Hyrje në Komunikim Masiv

Print

Ramadan Cipuri, Prof. Asoc. Dr.

Kodi
COM 101
Emri
Hyrje në Komunikim Masiv
Semestri
1
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
4.00
Përshkrimi

Komunikimi masiv përfshin shpërndarjen e gjerë të informacionit pak a shumë në të njëjtën kohë për audienca të mëdha. Ky kurs trajton natyrën themelore të komunikimit masiv, organizatat dhe mjetet që e krijojnë atë, media dhe mjetet me të cilin ka të bëjë si dhe audienca që e përdor atë. Është një kurs prezantues për mjetet e komunikimit masiv, karakteristikat dalluese, disa teori mbizotëruese të komunikimit, çështje të organizimit nga aspekti i pronësisë, teknologjia moderne, etj. Në këtë kurs do të analizohen mënyrat se si media të veçanta si gazetat, librat, radio, TV dhe mediat e reja ndihmojnë në formimin e realitetit shoqëror. Në mënyrë të veçantë do të analizohen teknikat e opinion-bërjes nërmjet mjetet e komunikimit masiv. Një rëndësi e veçantë do t’i kushtohet audiencës, përfshirjes dhe ndikimit të saj në mjetet e komunikimit masiv.

Objektivat

Kjo lëndë do të ndihmojë studentët që: - të kuptojnë vlerën që komunikimi dhe veçanërisht gazetaria ka nëndërtimin e një shoqërie të lirë. - të pajisen me njohuri mbi evoluimin e mediave dhe se si ata mund të jenë konsumatorë dhe prodhues të informacionit, reklamës, marrëdhënieve me publikun dhe argëtimit. - të mësojnë mënyrat mbi identifikimin dhe përdorimin e burimeve cilësore të gazetarisë në mënyrë që të jenë të mirëinformuar. - të zhvillojnë vlerat e etikës, qëndrimet profesionale dhe aftësitë personale të nevojshme për përgatitjen e tyre si specialist të komunikimit

Java
Tema
1
Hyrje në shkencat e komunikimit / Komunikimi dhe kultura
2
Mesazhi nëpërmjet komunikimit verbal, joverbal dhe të folurës në publik
3
Mesazhi përmes librit si mjet i komunikimit masiv
4
Karakteristikat e mesazhit përmes radios
5
Televizioni dhe karakteristikat e mesazhit të transmetuar
6
Kinemaja dhe filmi
7
Gazeta si mjet i komunikimit masiv. Karakteristikat e mesazhit të gazetës
8
Provim Gjysmëfinal
9
Interneti dhe Web-i; Mediat e reja si mjete komunikimi
10
Reklama dhe mesazhi i transmetuar nëpërmjet saj
11
Marrëdhëniet publike dhe karakteristikat e tyre
12
Agjencitë e lajmeve / Sistemet ndërkombëtare dhe krahasuese të medias
13
Audiencat, ndikimi dhe përfshirja e tyre në komunikimin masiv
14
Etika dhe kontrollet e tjera formale
15
Efektet sociale të komunikimit masiv
16
Provim Final
1
Studentët do të përvetësojnë njohuri mbi mënyrat e funksionimit të mjeteve të komunikimit masiv
2
Studentët do të zhvillojnë mendimin kritik mbi perceptimin e mesazhit të shpërndarë nga mjetet e komunikimit masiv.
3
Studentët do të jenë në gjendje të diskutojnë dhe të mbrojnë rëndësinë e gazetarisë në ndërtimin e një shoqërie të lirë.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
2 5% 10%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 2 28
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 15 15
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
101
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
4.04
ECTS
4.00