- Kodi
- ISC 314
- Emri
- Sufizëm
- Semestri
- 6
- Leksione
- 4.00
- Seminare
- 0.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 4.00
- ECTS
- 5.00
- Përshkrimi
-
Në këtë lëndë do analizohen në mënyrë të përgjithshme çështje si përkufizimi i sufizmit, historiku i mendimit tasavufik, lindja e tarikateve nën dritën e relatave të shkencës së tasavufit me shkencat e tjera islame, përfaqësuesit e mëdhenj të sufizmit dhe doktrinat e tyre, perceptimi i sufizmit për edukimin e nefsit (vetvetes) dhe pjekurisë njerëzore dhe pozicioni i tarikateve në traditën e mendimit islam.
- Objektivat
-
Njohja e doktrinës së sufizmit, literatura dhe tarikatet përbën themelin e kësaj lende.
- Java
- Tema
- 1
- 1. Ç’është sufizmi, burimet e shkruara dhe bazat fetare te saj Raportin Tesavvuf-Islam, qoftë tematikisht qoftë metodologjikisht, nuk do të mund ta vendosnim në mënyrë të duhur nëse nuk e përkufizojmë Tesavvufin me përkufizimin i cili më për së afërmi i përgjigjet thelbit të tij. Tesavvufi islam i përfaqësuar në brendinë e ajeteve të Kur’anit, haditheve të Pejgamberit a.s. dhe në traditën metagjeografike dhe kozmohistorike të dijetarëve me urti ekzistenciale është emërtuar ndryshe edhe si Misticizëm islam. Edhe pse disa prej studiuesve të Tesavvufit janë të mendimit se termi misticizëm nuk i përgjigjet dhe nuk e ngërdhen në vete në tërësi përvojën e Tesavvufit, ne këtu mistikën e kemi përdorur me përmasën e saj filozofike e jo fetare. Në bazë të asaj që shihet nga literatura më e gjerë sufike, konkretisht nga baza e përkufizimeve të bëra nga ana e sufijve të mëdhenj gjatë historisë për Tesavvufin, në disiplinën e Tesavvufit Zoti, Hakikati dhe Marifeti janë themelet bazë në sqarimin e burimit dhe qenies së kësaj shkence, e në veçanti të dijes dhe njohjes sufike. Izeti, Metin, Kllapia e Tesavvufit, FSHI, Shkup 2004:15-37. Annemarie Schimmel, Mystical Dimensions of Islam, The University of North Carolina Press (1978)
- 2
- Terminologjia dhe karakteristikat themelore të sufizmit Si çdo disiplinë tjetër teologjike dhe filozofike, ashtu edhe Tesavvufi ka zhvilluar mënyra dhe trajta nëpërmjet të cilave do të ketë mundësi të afrohet deri te ky qëllim. Edhe në mendimin sufik, si në përgjithësi në akiden islame, Zoti është realiteti i vetëm i qenësisë. Sufijtë në vrojtimin dhe përkapjen e realitetit të qenësisë dhe në afrimin me Zotin, si dy qëllime parësore të disiplinës së Tesavvufit, kanë zhvilluar një terminologji të vrullshme, e cila njëkohësisht paraqet edhe karakteristikat themelore të Tesavvufit. 1. Termet psikologjike të Tesavvufit: a) Akl (Arsyeja); b) Kalb (Zemra); c) Ruh (Shpirti); d) Nefs (Uni) 2. Termat e gjendjeve dhe pozicionimeve sufike (makamet dhe halet): a) Dhikri (Përkujtimi); b) Tevbe (Pendimi); c) Zuhd (Askeza); d) Mehabbet (Dashuria kuptimore); e) Havf (Frika); f) Vexhd (Ekstaza). Izeti, Metin, Kllapia e Tesavvufit, FSHI, Shkup 2004:38-62. Annemarie Schimmel, Mystical Dimensions of Islam, (1978)
- 3
