Gjuhë Shqipe I

Print

Belfjore Qose, PhD

Kodi
ALB 101
Emri
Gjuhë Shqipe I
Semestri
1
Leksione
4.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Gjuha është një element shumë qendror në jetën e njeriut. Ajo ndihmon si realizimin e komunikimit, ashtu edhe formësimin e mendimit dhe transmetimin e tij. Për këtë arsye, një përdorim i saktë dhe sa më i mirë i gjuhës na ndihmon si në procesin e njohjes, ashtu edhe në vetë prezantimin e personalitetit tonë. Ky kurs synon t’i aftësojë studentët me një përdorim korrekt dhe sa më të mirë të shqipes, të përmirësojë aftësitë e tyre në shkrimin e shqipes dhe t’i ndihmojë në ndërtimin e një ligjërimi të rrjedhshëm.

Objektivat

•Të njihet studenti me rregullat themelore të artit të të shkruarit. •Të përvetësohen çështje të normës morfologjike dhe sintaksore. •Të arrijnë studentët një akt të lartë komunikativ, nëpërmjet ligjërimit normativ. •Të bëjnë punime me nivel të lartë gjuhësor (ese, detyra kursi dhe punim diplome). •Të nxitet të vështruarit kritik dhe akti i korrektimit në rastet e devijimeve nga shqipja standarde.

Java
Tema
1
Gjuha shqipe në një vështrim të përgjithshëm: -origjina dhe emri -dokumentet e para -dialektet -alfabeti -shqipja letrare
2
Leksiku i shqipes: Fjalori - Llojet e fjalorëve - Ç’është fjalori shpjegues dhe si përdoret ai?
3
Semantika - Kuptimi i fjalëve - Fusha leksikore dhe kuptimore - Sinonimet, antonimet, homonimet - Shprehjet frazeologjike
4
Fjalët e huaja në gjuhën shqipe - Neologjizmat - Huazimet dhe llojet e tyre
5
Burimet e pasurimit të gjuhës shqipe - Shqipërimi i disa fjalëve dhe prapashtesave të huaja - Ndërkombëtarizmat dhe terminologjitë e fushave të ndryshme.
6
Normat e shqipes standard - Shprehitë e të shkruarit drejt - Karakteristikat e gjuhës standard - Ilustrime me shembuj të shtypit të shkruar (gabimet drejtshkrimore dhe gramatikore)
7
GJINIA, TRAJTA DHE RASA E EMRIT - Ndërrimi i gjinisë së shumësit të emrave mashkullorë - Emra me temë të njëjtë në të dyja gjinitë - Trajta dhe rasa e emrit - Përdorimi i emrave të përveçëm
8
Provim Gjysmëfinal
9
Përemri - Përemri vetor - Trajtat e shkurtra të përbëra - Drejtshkrimi i trajtave të përbëra - Sintaksa e përemrit vetorë Gabimet në përdorimet e trajtave të shkrurtra
10
- Rendi i gjymtyrëve në fjali - Rendi i përcaktorëve të një emri - Përshtatja e gjymtyrëve në fjali - Përshtatja e kohëve në periudhën me nënrenditje
11
Fjalitë e përbëra me bashkërenditje Llojet, ndërtimet.
12
Fjalitë e përbëra me nënrenditje: - Përcaktore - Ftilluese - Kohore - Qëllimore - Vendore - Shkakore - Rrjedhimore - Lejore - Kushtore - Krahasore - Mënyrore - Sasiore
13
- Rastet jonormative të përdorimit të foljeve - Roli i pikësimit në organizimin e mendimit -Parimet e pikësimit
14
- Klasifikimi i shenjave të pikësimit - Përdorime të veçanta të shenjave të pikësimit - Pikësimi në fjalinë e thjeshtë - Pikësimi i periudhës dhe paragrafëve të gjatë
15
Përsëritje
16
Provim Final
1
Studentët do të pajisen me njohuritë bazë të gjuhës dhe do të dinë të shkruajnë pa gabime drejtshkrimore.
2
Studentët do të mund të përkthejnë më mirë nga gjuhët e huaja tekste të ndryshme, duke njohur në mënyrë rrënjësore gjuhën amtare.
3
Studentët do të arrijnë të shkruajnë ese, njoftime, deklarata etj., në mënyrë koherente dhe të saktë.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 20% 20%
Kuize
4 5% 20%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 2 28
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 20 20
Të tjera
1 5 5
Ngarkesa totale e punës
127
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.08
ECTS
5.00