Dizajn Multimedial

Print

Nevila Samarxhi, Msc

Kodi
MUL 201
Emri
Dizajn Multimedial
Semestri
3
Leksione
2.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
2.50
ECTS
4.00
Përshkrimi

Kjo lëndë përfshin konceptet dhe aplikacionet multimediale, duke përdorur tekst, grafikë, animacion, tinguj, video, Web, dhe aplikacione të ndryshme multimediale në hartimin, zhvillimin dhe krijimin e prezantimeve dhe publikimeve multimediale brenda një mjedisi interaktiv. Lënda do të zhvillohet përmes leksioneve, leximeve, orëve laboratorike, projekteve dhe detyrave si dhe diskutimeve në klasë dhe jashtë saj me ekspertë të fushës. Dizajn Multimedial është një fushë studimi dhe praktike që kombinon artin, teknologjinë dhe komunikimin vizual për të krijuar përmbajtje interaktive dhe tërheqëse në formate të ndryshme digjitale dhe tradicionale. Në thelb, ai merret me përdorimin e mediave të shumta (tekst, imazh, video, animacion, zë, 3D, grafika) për të transmetuar një mesazh, për të ndërtuar identitet vizual ose për të krijuar produkte kreative. Studentët do të krijojnë një portofol digjital dhe projekte të tjera të pavarura

Objektivat

Kjo lëndë ka si objektiva për studentët që të: Kuptojë parimet bazë të dizajnit multimedial (balanca vizuale, hierarkia, ritmi, kontrasti, interaktiviteti). Si të përdorim programet profesionale si Adobe Photoshop, Illustrator, Premiere, After Effects, Animate, programe open-source të ngjashme. Përdorin një larmi softuerësh dhe pajisjesh për të krijuar, modifikuar dhe përmirësuar. Detyrat dhe projektet synojnë përdorimin e të gjitha aftësive dhe metodave teknike që studentët përvetësojnë gjatë lëndës për të krijuar artin dixhital origjinal, krijues dhe unik.