- Zuhdi dhe zahidet e parë Në shekujt e parë Tesavvufi paraqitet si reagim i njerëzve të devotshëm kundër jetës luksoze dhe të pamatur të udhëheqësve muslimanë të Dinastisë Emevite. Si pasojë edhe temat dhe diskutimet e para sufike kanë të bëjnë kryesisht me çështjet e sjelljes shembullore dhe ndjekjes së përpiktë të Sunnetit të Pejgamberit a.s. Është kjo periudha kur edhe disiplinat e tjera islame nuk kanë marrë formën e sistematizuar dhe të kodifikuar. Faza e zuhdit. Formës që ka marrë jeta shpirtërore islam në intervalin kohor të dy shekujve të parë pas hixhretit përgjithësisht i themi zuhd, kurse përfaqësuesve të saj zahidë, abidë, nasikë dhe kurra. Në këtë periudhë kohore janë edukuar zahidët si Hasan Basriu, Vejsel Karani, Rabi'atu'l-Adevijje dhe Malik b. Dinar. Karakteristika më të dalluara të kësaj periudhe janë më tepër rëndësi për veprën (amel) sesa përnjohjen (marrifet), për adhurimin (ibadet) sesa për inspirimin (ilham), për moralin (ahlak) sesa për zbulimin (Keshf), për istikametin sesa për kerametin, apo, thënë shkurt, më tepër i është vënë theksi praktikës sesa teorisë. Izeti, Metin, Kllapia e Tesavvufit, FSHI, Shkup 2004:38-62; Annemarie Schimmel, Mystical Dimensions of Islam, (1978)
- 4
- Zhvillimi i sufizmit dhe sufistet e parë Shekujt III dhe IV hixhri kanë qenë vendimtarë në sistematizimin e disiplinave islame, përfshirë edhe Tesavvufin. Në këtë periudhë, kur ende nuk janë të themeluara tarikatet si institucione sufike, në botën islame ekzistojnë qendra të ndryshme sufike në të cilat theks i posaçëm vihet mbi njërën prej qasjeve që më vonë do ta prezentojë tërësinë e metafizikës, kozmologjisë, antropologjisë dhe eskatologjisë sufike. Faza e tasavvufit: Lëvizja e pjekur e zuhdit, në vitin 200)815 e lindi rrymën e tasavvufit. Kjo rrymë nxori në plan të parë diturinë ('ilm), njohjen (marifet) dhe ekstazën (vexhd) dhe në plan të dytë hodhi veprën (amel), respektin (ta'ah) dhe asketizmin (zuhd). Marruf Kerhi (v. 200815), Bishr Hafijj (v. 2277841), Ebu Sulejman Darani (v. 215/830), Dhunnun Misri (v. 245/859), Bajezid Bistami (v. 234/848 ose 261/874), Xhunejd (v. 297/909), Ebu Said Harraz (v. 272/885), Seri Sakati (v. 257/870), Hamdun Kassar (v. 271/884), Hakim Tirmidhi (v. 285/898), Sehl Tusteri (v. 273/885), Ebu Husejn Nuri (v. 295/907) dhe Ebu Hafs (v. 260/873) janë sufijtë që kanë jetuar në shekullin III dhe që e kanë themeluar tasavvufin. Izeti, Metin, Kllapia e Tesavvufit, FSHI, Shkup 2004:62-71; Annemarie Schimmel, Mystical Dimensions of Islam, (1978)
- 5
- Nga sufizimi ne tarikat Duke filluar prej shekullit VI/XII filloi të institucionalizohet në rrugë specifike mistike të emërtuara si tarikate. Besimi i sufijve se rrugët e afrimit deri te Zoti janë të panumërta, është shoqërorizuar nëpërmjet tarikateve dhe metodave të ndryshme të tyre. Tarikat është fjalë arabe e cila d.t.th. rrugë të cilës duhet ecur, metodë e cila duhet të ndiqet, gjendje dhe pozitë. Në fillim tarikati kishte kuptim të largimit prej dynjasë për ta fituar ahiretin dhe të rrugës e cila do të ndiqej në edukimin e fuqive shpirtërore, kontrollimin e shtytësve të unit dhe të karakterit njerëzor. Ndërsa më vonë, me tarikat nënkuptohej tërësia e rregullave dhe parimeve etike-sociale të ndjekura nga ana e personave që marrin edukatë shpirtërore nën kontrollin e një shejhu dhe brenda një teqeje të caktuar. Qëllimi i tarikatit është që t’i nxjerrë në pah vlerat shpirtërore me origjinë hyjnore të fshehura në brendinë e ithtarit të tarikatit (murid) dhe t’ju ndihmojë atyre ta gjejnë Allahun xh.sh. Izeti, Metin, Kllapia e Tesavvufit, FSHI, Shkup 2004:72-84; Annemarie Schimmel, Mystical Dimensions of Islam, (1978)
- 6
