- Kodi
- COM 421
- Emri
- Marketingu Politik Mjetet, Teknikat dhe Strategjitë
- Semestri
- 1
- Leksione
- 3.00
- Seminare
- 0.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 3.00
- ECTS
- 6.00
- Përshkrimi
-
Marketingu politik ka tërhequr vëmendjen e aktorëve politik në vitet e fundit edhe në Shqipëri. Rëndësia e marketingut politik bën që aktorët e politikës jo vetëm të veprojnë por edhe të mendojnë në termat e marketingut. Disiplina e marketingut inkurajon bizneset të kuptojnë klientët e tyre me qëllim që t’u sigurojnë atyre produktet dhe shërbimet e duhura. Në politikë, partitë janë përfaqësuese të popullit, prandaj ato duhet të kuptojnë ose të paktën të zbulojnë çfarë dëshiron publiku në termat e politikave dhe lidershipit qytetar.
- Objektivat
-
Në këtë lëndë studentët do të njihen me koncepte të tilla si: Kuptimi i marketingut politik si një nënfushë e marketingut tradicional, dallimet ndërmjet marketingut tradicional dhe marketingut politik, evoluimi i marketingut politik, procesi i marketingut politik ku trajtohet tregu politik, produkti politik, promocioni politik, si dhe koncepti i çmimit dhe shpërndarjes në politikë, komunikimi politik, komunikimi i marketingut të lidershipit, marketingu i drejtpërdrejtë, marketingu me anë të internetit, komunikimi lokal i marketingut politik, format e komunikimit të marketingut të orientuara nga tregu, marrëdhëniet me publikun, fushatat elektorale të realizuara mbi bazën e sonadazheve, publiciteti negativ si një ndër elementët kryesor të publicitetit të përdorur tek fushatat elektorale, fushata e përhershme dhe elementët e saj, planifikimi i marketingut për fushatat elektorale, segmentimi dhe pozicionimi i tregut në rastin e fushatave elektorale.
- Java
- Tema
- 1
- Kuptimi i Marketingut Politik. Origjina, përkufizimet, zhvillimi, teoritë, rëndësia dhe ndikimi i Marketingut Politik.
- 2
- Ndryshimet dhe ngjashmëritë ndërmjet marketingut komercial/tradicional dhe marketingut politik.
- 3
- Kërkimi Marketing në Politikë. Planifikimi, mbledhja e informacionit, segmentimi i tregut dhe targetimi në Marketingun Politik.
- 4
- Krijimi i produktit politik, strategjia, pozicionimi, autentiteti, marketimi.
- 5
- Votuesi si Konsumator. Parashikimi i nevojave të votuesit. Paralelizmi i sjelljes së votuesve dhe sjelljes konsumatore.
- 6
- Komunikimi politik. Metodat e komunikimit politik. Ndarja në grupe në lidhje me detyren e kursit dhe përzgjedhja e temave të detyrës.
- 7
- Fushata e përhershme dhe elementët e saj.
- 8
- Provim Gjysmëfinal
- 9
- Çfarë janë sondazhet? Qëllimi i realizimit të sondazheve. Realizuesit e sondazheve. Elementët kryesorë në një proces kërkimi të opinionit publik.
- 10
- Pozicionimi i kandidatit. Vlerësimi i konkurrencës. Marrëdhëniet publike politike. Përcaktimi dhe menaxhimi i imazhit.
- 11
- Buxhetimi i Marketingut Politik. Financimi politik në fushata zgjedhore dhe jashtë tyre
- 12
- Strategjia Marketing. Formula marketing për sukses politik
- 13
- Media e Re dhe influencimi i ndryshimeve të saj në Marketingun Politik.
- 14
- Ekperienca të ndryshme Shqiptare, Amerikane, Europiane në zbatimin e Marketingut Politik. Mundësitë e karrierës në Marketingun Politik
- 15
- Detyrë Kursi. Prezantimi i detyrës së kursit - Realizimi i Debatit Publik
- 16
- Provim Final
- 1
- Studentët do të pajisen me njohuri bazë mbi Marketingun Politik, me mjete të reja të komunikimit si dhe metodat e përdorimit të tipeve të ndryshme të mediave tradicionale dhe të reja në situatë politike.
- 2
- Studentët do të jenë të aftë të përcaktojnë elementët kryesorë të një fushate politike, imazhin dhe linjën e komunikimit të tij në Marketingun Politik.
- 3
- Studentët do të jenë në gjendje të realizojnë studime marketing në politikë, të realizojnë segmentimin e audiencës dhe analizën e votuesit për ta përdorur në hartimin e një strategjie sa më efektive të Marketingut Politik.
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 1 20% 20%
- Kuize
- 0 0% 0%
- Projekte
- 2 5% 10%
- Detyra
- 1 35% 35%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 0 0% 0%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 65%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 35%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 3 48
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 5 70
- Detyrat
- 3 0 0
- Gjysmë finale
- 1 14 14
- Provimi përfundimtar
- 1 18 18
- Të tjera
- 0 0 0
- Ngarkesa totale e punës
- 150
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 6.00
- ECTS
- 6.00