristikat sociale, ekonomike, dhe letrare
- 9
- Analizë: J. Donne; A. Marvell; R. Herrick (poezi të përzgjedhura)
- 10
- Letërsia Klasike: “Age of Enlightenment”: Milton’s Paradise Lost (pjesë të përzgjedhura)
- 11
- Letërsia Klasike: “Age of Enlightenment”: Poezia klasike: J. Dryden (poezi të përzgjedhura)
- 12
- Analizë: Letërsia Klasike: Proza: D. Defoe : Robinson Crusoe
- 13
- Analizë: Letërsia Klasike: Proza: D. Defoe : Robinson Crusoe
- 14
- Analizë: Letërsia Klasike: Proza: J. Swift : Gulliver’s Travels
- 15
- Analizë: Letërsia Klasike: Proza: J. Swift : Gulliver’s Travels
- 16
- Provim Final
- 1
- Njohuri rreth shkrimtarëve të ndryshëm, veprave të tyre dhe periudhave të Letërsisë Angleze
- 2
- Analizë kritike e teksteve të ndryshëm
- 3
- Të diskutosh rreth llojeve të ndryshëm të teksteve dhe leximit kritik
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 0 0% 0%
- Kuize
- 0 0% 0%
- Projekte
- 0 0% 0%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 1 10% 10%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 10%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 90%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 3 48
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 3 42
- Detyrat
- 0 0 0
- Gjysmë finale
- 0 0 0
- Provimi përfundimtar
- 1 25 25
- Të tjera
- 1 10 10
- Ngarkesa totale e punës
- 125
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 5.00
- ECTS
- 5.00