- Tarikatet dhe teqetë si institucione Një numër i madh i tarikateve të paraqitura në botën islame i përkasin njërit prej grupeve të lartpërmendura, por ato janë emërtuar kryesisht në bazë të themeluesit të tyre ose në bazë të emrit të shejhëve të lartë brenda një tarikati të caktuar, të cilët kanë bërë ndryshime në trajtën e ritualeve dhe manifestimeve të posaçme për Tesavvufin, si dhikrin, sejr-i sulukun etj. Teqetë janë vende ku është punuar, analizuar, përjetuar mendimi sufik islam dhe prej nga më vonë i është prezentuar popullatës. Ato si institucione të Tesavvufit dhe pjesë përbërëse të qytetërimit islam paraqesin institucione bamirëse në të cilat banojnë ose qëndrojnë ithtarët e tarikatit (muridë, muhibë), të cilët nën kontrollin lëndor dhe kuptimor të një shejhu të caktuar përpiqen ta zbukurojnë moralin dhe etikën e tyre në bazë të parimeve sufike islame. Izeti, Metin, Kllapia e Tesavvufit, FSHI, Shkup 2004:72-84. Annemarie Schimmel, Mystical Dimensions of Islam (1978)
- 7
- Ibn Arabi dhe “vahdeti vuxhud” Çështja e qenësisë dhe relacionet ndërmjet segmenteve ekzistuese në platformën fizike dhe metafizike, kanë qenë prej problemeve kryesore të diskutuara në qarqet religjioze dhe filozofike në të katër anët e botës. Meqë thelbi i qenësisë nuk dihet nga askush tjetër përveç Allahut xh.sh., mendimtarët e ndryshëm, të bazuar në sistemet e tyre filozofike, apologjetike ose mistike, kanë zhvilluar teori të ndryshme rreth thelbit të qenësisë. Vahdet-i vuxhud d.t.th. pranim i Personit të Zotit (dhat) si transcendent, ndërsa i emrave dhe cilësive (esma ve’s-sifat) të Tij si imanente. Mospranim i kurrfarë ekzistence reale tjetër përveç Zotit, por konsiderim i tyre si pasqyrime (texhel-lijat) të emrave dhe cilësive të Zotit dhe verifikim i gjithë kësaj jo në mënyrë spekulative por nëpërmjet përvojës ezoterike dhe zbulimit (mukashefe). Sipas sufijve vahdet-i vuxhudi paraqet trajtën më të përsosur të tevhidit. Kjo teori është e pranishme në thëniet e sufijve të caktuar që prej ditëve të para të aktiviteteve mistike brenda shoqërisë islame, por është sistematizuar nga ana e doajenit të Tesavvufit filozofik Muhjuddin ibn Arabiut. Izeti, Metin, Kllapia e Tesavvufit, FSHI, Shkup 2004:67-72; Annemarie Schimmel, Mystical Dimensions of Islam (1978)
- 8
- Provimi gjysmë final
- 9
- Institucionet e tesavvufit në Ballkan Ballkani nga një numër i madh historianësh dhe kulturologësh konsiderohet si udhëkryq i ballafaqimit të qytetërimit lindor dhe atij perëndimor. Ai ka qenë urë kaluese për transferimin e kulturës, qytetërimit dhe ideve religjioze lindore në Perëndim por edhe anasjelltas. Pozita gjeostrategjike e Ballkanit është e tillë që ka tërhequr të gjitha shtetet e mëdha që të vendosen aty dhe ta kenë atë nën kontroll. Pas vërshimit të fesë islame prej Gadishullit Arabik dhe kalimit të saj në Evropë dhe Azi të Vogël edhe muslimanët kanë menduar për përcjelljen e idesë islame në viset ballkanike. Në periudhën paraosmane, edhe pse në mënyrë më tepër individuale, haset në ekzistimin e muslimanëve në viset ballkanike. Në periudhen e Shtetit Osman aktivitet më të vrullshëm kanë patur tarikatet Halvetijje, Mevlevijje, Rifaijje, Sadijje, Nakshibendijje, Kadirijje dhe Bektashijje. Izeti, Metin, Kllapia e Tesavvufit, FSHI, Shkup 2004:67-72:85-115. Annemarie Schimmel, Mystical Dimensions of Islam (1978)
- 10
