Gjuhë Shqipe II

Print

Loreta Loli, PhD

Kodi
ALB 102
Emri
Gjuhë Shqipe II
Semestri
2
Leksione
4.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Komunikimi gjuhësor është vlerë e njeriut. Vetëm njerëzit kanë aftësi të përçojnë sinjale tingëllore ose, siç thuhet ndryshe, shenja gjuhësore. Lënda e gjuhës shqipe ndihmon për të përforcuar aftësinë e të folurit me shkrim dhe gojë. Shqipja si gjuhë e shkruar dhe e folur ka sistemin e vet të veçantë shkrimor, por dhe një tërësi rregullash që formojnë strukturën e këtij sistemi. Kur analizojmë strukturën e shqipes, ndërtojmë gramatikën e saj. Përmes të mësuarit analitik dhe kritik synohet të folurit e gjuhës standard, me shkrim dhe me gojë, duke u aftësuar në ndërtimin e ligjërimit të nevojshëm

Objektivat

•Studenti do të njihet dhe do të aftësohet praktikisht me parimet e drejtshkrimit të gjuhës shqipe që ndihmon në të shkruarit. •Të përvetësohet struktura e rregullave të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. •T’u mundësohet studentëve një akt i lartë komunikativ, nëpërmjet ligjërimit normativ me gojë dhe me shkrim. •Të bëjnë punime me nivel të lartë gjuhësor (ese, detyra kursi dhe punim diplome). •Të nxitet të vështruarit kritik dhe akti i korrektimit në rastet e shmangjeve nga shqipja standard, duke u kujdesur për drejtshkrimin e zanoreve, të bashkëtingëlloreve, të apostrofit, të shkrimit të fjalëve njësh, ndaras dhe me vizë në mes, përdorimi i shkronjave të mëdha, në përdorimin e shenjave të pikësimit.

