E Drejtë e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore I

Print

Sajmir Bata, PhD

Kodi
LAW 311
Emri
E Drejtë e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore I
Semestri
5
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Lenda “E Drejtë e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore I” trajton rregullimin e marrëdhënieve të punës midis subjekte të së drejtës së punës, duke u bazuar tek aktet juridike në fuqi. Lënda paraqet fillimisht evoluimin historik dhe raportet me degët e tjera të së drejtës. Analizohen objekti, subjektet, institutet dhe institucionet e të drejtës së punës. Rëndësi paraqet edhe veprimi i të drejtës së punës në kohë dhe hapësirë, si dhe përcaktimi i kritereve ligjore e profesionale të punësimit. Kontrata individuale, fillimi, ndryshimi dhe përfundimi i marrëdhënies së punës trajtohen dhe përbëjnë një rëndësi të veçantë jo vetëm për punëmarrësit, por edhe më gjerë. Paga, pushimet, kushtet e punës, sindikatat, e drejta e grevës, dhe mjetet për zgjidhjen e marrëdhënies së punës, kanë rëndësi shumë të madhe në lindjen, zhvillimin dhe përfundimin e marrëdhënieve të punës, etj.

Objektivat

Objektivat e studimit të lëndës “E drejtë e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore I”, lidhur me studentët janë: 1) Të njohin, shpjegojnë dhe analizojnë konceptet, burimet, historikun, dhe zhvillimet e reja rreth të drejtës së punës. 2) Të mësojnë si zhvillohen dhe mbrohen marrëdhëniet juridike të punës në një shtet demokratik, të së drejtës, dhe ekonomisë së tregut të lirë. 3) Të kuptojnë elementët e marrëdhënies juridike të punës, kontratën individuale dhe kolektive të punës. 4) Të përvetësojnë të drejtat dhe detyrimet që i takojnë në marrëdhënien juridike të punës, dhe të njohin elementët juridikë që lindin nga kjo marrëdhënie. 5) Të zotërojnë njohuritë rreth institucioneve që ndihmojnë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që lidhen me të drejtën e punës. 6) Përvetësimi i të lëndës “E drejtë e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore I” i ndihmon studentët që të jenë njohës dhe jurist të aftë në të ardhmen, ku të mund të kontribuojnë dhe të punojnë për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj lënde jo vetëm në aspektin teorik, por edhe në interpretimin dhe zbatimin e saj praktik, në zgjidhjen me sukses të problemeve të ndryshme shumëdimensionale që mund të lindin në këtë fushë të së drejtës.

Java
Tema
1
Evoluimi historik i të drejtës së punës dhe raportet me degët e tjera juridike. Studentët do të njihen me mënyrën dhe formën e leksioneve, detyrimet e frekuentimit, përmbajtjen dhe literaturën rreth lëndës, dhe formën e vlerësimit. Tema trajton fillesat e të drejtës së punës dhe evoluimin e tipareve të saj në etapat e ndryshme historike. Analizohen karakteristikat e zhvillimit të së drejtës së punës në botë (kryesisht në Shqipëri- nga fillesat e saj deri në zhvillimet bashkëkohore). Gjithashtu paraqiten dhe argumentohen raportet e të drejtës së punës me degët e tjera juridike. Literatura përkatëse: 1) Kudret Çela, E Drejtë e Punës, Tiranë, Ilar, 2015, fq. 89-109. 2) Stephen Taylor & Astra Emir, Employment Law: An introduction, Fifth edition, Oxford University Press, (March 28, 2019), p. 3-24. 3) Hava Bujupi-Ismaili, E Drejta e Punës, Prishtinë, 2017, fq. 29-37. 4) Hava Bujupi-Ismaili, E drejta Ndërkombëtare e Punës, Prishtinë, 2001. 5) Gëzime Starova, E Drejta e Punës. Shkup, Logos-A 2004.
2
Objekti, subjektet dhe veçoritë e të drejtës së punës. Tema trajton kuptimin e të drejtës së punës, analizon objektin e saj, dhe paraqet në mënyrë argumentuese elementët e të drejtës së punës në Shqipëri. Literatura përkatëse: 1) Kudret Çela, E Drejtë e Punës, Tiranë, Ilar, 2015, fq. 19-89. 2) Hava Bujupi-Ismaili, E Drejta e Punës, Prishtinë, 2017, fq. 15-23. 3) Gëzime Starova, E Drejta e Punës. Shkup, Logos-A 2004. 4) Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, 1998 (me ndryshime). 5) Ligj Nr.7961, datë 12.7.1995, Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë (i përditësuar).
