- Kodi
- ALB 102
- Emri
- Gjuhë Shqipe II
- Semestri
- 2
- Leksione
- 4.00
- Seminare
- 0.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 4.00
- ECTS
- 5.00
- Përshkrimi
-
Gjuha është një element shumë qendror në jetën e njeriut. Ajo ndihmon si realizimin e komunikimit, ashtu edhe formësimin e mendimit dhe transmetimin e tij. Për këtë arsye, një përdorim i saktë dhe sa më i mirë i gjuhës na ndihmon si në procesin e njohjes, ashtu edhe në vetë prezantimin e personalitetit tonë. Ky kurs synon t’i aftësojë studentët me një përdorim korrekt dhe sa më të mirë të shqipes, të përmirësojë aftësitë e tyre në shkrimin e shqipes dhe t’i ndihmojë në ndërtimin e një ligjërimi të rrjedhshëm.
- Objektivat
-
• Të njihet studenti me rregullat themelore të artit të të shkruarit. • Të përvetësohen çështje të normës morfologjike dhe sintaksore. • Të arrijnë studentët një akt të lartë komunikativ, nëpërmjet ligjërimit normativ. • Të bëjnë punime me nivel të lartë gjuhësor (ese, detyra kursi dhe punim diplome). • Të nxitet të vështruarit kritik dhe akti i korrektimit në rastet e devijimeve nga shqipja standarde.
- Java
- Tema
- 1
- Pikësimi në fjalinë e thjeshtë - Pikësimi i periudhës dhe paragrafëve të gjatë
- 2
- Ç’është teksti? - Fazat e krijimit të tekstit - Nocioni “tekst” dhe evolucioni i tij - Organizimi i brendshëm i tekstit
- 3
- - Kriteret dhe parimet e tekstualitetit - Kohezioni dhe koherenca. Elementet e tyre karakterizuese
- 4
- Rimarrja - Paralelizmi - Parafraza - Proforma
- 5
- Koha, aspekti, veprimi - Mënyrat e veprimit foljor - Tipologjia dhe klasifikimi i teksteve
- 6
- Respekti në gjuhë, ose mirësjellja gjuhësore - Respekti në sferën profesionale - Fjalori i rënduar i mediave
- 7
- Gjuhët kombëtare dhe gjuha zyrtare në Bashkimin Evropian - Anglishtja në kuadrin e BE-së - Cili është koncepti i De Mauros?
- 8
- Provimi Gjysmë-Final
- 9
- Institucionet dhe mjetet që përçojnë normat e shqipes standarde - Stilet e shqiptimit - Diksioni
- 10
- Ushtrime për të shkathtësuar dhe ngulitur drejtshqiptimin - Fjalëshpejtat - Defekti i të folurit shpejt - Frymëmarrja - Zëri
- 11
- Theksimet - Theksi logjik - Tema/rema
- 12
- Stilet funksionale të gjuhës shqipe - Fjalët asnjanëse dhe fjalët me shenjë stilistike - Stilema dhe llojet e ligjërimit
- 13
- Teksti dhe domethënie nëntekstore - Mjetet shprehëse gjuhësore të zhanreve të ndryshme
- 14
- Si të shkruajmë një ese? - Organizimi i paragrafëve dhe i nënçështjeve - Përmbledhje e skicë-idesë
- 15
- Strategjitë e përkufizimeve - Llojet e përkufizimeve - Termat kyçe dhe termat e papërcaktuar
- 16
- Provimi Final
- 1
- Studentët do të pajisen me njohuritë bazë të gjuhës dhe do të dinë të shkruajnë pa gabime drejtshkrimore.
- 2
- Studentët do të mund të përkthejnë më mirë nga gjuhët e huaja tekste të ndryshme, duke njohur në mënyrë rrënjësore gjuhën amtare.
- 3
- Studentët do të arrijnë të shkruajnë ese, njoftime, deklarata etj., në mënyrë koherente dhe të saktë.
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 1 20% 20%
- Kuize
- 4 5% 20%
- Projekte
- 0 0% 0%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 1 10% 10%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 50%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 50%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 4 64
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 3 42
- Detyrat
- 0 0 0
- Gjysmë finale
- 1 10 10
- Provimi përfundimtar
- 1 10 10
- Të tjera
- 0 0 0
- Ngarkesa totale e punës
- 126
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 5.04
- ECTS
- 5.00