Java
Tema
1
Nyja e përparme dhe parafjalët. Shkrimi i nyjës së përparme. Shkrimi i nyjave, pjesëzave dhe i parafjalëve të përsëritura Ushtrime. Memushaj, Rami. (2002) Shqipja standarde, Si ta flasim dhe ta shkruajmë Toena, Tiranë: 81-98.
2
Pikësimi Shenjat e pikësimit Parimet e pikësimit Klasifikimi i shenjave të pikësimit Ushtrime Shenjat e pikësimit përdoren në të shkruar për ta bërë më të qartë e më të kuptueshme përmbajtjen e një thënieje të kumtuar me shkrim si dhe lidhjet midis pjesëve të saj. Të tilla janë vetëm ato shenja grafike me anën e të cilave bëhet ndarja e një teksti në fjali e periudha dhe tregohen kufijtë midis njësive më të vogla brenda tyre. Memushaj, Rami. (2002) Shqipja standarde, Si ta flasim dhe ta shkruajmë Toena, Tiranë: 189-194.
3
Shenjat e pikësimit në fund të fjalisë Pika Përdorime të tjera të pikës Pikëpyetja Pikëçuditja Tri pikat Presja, kllapat, thonjëzat Ushtrime Pika përdoret në fund të një fjalie të pavarur a të një periudhe për të treguar përfundimin e thënies, intonacionin zbritës dhe pauzë në ligjërim. Pikëpyetja përdoret në fund të një fjalie pyetëse. Pikëçuditja tregon përfundimin e një fjalie të pavarur thirrmore. Tri pikat tregojnë pengimin a ndërprerjen e ligjërimit. Përdorime të veçanta të presjes, kllapave e thonjëzave. Memushaj, Rami. (2002) Shqipja standarde, Si ta flasim dhe ta shkruajmë Toena, Tiranë: 195-208.
4
Pikësimi i fjalisë së thjeshtë Shenjat e pikësimit midis gjymtyrëve kryesore dhe të dyta Gjymtyrët homogjene pa lidhëza dhe me lidhëza Gjymtyrët homogjene me fjalë përgjithësuese Shenjat e pikësimit në fjalitë me gjymtyrë të veçuara: përcaktori i veçuar, ndajshtimi i veçuar, rrethanori i veçuar Ushtrime Shenjat e pikësimit midis gjymtyrëve kryesore dhe të dyta Midis gjymtyrëve homogjene që nuk lidhen me lidhëza, vihet presje Fjalë me kuptim përgjithësues janë përemrat dëftorë, përemrat e pacaktuar, ndajfoljet, emrat, numërorët e shoqëruar ose jo me emra, togjet e fjalëve etj. Memushaj, Rami. (2002) Shqipja standarde, Si ta flasim dhe ta shkruajmë Toena, Tiranë: 209-215.
5
Gjymtyrët sqaruese, plotësuese e saktësuese Thirrori Ndërtimet me forma të pashtjelluara Pjesëzat pohuese, mohuese dhe dëftuese Fjalët dhe shprehjet modale Pasthirrmat dhe tingullimitimet Ushtrime 1. Gjymtyrët homogjene të prira nga fjalët lidhëse me kuptim përforcues 2. Ndërtimet që përmbajnë një kumtim plotësues ndaj një gjymtyre parashkuese 3. Fjalët që sqarojnë kuptimin e një gjymtyre tjetër të fjalisë dhe që prihen nga fjalë ose shprehje 4. Gjymtyra e fjalisë shprehur me emër, përemër, ndajfolje a mbiemër Thirrori vihet midis presjesh ose ndahet me presje Memushaj, Rami. (2002) Shqipja standarde, Si ta flasim dhe ta shkruajmë Toena, Tiranë: 216-222.
6
Pikësimi i periudhës Periudha me fjali palidhëzore Fjalitë me lidhje numërimi Me lidhje kundërshtie Me lidhje ftilluese Me lidhje sqaruese e shtuese Me lidhje shkakore Me lidhje kushtëzimi Ushtrime Ndërmjet fjalive të një periudhe pa lidhëza vendosen marrëdhënie kuptimore të ngjashme me ato të periudhave me lidhëza. Këto lidhje kuptimore në të folur shprehen me anë të intonacionit, kurse në të shkruar jepen me anë të presjes, pikëpresjes ose dy pikave. Memushaj, Rami. (2002) Shqipja standarde, Si ta flasim dhe ta shkruajmë Toena, Tiranë: 223- 225.
7
Letërsia e vjetër shqiptare dhe lidhjet e saj me kulturën europiane, qarqet letrare dhe kodi biblik i saj. Letërsia dhe kultura arbëreshe, veçoritë tipologjike dhe stilistike të saj si pjesë e letërsisë, kulturës dhe gjuhës shqipe (De Rada, Dara, Zef Seerembe etj)
8
Provim gjysmëfinal
9
Rilindja shqiptare si lëvizje kulturore dhe letrare, roli i saj në konsolidimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare. Romantizmi. Lidhja e letërsisë dhe kulturës moderne shqiptare, ndihmesa e Faik Konicës, Lumo Skëndos, Branko Merxhanit, Vangjel Koçës etj., në formimin e një filozofie dhe mendësie të re konceptuale dhe interpretuese.
10
Përpjekja dhe krijimi i një identiteti të ri letrar, gjuhësor dhe kulturor shqiptar (Koliqi, Migjeni, Poradeci, Kuteli etj.) Figura e Musine Kokalarit- shkrimtares së parë në letërsinë shqipe.
11
Letërsia shqipe e Pasluftës së Dytë Botërore, socrealizmi si metodë dhe ideologji. Metoda e realizmit socialist: anatemimi, censura, dënimi.
12
Individualitete krijuese në Shqipërinë komuniste : Ismail Kadare, Petro Marko, Dritëro Agolli, Fatos Arapi etj.
13
Individualitete krijuese në letërsinë shqipe bashkëkohore në Kosovë: Esad Mekuli, Azem Shkreli, Anton Pashku, Ali Podrimja, Sabri Hamiti, Eqrem Basha etj.
14
Tipare të zhvillimeve letrare e kulturore mbas viteve ’90.
15
Përsëritje.
16
Provim Final
1
Të njihet studenti me rregullat themelore të artit të të shkruarit
2
Studenti duhet të kryejë punime me nivel të lartë gjuhësor (ese, detyra kursi, projekte, punim diplome)
3
Të nxitet të menduarit kritik duke u shfaqur në aktin e korrektimit në rastet e shmangies nga shqipja standarde.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
40%
Përqindja e provimit përfundimtar
60%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 7 7
Provimi përfundimtar
1 12 12
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00