3
Burimet dhe institucionet kombëtare e ndërkombëtare të së drejtës së punës. Tema elaboron kuptimin, rëndësinë dhe kategoritë e burimeve të brendshme dhe huaja të së drejtës së punës, si dhe trajton institucionet kombëtare, rajonale, e ndërkombëtare të saj (rëndësi i kushtohet themelimit, strukturave, qëllimeve dhe veprimtarisë së Organizatës Ndërkombëtare të Punës). Literatura përkatëse: 1) Stephen Taylor & Astra Emir, Employment Law: An introduction, Fifth edition, Oxford University Press, (March 28, 2019), p. 24-46. 2) Kudret Çela, E Drejtë e Punës, Tiranë, Ilar, 2015, fq. 109-169. 3) Hava Bujupi-Ismaili, E Drejta e Punës, Prishtinë, 2017, fq. 39-53. 4) Hava Bujupi-Ismaili, E drejta Ndërkombëtare e Punës, Prishtinë, 2001. 5) Gëzime Starova, E Drejta e Punës, Shkup, Logos-A 2004. 6) Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, 1998, (me ndryshime). 7) Ligj nr. 9991 datë 18.9.2008, Për ratifikimin e konventës së Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) “Për shërbimet e punësimit, C 88, 1948”. 8) Ligj Nr.7961, datë 12.7.1995, Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë (i përditësuar).
4
Veprimi i të drejtës së punës në hapësirë e kohë dhe sipas personave e përmbajtjes. Tema analizon hapësirën e veprimit të së drejtës së punës dhe kohën në të cilën ajo vepron. Kodi i Punës parashikon personat ndaj të cilëve vepron, si dhe subjektet që përjashtohen nga veprimi i tij, pasi rregullohen me ligj të veçantë. Gjithashtu argumentohet veprimi i të drejtës së punës sipas përmbajtjes. Literatura përkatëse: 1) Ligj Nr.7961, datë 12.7.1995, Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë (i përditësuar).
5
Kriteret ligjore e profesionale të punësimit. Tema paraqet kriteret ligjore e profesionale të punësimit si: formimi, kualifikimi, përvoja e punonjësve, të cilat janë shumë të rëndësishme për përgaditjen profesionale, pasi mbi bazën e tyre fillon marrëdhënia e punës. Literatura përkatëse: 1) Kudret Çela, E Drejtë e Punës, Tiranë, Ilar, 2015, fq. 183-195. 2) Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, 1998 (me ndryshime). 3) Ligj Nr.7961, datë 12.7.1995, Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë (i përditësuar). 4) Ligj nr. 9547 datë 1.6.2006, Për ratifikimin e konventës nr. 168 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës “Për nxitjen e punësimit dhe mbrojtjen nga papunësia, 1988”. 5) Ligj nr. 9991 datë 18.9.2008, Për ratifikimin e konventës së Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) “Për shërbimet e punësimit, C 88, 1948”. 6) Ligj nr. 9992 datë 18.9.2008, Për ratifikimin e konventës së Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) “Për politikën e punësimit, c 122, 1964”. 7) Ligj nr. 15/2019, datë 13.3.2019, Për nxitjen e punësimit.
6
Kuptimi, llojet dhe elementët e kontratës individuale të punës. Tema trajton kuptimin, natyrën dhe lidhjen e kontratës individuale të punës. Analizohen llojet dhe afatet e kontratave individuale të punës. Tema paraqet edhe elementët që duhet të përmbajë kontrata individuale e punës. Literatura përkatëse: 1) Kudret Çela, E Drejtë e Punës. Tiranë, Ilar, 2015, fq. 195-263. 2) Gëzime Starova, E Drejta e Punës. Shkup, Logos-A 2004. 3) Ligj Nr.7961, datë 12.7.1995, Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë (i përditësuar).
