Letërsia Fantastiko - shkencore

Print

Lediana Beshaj, PhD

Kodi
ELL 442
Emri
Letërsia Fantastiko - shkencore
Semestri
0
Leksione
4.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Ky kurs do të studiojë influencën e shkencës dhe fantazisë si një shprehje e letërsisë dhe krahasimin e tyre me sensin tonë të realitetit. Letërsia shkencore dhe fantastike do të shqyrtohet si një formë e narrativës njerëzore dhe kozmike. Duke qenë se letërsia fantastiko shkencore është një zhanër që ka në thelb imagjinatën ( të tilla si vende futuriste, ngjarje, kohë, shkencë, hapsirë, udhëtim në kohë, jetë dhe universe paralele, teknologji, jashtëtokësor etj.) do të jetë shumë interesante për studentët që të zhvillojnë dijet e tyre. Në këtë kurs do të eksplorohen rezultatet dhe rrjedhojat potenciale të shpikjeve shkencore dhe ideve të reja, ashtu siç quhet edhe letërsia fantastiko shkencore” letërsia e ideve” Autorët, shpesh e përdorin letërsinë fantastiko shkencore si një kornizë për të eksploruar politikën, identitetin, dëshirën, pasionin, vdekjen, strukturën sociale, si dhe tema të tjera letrare; si e tillë do të jetë një sfidë e madhe për studentët e këtij kursi që të studiojnë të gjitha këto këndvështrime.

Objektivat

Objektivat kryesore të këtij kursi janë: 1. Studentët dinë më shumë rreth letërsisë fantastiko shkencore dhe aftësohen në zhvillimin e mendimit kritik në temat që do të zhvillohen në këtë kurs. 2. Studentët do të investigojnë natyrën e teksteve fantastiko shkencore duke u kërkuar përgjigje pyetjeve si: në ç'mënyrë kjo lloj letërsie ndihmon të shpjegojmë botën në të cilën jetojmë? Si është lidhja e këtyre teksteve me botën e sotme dhe atë në të ardhmen? 3. Studentët do të mund të dallojnë temat që kanë të bëjnë me letërsinë fantastiko shkencore dhe se si funksionojnë brenda këtij zhanri.

Java
Tema
1
Hyrje në letërsinë fantastiko shkencore. Qëllimi veprat
2
Teoritë sociale dhe letërsia fantastiko shkencore
3
Shkencat natyrore dhe letërsi fantastiko shkencore
4
Letërsia fantastiko shkencore ekstreme.
5
Letërsia fantastiko shkencore në filma.
6
Analizë dhe kritikë filmash fantastiko shkencore
7
Utopitë dhe anti utopitë. Histori alternative
8
Provimi gjysmefinal
9
Politika dhe letërsia fantastiko shkencore
10
Gjinia dhe letërsia fantastiko shkencore
11
Etnia në letërsinë fantastiko shkencore
12
Feja dhe letërsia fantastiko shkencore
13
Diskutim artikujsh rreth letërsisë fantastiko shkencore
14
Diskutim artikujsh rreth letërsisë fantastiko shkencore
15
Përmbledhje
16
Provimi final
1
Studentët do të kuptojnë rolin e letërsisë fantastiko shkencore në shpjegimin e botës së sotme.
2
Studentët do të analizojnë lidhjen e kësaj letërsie me teoritë kryesore ekzistuese.
3
Studentët do të vlerësojnë dhe kritikojnë veprat e këtij zhanri si dhe tematikat kryesore.
4
Studentët do të mund të identifikojnë dhe të shpjegojnë materialet dhe konceptet që burojnë nga një varg disiplinash që lidhen me letërsinë fantastiko shkencore.
5
Studentët do të zhvillojnë idetë dhe qëndrimet e tyre kritike që dalin nga studimi i artikujve letrar, filmave, teorisë së letërsisë.
6
Studentët do të sintetizojnë idetë e tyre nga një mori burimesh.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 20% 20%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
2 10% 20%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
2 10 20
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 15 15
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
151
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.04
ECTS
6.00