- Mevlana dhe Tarikati Mevlevi Tarikati Mevlevi është themeluar nga fundi i shekullit XII në Konjë dhe rrethinë nga Mevlana Xhelaluddin Rumiu (v.672/1273), ndërsa trajtën përfundimtare e ka marrë në kohën dhe me veprimtarinë e të birit të Mevlanës, Sulltan Veledit (v.712/1312). Në formimin e Mevlanës si sufi dhe në tarikatin e tij më vonë, ndikim të rëndësishëm kanë patur disa persona, në krye të të cilëve pa dyshim qëndron Shemsi Tebriziu. Si te popujt e tjerë ballkanikë ashtu edhe te shqiptarët Mevlana Xhelaluddin Rumiu dhe vepra e tij “Mesnevi”, kanë patur vend të posaçëm. Disa prej poetëve shqiptarë në periudhën osmane si dhe në atë pasosmane kanë shkruar poezi në të cilat kanë qenë të frymëzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga veprat e Mevlanës. P.sh., doajeni i letërsisë shqiptare, Naim Frashëri, në “Dhembjet e Fyellit” në mënyrë të drejtpërdrejtë është frymëzuar nga tetëmbëdhjetë vargjet e para të “Mesnevisë” kushtuar Nej-it. Izeti, Metin, Kllapia e Tesavvufit, FSHI, Shkup 2004:67-72:116-129. Annemarie Schimmel, Mystical Dimensions of Islam (1978)
- 11
- Tarikati Nakshibendi dhe Halveti Tarikati Nakshibendi emrin e ka marrë nga sufiu i njohur i Buharës në shekullin XIV Shejh Haxhe Bahauddin Muhammed Nakshibend Buhariu (v.791/1389). Karakteristikat dalluese të këtij tarikati janë: ndjekja e “rrugës së mesme” në pikëpamjet sufike; zbatimi i përpiktë i parimeve të Sheriatit islam. Tarikati Halveti duke filluar prej shekullit XVI ka qenë rruga mistike më e përhapur në botën islame. Ky tarikat është themeluar nga ana e nxënësit dhe muridit të Ibrahim Zahid Gejlaniut, Omer el-Halvetiut (v.750/1349). Halveti (vetmia) ishte njëra nga trajtat më të preferuara në pastrimin dhe edukimin e unit nga ana e sufijve që nga periudhat më të hershme dhe pranohej si një nga parimet themelore të jetës askete. Izeti, Metin, Kllapia e Tesavvufit, FSHI, Shkup 2004:67-72:130-157. Annemarie Schimmel, Mystical Dimensions of Islam (1978)
- 12
- Tarikati Kadiri dhe Rifai Tarikati Kadiri së bashku me Tarikatin Rifai (Rufai) janë ndër tarikatet e para dhe më të vjetra. Themeluesi i Tarikatit Kadiri është Abdu’l-Kadir Gejlaniu, famën e të cilit e kanë arritur pak njerëz në historinë islame. Themeluesi i Tarikatit Kadiri, Abdu’l-Kadir Gejlaniu ka lindur në vitin 470/1077 dhe ka vdekur në vitin 561/1165, gjegjësisht ka jetuar 91 vjet. Tarikati Kadiri në viset e Anadolisë ka depërtuar nga mesi i shekullit XV nëpërmjet të Eshrefoglu Abdullah Rumiut (v.874/1469), ndërsa në Stamboll dhe në Ballkan në shekullin XVII nëpërmjet Ismail Rumiut (v.1041/1631-32). Themeluesi i Tarikatit Rifai është Ahmed b. Ali el-Mekki b. Jahja er-Rifai (512-578/1118-1182). Ahmed er- Rifaiu, ka vdekur vetëm disa vite pas Abdu’l-Kadir Gejlaniut. Tarikati i themeluar nga ana e Ahmed er-Rifaiut është përhapur në një territor tejet të gjerë edhe në viset ballkanike. Në shekullin XIX dervishët e Tarikatit Rifai më së tepërmi kanë qenë të përhapur në Kosovë dhe Maqedoni, shumë pak në Shqipëri dhe pothuajse aspak në Bosnjë dhe Serbi. Izeti, Metin, Kllapia e Tesavvufit, FSHI, Shkup 2004:67-72:158-171. Annemarie Schimmel, Mystical Dimensions of Islam (1978)
- 13
- Tarikati Sadi dhe Melami Në mesin e tarikateve të cilat kanë qenë aktive dhe me veprimtarinë e tyre kanë ndikuar në formimin e jetës fetare, kulturore dhe shoqërore në viset ballkanike, në veçanti në shekujt XVIII dhe XIX, bën pjesë edhe Tarikati Sadi. Ky tarikat është themeluar në Damask nga Saduddin Muhammed el-Xhibavi (v.700/1300). Gjatë jetës së themeluesit dhe pas tij tarikati është përhapur në Siri dhe Egjipt, ndërsa në Shtetin Osman Tarikati Sadi ka depërtuar në fillim të shekullit XVIII. Mendimi i melametit i konceptuar në trajtë të “Paraqitjes së mirësive dhe mosfshehjes së ligësive”, në Tesavvufin islam është hasur pothuajse te të gjithë asketët dhe sufijtë brenda territorit islam. Duke filluar prej shekullit VIII e deri në fund të shekullit XIX melamijjen e hasim në tri periudha kryesore. 1. Melamijja e periudhës së parë ose Kassarijja. 2. Melamijja e periudhës së dytë ose Bajrami-Melamijje. 3. Melamijjeja e periudhës së tretë ose Melamijje Nurijje. Izeti, Metin, Kllapia e Tesavvufit, FSHI, Shkup 2004:67-72:172-176, 189-195. Annemarie Schimmel, Mystical Dimensions of Islam (1978)