7
Të drejtat dhe detyrimet e punëdhënësit dhe punëmarrësit. Masat disiplinore. Tema paraqet dhe argumenton të drejtat themelore dhe detyrimet e palëve kontraktore në marrëdhënien e punës, si dhe përgjegjësia ligjore, shpërblimi i dëmit, dhe masat disiplinore. Literatura përkatëse: 1) Stephen Taylor & Astra Emir, Employment Law: An introduction, Fifth edition, Oxford University Press, (March 28, 2019), p. 144-161, 195-343. 2) Kudret Çela, E Drejtë e Punës, Tiranë, Ilar, 2015, fq. 263-341, 393-394. 3) Hava Bujupi-Ismaili, E Drejta e Punës, Prishtinë, 2017, fq. 118-122, 185-210. 4) Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, 1998 (me ndryshime), nenet 49-52. 5) Ligj Nr.7961, datë 12.7.1995, Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë (i përditësuar).
8
Provimi gjysmë final.
9
Rregullimi juridik i mjedisit të punës dhe sigurimi i shëndetit për punëmarrësit. Tema trajton kushtet materiale dhe ligjore që duhet të plotësojë mjedisi i punës. Rëndësi të madhe në këtë temë paraqet sigurimi i shëndetit nga aksidentet ose sëmundjet profesionale në punë, si dhe përfitimi i punëmarrësit tek sigurimet shëndetësore. Literatura përkatëse: 1) Kudret Çela, E Drejtë e Punës. Tiranë, Ilar, 2015, fq.341-360. 2) Stephen Taylor & Astra Emir, Employment Law: An introduction, Fifth edition, Oxford University Press, (March 28, 2019), p. 423-461. 3) Hava Bujupi-Ismaili, E Drejta e Punës, Prishtinë, 2017, fq. 129-135. 4) Ligj Nr.7961, datë 12.7.1995, Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë (i përditësuar).
10
Ngarkesa kohore e punës, pushimet dhe mbrojtja e veçantë në punë. Tema argumenton kohëzgjatjen e punës dhe pushimit, si dhe shpjegon kategoritë që gëzojnë mbrojtje të veçantë sipas përcaktimeve të legjislacionionit të punës në fuqi, të Republikës së Shqipërisë. Literatura përkatëse: 1) Stephen Taylor & Astra Emir, Employment Law: An introduction, Fifth edition, Oxford University Press, (March 28, 2019), p. 461-481. 2) Kudret Çela, E Drejtë e Punës, Tiranë, Ilar, 2015, fq. 360-373. 3) Hava Bujupi-Ismaili, E Drejta e Punës, Prishtinë, 2017, fq. 129-135, 137-184. 4) Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, 1998 (me ndryshime). 5) Ligj Nr.7961, datë 12.7.1995, Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë (i përditësuar).
11
Fillimi, ndryshimi dhe përfundimi i marrëdhënies së punës. Tema trajton kuptimin e nocioneve fillim, ndryshim dhe përfundimi i marrëdhënies së punës, analizon kushtet procedurale ligjore me të cilat fillon, ndryshon ose përfundon marrëdhënia e punës në Shqipëri. Literatura përkatëse: 1) Stephen Taylor & Astra Emir, Employment Law: An introduction, Fifth edition, Oxford University Press, (March 28, 2019), p. 85-126. 2) Kudret Çela, E Drejtë e Punës, Tiranë, Ilar, 2015, fq. 395-509. 3) Hava Bujupi-Ismaili, E Drejta e Punës, Prishtinë, 2017, fq. 118-122. 4) Gëzime Starova, E Drejta e Punës. Shkup, Logos-A 2004. 5) Ligj Nr.7961, datë 12.7.1995, Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë (i përditësuar).
12
Kuptimi dhe elementët e pagës, shpërblimit dhe shpenzimeve në punë. Tema analizon kuptimin e pagës, regjimin juridik të saj, ndalimin, caktimin dhe mbrojtjen e pagës. Gjithashtu tema trajton shpërblimet në punë dhe shpenzimet që realizohen në marrëdhëniet e punës, sipas legjislacionit të punës në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Literatura përkatëse: 1) Stephen Taylor & Astra Emir, Employment Law: An introduction, Fifth edition, Oxford University Press, (March 28, 2019), p. 302-328, 369-384. 2) Kudret Çela, E Drejta e Punës, Tiranë, Ilar, 2015, fq. 373-395. 3) Hava Bujupi-Ismaili, E Drejtë e Punës, Prishtinë, 2017, fq. 123-126. 4) Ligj nr.7961, datë 12.7.1995, Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë (i përditësuar). 5) Ligj nr. 8786 datë 7.5.2001, Për ratifikimin e konventës nr. 26 “Krijimi i mekanizmit për caktimin e pagës minimale, 1928” të Organizatës Ndërkombëtare të Punës”. 6) Ligj nr. 8787 datë 7.5.2001, Për ratifikimin e konventës nr. 95 “Mbrojtja e pagave, 1949”, të Organizatës Ndërkombëtare të Punës. 7) Ligj nr. 8939 datë 12.9.2002, Për ratifikimin e konventës nr. 175 “Puna me kohë të pjesshme, 1994” të Organizatës Ndërkombëtare të Punës.
