Marrëdhënie Publike

Print

Erlis Çela, Prof. Asoc. Dr.

Kodi
COM 121
Emri
Marrëdhënie Publike
Semestri
1
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
4.00
Përshkrimi

Marrëdhëniet Publike janë pjesë e shkencës të komunikimit. Kjo lëndë do të pasqyrojë këtë pjesë të rëndësishme të komunikimit personal, zyrëtar, politik apo tregtar në shoqërinë tonë. Marrdhëniet Publike (PR) është një nga sektorët më të rëndësishëm të botës ekonomike dhe asaj politike në informimin, ndikimin dhe krijimin e opinionit të gjerë publik.

Objektivat

1-Dhënia e dijeve bazë për marrëdhëniet publike (PR) 2-Shtjellimi i nëndegëve të marrëdhënieve publike 3-Shpjegimi i rëndësisë së PR në jetën tonë të përditshme 4-Komunikim i studentëve me ekspertë të kësaj fushe 5-Ndërgjegjësimi për krijimin e një sektori të PR në Shqipëri

Java
Tema
1
Çfarë janë Marrëdhëniet me Publikun, Përkufizimet dhe elementët e procesit të Marrëdhënieve Publike? Prezantimi i literaturës dhe burimeve bazë të lëndës, prezantimi i syllabus dhe mënyrës së vlerësimit
2
Historiku dhe etapat e zhvillimit të Marrëdhënieve Publike. Modelet kryesore të procesit të Marrëdhënieve Publike.
3
Komunikimi dhe objektivat e tij në perspektivën e Marrëdhëieve Publike. Çfarë është opinioni publik, çfarë janë qëndrimet dhe si influencohen ato? Të njohësh analizosh dhe të ndikosh opinionin publik.
4
Menaxhimi i Marrëdhënieve Publike. Plani i Marrëdhënieve Publike- Elementët kyç të planit, analiza e stituatës, përcaktimi i objektivave, strategjia dhe taktikat zbatuese.
5
Etika në Marrëdhëniet me Publikun – Deri në ç’pikë është kufiri i marrdhënieve me publikun? Konteksti kulturor i etikës.
6
Kërkimi dhe hulumtimi në Marrëdhënie Publike. Parimet e kërkimit dhe metodat e përdorura në MP.
7
Marrëdhëniet me Median – Aplikimi i Marrdhënieve me Publikun në mjetet e komunikimit masiv, Kultivimi dhe ruajtja e marrëdhënieve me median, roli i menaxherit të medias.
8
Provim Gjysmëfinal
9
Marrëdhëniet Publike dhe mediat e reja-Komunikimi në Internet dhe Mediat Sociale – Rëndësia e trendit të komunikimit online.
10
Marrëdhëniet me Komunitetin. Përgjegjësia Sociale dhe sponsorizimet Sociale – Modelet e përgjegjësisë sociale dhe parimet bazë , përfitimet e përgjegjësisë sociale.
11
Parimet dhe teknikat e shkrimit në Marrëdhënie Publike. Të shkruash për sytë dhe veshët. Përgatitja e njoftimit për shtyp, fjalimeve dhe materialeve të tjera të nevojshme në punën e MP.
12
Marrëdhëniet Publike dhe Marketingu Miks- Marketingu i integruar tradicional dhe ndryshimet në shekullin 21-të. Marrëdhëniet Publike dhe funksionet e tjera të marketingut, rëndësia e koordinimit brenda kompanisë.
13
Marrëdhëniet Publike dhe menaxhimi i krizave- Hapat e nevojshme në menaxhimin e krizave.
14
PR në komunikimin politik dhe institucional – Spin doctors, Marrëdhëniet Publike në fushatat elektorale.
15
Vlerësimi dhe Matja e efektshmërisë së Marrëdhënieve Publike- Rëndësia e përcaktimit të objektivave.
16
Provim Final
1
Kjo lendë do t'i mundësojë studentëve njohuritë bazë mbi marrëdheniet me publikun.
2
Studentët do të njihen me konceptet, teoritë dhe taktikat kryesore të Marrëdhënieve me Publikun
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 10% 10%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 2 28
Detyrat
1 0 0
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 14 14
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
100
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
4.00
ECTS
4.00