Java
Tema
1
Shpjegim mbi konceptin e multimedias, zhvillimin historik dhe aplikimet kryesore. Diskutim mbi rolin e saj në shoqëri, edukim dhe industri kreative. Prezantim i softuerëve më të përdorur në treg.
2
Grafika, video, audio dhe animacioni kombinohen në një produkt unik. Si të analizojmë reklama dhe projekte multimediale ekzistuese për të kuptuar procesin e integrimit brënda një projekti, mjetet që duhen. Detyrë teorike: Dizajni 2 D dhe Dizajni multimedial
3
Planifikimi dhe Dizajni Përdorimi i mjeteve si Photoshop dhe Illustrator për krijimin e imazheve dhe grafikave. Studentët realizojnë një poster digjital duke aplikuar parimet e dizajnit dhe duke ushtruar kreativitetin personal. Rëndësia e planifikimit dhe procesit në dizajnet multimediale Përdorimi i kornizave konceptuale për të udhëhequr procesin e dizajnimit dhe prodhimit Marrëdhënia midis klientit dhe prodhuesit Mjetet e predisponimit të përdorura në procesin e dizajnimit Hapat dhe nënstektet e përfshira në dizajnin multimedial dhe testimin e përdorshmërisë Dizajn Nisim projektin per paraqitje ne gjysem final - Gjenerimi i imazhit + Projekt + Festa e pavaresise, baner + logo Ekspozite multimediale
4
Dizajni Multimedial Roli i përmbajtjes dhe formës në hapësirën vizive Dizajn për lojëra dhe VR/AR Prezantim mbi parimet bazë të dizajnit të lojërave dhe realitetit virtual/augmented. Studentët zhvillojnë një storyboard për një lojë edukative ose një eksperiencë interaktive. Uniteti: afërsia, shtrirja, ngjashmëria dhe përsëritja Theksi: kontrasti, ngjyra, thellësia dhe proporcioni Forcat Perceptuese: ekuilibri, vazhdimi, terreni i figurës dhe mbyllja psikologjike Vazhdim projektin per paraqitje ne gjysem final
5
Çfarë është Dizajni Multimedial + AI - mënyrat se si Inteligjenca Artificiale po transformon fushën e dizajnit multimedial - nga krijimi i imazheve, videove, animacioneve dhe përmbajtjeve vizuale, deri te automatizimi i proceseve të dizajnit dhe personalizimi i përvojës së përdoruesit. Këshilla për dizajnin kur përdoren faqet modele dhe fletët e stilit.
6
Adobe Photoshop - Illustrator Manipulim fotografik, retouching, montazh kreativ, si të transformojmë realitetit përmes Photoshop. Kthim ne Sepia, berja e një skenografie të një emisioni. Vazhdim projektin per paraqitje ne gjysem final
7
Dizajni në Web Dizajni i Web-it, Si funksionon Web-i, Planifikimi i Strukturës së Faqes dhe Navigimit, Vendosja e një Hierarkie , Ruajtja e uniformitetit dhe qëndrueshmërisë së faqeve, Dizajni dhe faqosja e faqeve, Sigurimi i përdorueshmërisë së faqes, Shënimi i përmbajtjes, titujt, paragrafët dhe kuotat e bllokut, listat, krijimi dhe administrimi i lidhjeve, lidhja brenda faqes në internet, Lidhja me faqet e jashtme, karakteristikat e paraqitjes, kufijtë, Sfondi dhe Ngjyrat e Teksteve, Lloji i Fontit dhe Stili, Madhësitë Absolute, Madhësitë Relative, Karakteristikat e Lidhjeve.
8
Provimi gjysmë final
9
Si të bëjmë një strukturë për tregim e tregimit vizual. Krijimi i storyboard-it për një projekt. Nisja e projektit Final “AI në video”
10
Përdorni Runway ose Pika Labs për të gjeneruar një animacion 10–20 sekonda bazuar në një skenar të shkurtër. Tekstet Origjina e tipografisë dhe përdorimi modern i llojit elektronik në modelet multimediale Stilet dhe klasifikimet për format elektronike në dizajnin grafik Mjetet dhe teknikat për menaxhimin e pamjes së tekstit Mjetet dhe teknikat për kontrollin e hapësirës së karakterit dhe vijës, vendosjen e tekstit dhe shtrirjes Idetë për të maksimizuar lexueshmërinë e tekstit të ekranit në projekte multimediale Diskutoni mbi estetikën dhe kontrollin njerëzor ndaj krijimit të AI-së. Vazhdimi i projektit Final “AI në video”
11
Fotografia Kamerat digjitale sipas karakteristikave të tyre operative dhe përdorimit të synuar. Qëllimi dhe funksioni i zinxhirit të imazhit dhe secilit prej përbërësve të tij themelorë Variablat që ndikojnë në ekspozimin e duhur të një imazhi digjital Përdorimi i mënyrave plotësisht automatike, gjysmë-automatike dhe manuale të fotografimit Strategjitë për organizimin dhe menaxhimin e skedarëve digjital të figurave Vazhdimi i projektit Final “AI në video”
12
Media e Bazuar në Kohë Prodhimet Audio Natyra e tingullit dhe audios Zinxhiri audio dhe rrjedha e sinjalit Dizajnet e elementeve të mikrofonit, modelet e marrjes dhe faktorët e formës Vazhdimi i projektit Final “AI në video”
13
Regjistrimi i zërit dhe videos Përpunimi i zërit, muzika si element emocional. Krijo një spot zanor 10 sekonda me AI Voice Vazhdimi i projektit Final “AI në video”
14
Editimi i bazuar në kohë Strategjitë për organizimin e projektit dhe menaxhimin e aseteve Marrëdhënia midis skedarëve mediatikë të projektit dhe klipeve në një mjedis editimi jo shkatërrues Konceptet e përgjithshme dhe parimet që lidhen me estetikën e editimit Vazhdimi i projektit Final “AI në video”
15
Portofoli i punimeve online. Prezantimi, komentet dhe kritika e projekteve finale
16
Provim Final
1
Studentët do të jenë të aftë të njohin terminologjinë dhe parimet e multimedias si dhe të identifikojnë komponentët multimedialë dhe përdorimet e tyre.
2
Studentët do të kenë një kuptim të qartë të procesit të projektimit nga kërkimi dhe koncepti deri në ekzekutim.
3
Kombinimi i imazheve dhe fjalëve duke përdorur komunikimin vizual + AI
4
Demonstrimi i aftësive për të përdorur softuer grafik për të përgatitur skedarë digjital
5
Zgjedhja dhe aplikimi i mediumeve dhe mjeteve të përshtatshme
6
Aplikimi i parimeve themelore dhe të avancuara të dizajnit në projekte të ndryshme multimediale+Ai
7
Studentët do të zhvillojnë dhe prezantojnë një portofol elektronik me varietetin e punimeve dhe publikimeve multimediale të relizuara nga ata vetë.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
1 10% 10%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 0 0
Provimi përfundimtar
1 1 1
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
105
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
4.20
ECTS
4.00