- Kodi
- MUL 213
- Emri
- Media Sociale
- Semestri
- 3
- Leksione
- 2.00
- Seminare
- 0.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 1.50
- ECTS
- 3.00
- Përshkrimi
-
Në këtë kurs studentët do të kuptojnë se si funksionin media sociale, teknologjia dixhitale apo rrjetet sociale, gjithashtu do të zhvillojnë një sens kritik për përdorimin e tyre. Duke marrë njohuri mbi realitetit virtual, ata do të aftësohen edhe për menaxhimin e aspekteve profesionale dhe etike qe lindin nga kjo marrëdhënie e re e ndërmjetësuar, që përdorin njerëzit për komunikimin ndërpersonal dhe masive, në epokën e internetit.
- Objektivat
-
Synimet që tentohet të arrihen nëpërmjet ofrimit të kësaj discipline studimi janë: njohja e termave dhe mekanizmave se si funksionon media sociale, identifikimi i problematikave me te cilat përballen menaxhuesit e faqeve, shmagia e problemeve etike dhe zbutja e pabarazie apo e konflikteve te ndryshme që mund të lindin nga komunikimi nëpërmjet mediave sociale.
- Java
- Tema
- 1
- Çfarë është media sociale? Studime akademike mbi median sociale. Në këtë leksion studentët do të orientohen në këtë fushë studimin, duke u njohur me termat bazë të saj dhe drejtimet e studimeve të realizuara mbi këtë subjekt. Diskutohen koncepti, historia dhe evolucioni i mediave sociale
- 2
- Qasjet dhe metodat e studimit të mediave sociale. Kushte e reja teknologjike kanë imponuar jo vetëm objekte të reja studimi, dhe fusha të reja kërkikmi shkencore, por edhe metoda që aplikohen së pari në hulumtim. Shpjegohen kategoritë e ndryshme: rrjete shoqërore, platforma vizuale, microblogging dhe video-sharing. Analizohet roli i secilës kategori në komunikim dhe marrëdhënie me audiencën.
- 3
- Edukimi mediatik i të rinjve mbi mediat social, përdorimi, funksionet dhe efektet e tyre. Diskutohen llojet e përmbajtjes: tekst, imazh, video, audio dhe animacion. Studentët mësojnë parimet e krijimit të përmbajtjeve tërheqëse dhe efektive. Detyrë Teorike: krijimi i një postimi të thjeshtë për një platformë sociale
- 4
- Marrëdhëniet njerëzore “Online” dhe “Offline” Komunikikmi i ndërmjetësuar është shoqëruar edhe me elemente të reja zinxhirit komunikativ. Hyrje në planifikimin e fushatave dhe kalendarëve editorialë. Studentët zhvillojnë një plan komunikimi për një javë për një markë ose projekt të caktuar. Rëndësia e koherencës mes mesazheve.
- 5
- Trajtimi i koncepteve të parabarazisë dhe politikat e mediave sociale. Komunikimi në kohë reale, me video dhe audio ka nxjerrë në pah dhe i ka theksuar edhe diferencat e kushteve dhe të mënyrave të jetesës, brenda një shoqërie, apo ndërmjet shoqërive të ndryshmë, duke vënë në pozitë e përpara përgjegjësisë, jo pak herë politikata sociale të aplikuar në shtete të caktuara. Edhe cilësia dhe sasia e furnizimit me internet, si dhe aksesimi në motorë kërkimi e rrjete të caktuara flet për nivelin e pabarazisë sociale në vende të ndryshme të globit.
- 6
- Imazhet vizuale dhe individualizmi. Trajtesat filozofike të sjelljeve online, kanë marrë në konsideratë prirjet e theksuara drejt individualizimit, të reflektuara më tej edhe në marrëdhëniet e tjera njerëzore. Modeli klasik komunikativ dhe të sjelljeve sociale të individit të ndikuar nga imazhet që ndjek me mediat audiovizive e sociale.
