Gjuhë Shqipe II

Print

Monika Hasani, Prof. Asoc. Dr.

Kodi
ALB 102
Emri
Gjuhë Shqipe II
Semestri
0
Leksione
4.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Komunikimi gjuhësor është vlerë e njeriut. Vetëm njerëzit kanë aftësi të përçojnë sinjale tingëllore ose, siç thuhet ndryshe, shenja gjuhësore. Lënda e gjuhës shqipe ndihmon për të përforcuar aftësinë e të folurit me shkrim dhe gojë. Shqipja si gjuhë e shkruar dhe e folur ka sistemin e vet të veçantë shkrimor, por dhe një tërësi rregullash që formojnë strukturën e këtij sistemi. Kur analizojmë strukturën e shqipes, ndërtojmë gramatikën e saj. Përmes të mësuarit analitik dhe kritik synohet të folurit e gjuhës standard, me shkrim dhe me gojë, duke u aftësuar në ndërtimin e ligjërimit të nevojshëm

Objektivat

 Të marrë formim bazë gjuhësor  Të përvetësohen çështje të fonetikës, leksikologjisë, të normës morfologjike, sintaksore si dhe të drejtshkrimit të gjuhës shqipe.  Të arrijnë studentët një akt të lartë komunikativ nëpërmjet ligjërimit normative.  Të rrisin cilësinë gjuhësore të punimeve (ese, detyra kursi, artikuj) punim diploma  Të nxitet të vështruarit kritik si dhe akti i korrektimit në rastet e shmangieve nga shqipja standard.

Java
Tema
1
Struktura e shqipes. Pjesët e ligjëratës. Emriçështjet kryesore- Gramatika e shqipes;- Fjalët, fjalia, pjesët e ligjëratës;- Emri;- Kategoritë gramatikore të emrit;
2
Mbiemri. Numëroriçështjet kryesore- Mbiemri, numërori;- Funksionet sintaksore;- Kategoritë gramatikore;- Veçoritë morfologjike;
3
Përemriçështjet kryesore- Kuptimi, veçoritë gramatikore;- Ndryshime dhe ngjashmëri;- Llojet e përemrave;- Funksionet e tyre;
4
Folja çështjet kryesore- Nënklasat e foljeve sipas…;- Mënyrat;- Zgjedhimet;- Foljet e parregullta…;
5
Ndajfolja, parafjala, lidhëza, pjesëzaçështjet kryesore- Ndajfolja, llojet…;- Parafjala;- Lidhëza;- Pjesëza, pasthirrma;
6
Formimi i fjalëveçështjet kryesore- Fjalët e prejardhura dhe fjalët e përbëra- Parashtesat, prapashtesat;- Fjalët e përngjitura;- Familja e fjalëve, fusha leksikore;
7
Fjalia çështjet kryesore- Struktura, llojet;- Funksionet e përbërësve të fjalisë ;- Funksionen që lidhen me foljen;- Kryefjala; Pjesët plotësuese;- Rendi i fjalëve në fjali;
8
Provim Gjysmëfinal
9
Fjalia e përbërë çështjet kryesore- Fjalia e përbërë me bashkërenditje;- Fjalia e përbërë me nënrenditje;- Fjalia e përbërë pa lidhëza e fjalë lidhëse;- Fjalia e përbërë me më shumë se dy pjesë;
10
Fjalia e përbërë çështjet kryesore- Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditura;- Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditura përcaktore ;- Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditura ftilluese;- Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditura rrethanore;
11
Fjalia e përbërë çështjet kryesore- Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditura kohore;- Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditura vendore;- Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditura qëllimore;- Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditura shkakore e rrjedhimore
12
Fjalia e përbërë çështjet kryesore- Pjesa e nënrenditur rrjedhimore;- Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditura shkakore;- Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditura lejore;- Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditura kushtore
13
Fjalia e përbërë. Thirrori. Dialogu. Citatiçështjet kryesore
14
- Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditura krahasore;- Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditura mënyrore;- Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditura sasiore;- Fjalë, grupe fjalësh dhe fjali të palidhura gramatikisht;- Thirrori, ligjërimi, tregimi, dialogu, citati…;
15
Mjeshtëri mësimdhënieje
16
Provim Final
1
Të njihet studenti me rregullat themelore të artit të të shkruarit
2
Studenti duhet të kryejë punime me nivel të lartë gjuhësor (ese, detyra kursi, punim diploma)
3
Të nxitet të menduarit kritik duke u shfaqur në aktin e korrektimit në rastet e shmangies nga shqipja standarde.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
40%
Përqindja e provimit përfundimtar
60%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 10 10
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
126
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.04
ECTS
5.00