13
Nocioni, objekti, subjektet dhe elementët e kontratës kolektive të punës. Tema paraqet kuptimin dhe objektin e kontratës kolektive të punës, analizon natyrën juridike, elementët dhe rëndësinë e kësaj kontrate në marrëdhëniet juridike të punës. Literatura përkatëse: 1) Stephen Taylor & Astra Emir, Employment Law: An introduction, Fifth edition, Oxford University Press, (March 28, 2019), p. 481-496. 2) Kudret Çela, E Drejtë e Punës, Tiranë, Ilar, 2015, fq. 537-581. 3) Hava Bujupi-Ismaili, E Drejta e Punës, Prishtinë, 2017, fq. 75-86. 4) Gëzime Starova, E Drejta e Punës. Shkup, Logos-A 2004. 5) Ligj Nr.7961, datë 12.7.1995, Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë (i përditësuar).
14
Kuptimi, historiku dhe funksionet e organizatave sindikale. Tema trajton kuptimin e nocioneve: organizatë sindikale, liri sindikale, grevë. Analizohen gjthashtu historiku, funksionet, personaliteti juridik dhe të drejtat sindikale. Tema jep interpretimin e konventave mbi liritë dhe të drejtat sindikale, si dhe mbi organizimet kolektive. Literatura përkatëse: 1) Stephen Taylor & Astra Emir, Employment Law: An introduction, Fifth edition, Oxford University Press, (March 28, 2019), p. 497-512. 2) Kudret Çela, E Drejtë e Punës, Tiranë, Ilar, 2015, fq. 581-613. 3) Hava Bujupi-Ismaili, E Drejta e Punës, Prishtinë, 2017, fq. 59-74. 4) Gëzime Starova, E Drejta e Punës. Shkup, Logos-A 2004. 5) Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, 1998, (me ndryshime). 6) Ligj Nr.7961, datë 12.7.1995, Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë (i përditësuar).
15
Ndalimi i pushimit kolektiv nga puna dhe mjetet juridike për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të punës. Tema analizon ndalimin ligjor të pushimit kolektiv nga puna, si dhe trajton mjetet që përdoren në Shqipëri për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që lidhen me marrëdhënien e punës. Gjithashtu trajton institucionet administrative dhe gjyqësore kombëtare e ndërkombëtare (si ndërmjetësimi, arbitrimi, gjykatat, etj) për zgjidhjen e konflikteve, lidhur me marrëdhënien e punës Literatura përkatëse: 1) Stephen Taylor & Astra Emir, Employment Law: An introduction, Fifth edition, Oxford University Press, (March 28, 2019), p. 177-195. 2) Kudret Çela, E Drejtë e Punës, Tiranë, Ilar, 2015, fq.613-645. 3) Gëzime Starova, E Drejta e Punës. Shkup, Logos-A 2004. 4) Ligj Nr.7961, datë 12.7.1995, Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë (i përditësuar).
16
Provim Final
1
Studentët duhet të njihen me aktet kombëtare e ndërkombëtare të së drejtës së punës.
2
Studentët duhet të kuptojë të drejtat dhe detyrimet që do të kenë në marredhënien e punës.
3
Studentët duhet të kuptojnë elementët e marrëdhënies së punës dhe të kontratës individuale e kolektive.
4
Studentët duhet të dinë t’i përdorë njohuritë teorike në praktikë, sidomos për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që mund të lindin nga marrëdhënia e punës.
5
Studentët do të mund të pajisen me njohuritë bazë rreth legjislacionin në fuqi mbi të drejtën e punës, etj.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 20% 20%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 20% 20%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
1 10 10
Gjysmë finale
1 15 15
Provimi përfundimtar
1 21 21
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00