- 14
- Tarikati Bektashi Historiku i Tarikatit Bektashi fillon me jetën dhe veprën e themeluesit të tij, Haxhi Bektash Veliut. Haxhi Bektash Veliu është një sufi i madh i cili është edukuar dhe arsimuar nga ana e shejhëve dhe baballarëve të Tarikatit Jesevi. Për jetën e këtij personi që do të lërë gjurmë të rëndësishme në historinë islame të shekullit XIII dhe më pas dimë shumë pak. Piri i dytë i Tarikatit Bektashi është Ballëm Sulltani. Edhe ai ka bërë disa ndryshime në mënyrën e zbatimit të riteve dhe erkanit bektashi; e ka sistematizuar dhe disiplinuar organizimin e teqeve dhe ka formuar grupin e myxherredëve (të pamartuarit), të cilët tërë jetën e tyre do t’ia kushtonin tarikatit. Pas Ballëm Sulltanit Tarikati Bektashi me bekimin e Portës së Lartë me të madhe është përhapur në Anadoli dhe Ballkan. Prej kësaj kohe jeniçerët janë inkuadruar në teqenë bektashiane. Izeti, Metin, Kllapia e Tesavvufit, FSHI, Shkup 2004:67-72:177-188. Annemarie Schimmel, Mystical Dimensions of Islam (1978)
- 15
- Marrëdhëniet shoqërore të tarikateve me shoqëritë ballkanike Në periudhën osmane Tesavvufi përveç brenda popullatës së rëndomtë është përhapur edhe në mesin e administruesve dhe dijetarëve vendorë. Trajtat e sjelljes sociale të vendosura me shtresat e ndryshme shoqërore nga ana e sufijve dhe uniteti I qëllimeve të sufijve, administruesve dhe dijetarëve, edhe më tepër i ka afruar këto shtresa të shoqërisë me njëra-tjetrën. Teqetë në fillim janë ndërtuar në periferi të qyteteve dhe vendbanimeve, në vendet e zgjedhura nga vetë dervishët udhëtues, ndërsa më vonë, me ndihmën e posaçme të Portës së Lartë, ato janë ndërtuar në vende të cilat kanë qenë më të përshtatshme për praktikimin e obligimeve të udhëzimit (irshad). Si në pjesën tjetër të botës islame ashtu edhe në Ballkan teqetë kanë patur fushë të gjerë të veprimit. Ato gjatë periudhës osmane kanë shërbyer si shkolla, vende për mjekim, vende për rekreim, pushimore, qendra për arte të bukura, ndërtesa letrare, faltore etj. Izeti, Metin, Kllapia e Tesavvufit, FSHI, Shkup 2004:67-72:196-208 Annemarie Schimmel, Mystical Dimensions of Islam (1978)
- 16
- Provim Final
- 1
- Studenti pajiset me njohuri themelore rreth sufizmit.
- 2
- Studenti njeh nga afër sufistët më të mëdhenj dhe prezantohet me veprat e tyre.
- 3
- Studenti do të fitojë aftësinë e bërjes së një përmbledhjeje.
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 1 30% 30%
- Kuize
- 0 0% 0%
- Projekte
- 1 20% 20%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 0 0% 0%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 50%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 50%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 4 64
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 4 56
- Detyrat
- 1 3 3
- Gjysmë finale
- 1 2 2
- Provimi përfundimtar
- 1 2 2
- Të tjera
- 0 0 0
- Ngarkesa totale e punës
- 127
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 5.08
- ECTS
- 5.00