Letërsi dhe Kulturë Angleze

Print

Ilda Poshi, PhD

Kodi
ELL 411
Emri
Letërsi dhe Kulturë Angleze
Semestri
1
Leksione
4.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Kjo lëndë shqyrton një shumëllojshmëri tekstesh letrare Britanike që nga Lufta e Parë Botërore deri më sot, duke përfshirë shkrimtarë Anglez, Uelsian, Skocez, dhe Irlandez. Tekstet do të vihen në kontekstet sociale, politike dhe shoqërore të kohës së tyre dhe do të analizohen në mënyrën se si ato rindërtojnë koncepte të identitetit kombëtar dhe kulturor

Objektivat

-Marrja e njohurive rreth zhanreve të ndryshëm të letërsisë Britanike. -Analizimi i teksteve letrare në bazë të teorive kulturore. -Diskutimi rreth elementëve të ndryshëm kulturor në shoqërinë Britanike. -Ekzaminimi i veprave të ndryshme Angleze në bazë të backgroundit të tyre politik, social dhe kulturor. -Vlerësimi i rëndësisë së teorisë në kuptimin dhe analizimin e teksteve kulturore

Java
Tema
1
Hyrje në letërsi. Sundimi anglez. Periudha e anglishtes së vjetër dhe të mesme në gjuhë dhe kulturë. Pushtimi Romak. Letërsia Mesjetare : Lirikat e Beowulf ; G. Chaucer’s The Canterburry tales,
2
Diskutime rreth Letersise se vjeter dhe Mesjetare; Rilindja angleze dhe Illuminizmi: J. Milton;
3
Dramaturgjia para Shakespeare; Ch. Marlowe: Dr Faustus ; W. Shakespeare_ Jeta dhe vepra ; dramaturgjia _Gjuha dhe vështirësite e saj;
4
W. Shakespeare_ Veprimtaria Letrare: klasika: Romeo dhe Xhulieta_ Karakteret përballë njëri-tjetrit _ Qëndrime kritike dhe analizë
5
Poezia Metafizike: karakteristikat sociale, ekonomike, dhe letrare _ J. Donne; A. Marvell; R. Herrick
6
Periudha Elisabetiane ; Periudha Puritane dhe ajo e Restaurimit – rënia e dramës
7
Përsëritje
8
Provim gjysmëfinal
9
Poezia klasike: J. Dryden; Poezia Viktoriane: Browning; Bronte; Wordsworth; Poezia Romantike: Byron; Burns, Blake, Shelley; Keats
10
Letërsia Klasike “Age of Enlightenment”: J. Swift : Gulliver’s Travel; D. Defoe : Robinson Crusoe;
11
Proza post-viktoriane ose modernistët e parë : O. Wilde: The importance of being Ernest ;
12
Swift’s Gulliver perballe Defoe’s Robinson Crusoe perballe Wilde’s Ernest ; _ Letërsia në luftrat botërore
13
Letërsia moderne : D.H. Lawrence: The Horse Dealer's Daughter; V. Woolf: A profession for women;
14
Stream of Consciousness Technique: G.B. Shaw: Mrs Warren’s profession & J. Conrad: Heart of Darkness;
15
Impresionizmi i J. Joyce: Ulysses; Thriller i G. Greene: The comedians; Teatri absurdit: S. Becket : Waiting for Godot
16
Provim final
1
Të identifikojnë dhe gjurmojnë zhvillimet në letërsinë britanike nga fillesat në periudhën moderne, duke shpjeguar lëvizjet letrare, historike , filozofike, shoqërore, dhe teologjike kyçe dhe duke eksploruar se si këto lëvizje janë pasqyruar në letërsinë përfaqësues të kohës.
2
Të kuptojnë termat letrarë , tematikën kryesore, dhe parimet kritike dhe t’i përdorin ato për të analizuar vepra të veçanta të letërsisë britanike sipas periudhave kohore të përcaktuara.
3
Të shprehin gjithë vizionin / qasjet dhe të kuptuarin në letërsinë dhe kulturën e çdo periudhe duke e analizuar atë përmes një stili të qartë shpjegues.
4
Të vlerësojnë letërsinë, gjuhën dhe imagjinatën; të zhvillojnë një pasion për to; të vlerësojmë aftësinë e letërsisë për të shprehur ndjenja, kultivuar imagjinatën, dhe të parashtrojnë faktet si njerëz.
5
Të kultivojnë kapacitetin e tyre për të gjykuar vlerën estetike dhe etike të teksteve letrare - dhe të jenë në gjendje të artikulojnë standardet mbi të cilën mbështeten vendimet e tyre; të vlerësojnë përdorimin shprehës të gjuhës si një veprimtare themelore dhe mbështetëse e njeriut e cila e përgatit lexuesve dhe shkrimtarëve të mësuar.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 50% 50%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 20 20
Provimi përfundimtar
1 20 20
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
146
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.84
ECTS
6.00