- 7
- A na bën më të lumtur media sociale? Përdorimi masiv i mediave sociale ka patur ndikim edhe në ndjesitë e përgjithshme të popullatës. Zvogëlimi dhe deri në zhdukjen e distancave ka lehtësuar shumë aktivitete, por a na bën më të lumtur kjo situatë e re komunikative? Cilat janë pasojat në psikologjinë kolektive? Për këto detaje do të diskutohet në këtë temë leksioni.
- 8
- Provimi gjysmë final
- 9
- Shpjegim mbi fuqinë e tregimit dhe strukturën e një narrativi për mediat sociale. Studentët hartojnë një mini-storyboard për një kampanjë të shkurtër. Diskutohet përdorimi i imazheve, videove dhe gif-eve për të përforcuar mesazhin.
- 10
- Stereotipizimi i përdoruesit të medias sociale dhe përmbajtja e përshtatur me përdoruesin. Studimet e thelluara të viteve të fundit kanë arritur të bëjnë edhe një “identikit” të përdoruesve të media, duke studiuar preferencat e grupmoshave dhe të shtresave të ndryshme shoqërore, fashat orare të përdorimit të tyre etj. Ky lloj stereotipizimi ka bërë që mediat sociale të përshtatin dhe përditësojnë edhe programacion dhe ofertat e tyre.
- 11
- Rregullimet e etike të parashikuara në kodet e kombëtare apo të brendshme të mediave sociale. Shfaqja dhe përdorimi masiv i mediave sociale ka ndikuar edhe në parashikimet dhe rregullimet e kodeve të brendshme mediatike, në nivel kombëtar apo privat, duke u përshtatur njëkohësisht edhe me kërkesat që imponon niveli i aplikimit dhe i respektimit të të drejtave të autorit.
- 12
- Shërbimet që ofrohen në mediat sociale. Edhe pse interneti mund te konsiderohet si nje e mire e palimituar, sipas disa këndvështrimeve, numri dhe niveli i shërbimeve që ai ofron në mediat sociale është i limituar dhe i përshtatshëm me kërkesat e copyright-it. Në këtë leksion do të dikuskutohet për këta limite dhe mundësinë e aplikimeve.
- 13
- Ndikimet dhe çështjet që lidhen me teknologjinë. Mediat sociale nuk kanë patur që në fillim të njëjtën përhapje dhe përdorim, e po ashtu edhe përmbajtja ka qenë e ndryshme. Zhvillimet teknologjike kanë ndikuar edhe në elementet e përmbajtjes dhe në mënyrat se si këto media i qasen përdoruesve.
- 14
- Si ndryshojnë termat e përdorimit dhe të tjera çështje teknike, sipas sjelljeve të përdoruesve të medias sociale. Elemente të reja u shtohen vazhdimisht mediave të reja, sipas që u bëhen tregut të ideve të hedhura në të dhe prirjeve të përdorimit. Si të kuptojnë dhe vlerësojnë rëndësinë që marrin çështjet teknike në nivelet dhe mënyrat e përdorimit të mediave sociale.
- 15
- E ardhmja e medias sociale. Në përmbyllje të këtij cikli leksionesh, do të trajtohen përqasjet teorike dhe hipotezat që lidhen me të ardhmen e përdorimit të mediave sociale, nivelin e përdorimit, efektet që priten të kenë, qasjet drejt përdoruesit etj.
- 16
- Provim Final
- 1
- Në përfundim të kësaj lënde studentët do të jenë në gjendje të njohin konceptet që lidhen me mediat sociale
- 2
- Studentët do të përvetësojnë njohuri mbi rolin e mediave sociale dhe ekonomizimin e tyre.
- 3
- Studentët do të jenë të aftë të aplikojnë njohuritë e marra rreth mediave sociale, mediave online, algoritmeve, të dhënave dhe mediave digjitale.
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 1 30% 30%
- Kuize
- 1 10% 10%
- Projekte
- 0 0% 0%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 1 10% 10%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 50%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 50%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 2 32
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 3 42
- Detyrat
- 0 0 0
- Gjysmë finale
- 1 0 0
- Provimi përfundimtar
- 1 1 1
- Të tjera
- 0 0 0
- Ngarkesa totale e punës
- 75
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 3.00
- ECTS
- 3.00