Shkrim për Median Audiovizive dhe Digjitale

Print

Rudi Dunga, Msc

Kodi
JMC 108
Emri
Shkrim për Median Audiovizive dhe Digjitale
Semestri
2
Leksione
2.00
Seminare
0.00
Laboratore
1.00
Kredite
2.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Lënda "Shkrim për median audiovizuale dhe digjitale" ka për qëllim të ofrojë një kuptim të thellë të krijimit dhe transmetimit të lajmeve dhe përmbajtjes informative për median audiovizuale dhe digjitale. Studentët do të mësojnë teknikat e shkrimit për lajme në televizion, radio dhe platformat digjitale, duke zhvilluar aftësi për të krijuar përmbajtje të qartë, të shpejtë dhe efektive për audiencën e sotme. Lënda do të theksojë gjithashtu etikën, përgjegjësinë dhe rolin e medias në formësimin e opinioneve publike.

Objektivat

- Të kuptojnë procesin e krijimit dhe transmetimit të lajmeve në televizion, radio dhe platformat digjitale. - Të zhvillojnë aftësi për të shkruar lajme të sakta, të qarta dhe tërheqëse për audiencën. - Të analizojnë dhe të krijojnë përmbajtje për edicionet informative, duke përdorur forma dhe teknika të përshtatshme për media të ndryshme. - Të kuptojnë rolin e medias në formësimin e opinionit publik dhe ndikimin e lajmeve në shoqëri. - Të aplikojnë praktikat më të mira të etikës dhe përgjegjësisë profesionale në gazetari dhe shkrimin mediatik. - Të njohin dhe përdorin mjetet digjitale dhe teknologjitë e reja për krijimin dhe shpërndarjen e lajmeve.

Java
Tema
1
Hyrje në gazetarinë audiovizuale dhe digjitale - Rëndësia e lajmit dhe roli i medias audiovizuale dhe digjitale - Dallimet mes lajmit në televizion, radio dhe media digjitale - Pikat kryesore të etikës gazetareske
2
Struktura e lajmit për televizion dhe radio - Format e lajmit: Titulli, hyrja, trupi dhe përfundimi - Rëndësia e shkrimit të lajmit për audienca të ndryshme
3
Shkrimi për edicionet informative në televizion dhe radio - Teknikat e shkrimit të lajmeve për transmetime të drejtpërdrejta - Përdorimi i gjuhës dhe stilit në lajme: Kjo qëndron për të gjithë median
4
Lajmi në media digjitale: Formate dhe teknika të reja - Shkrimi për platformat digjitale: lajme për faqe web, blogje dhe media sociale - Rëndësia e titujve dhe përshkrimeve të shkurtra në mediat digjitale
5
Krijimi i lajmeve vizuale dhe përdorimi i multimedias - Integrimi i pamjeve, videove dhe infografikave në lajme - Rëndësia e elementeve vizualë në transmetimin e lajmeve
6
Teknikat e raportimit në televizion dhe radio - Përdorimi i mikrofonit dhe kamerës: Praktikat e transmetimit të lajmeve - Ndërveprimi me burimet dhe përgatitja e intervistave
7
Shkrimi i lajmeve për internet dhe media sociale - Struktura e lajmit për media sociale (Twitter, Facebook, Instagram) - Shkrimi për audiencat e shpejta dhe të ndryshueshme të internetit
8
Provimi gjysmë-fanal
9
Rëndësia e hulumtimit dhe verifikimit të informacionit - Metodat e verifikimit të lajmeve dhe faktet - Rëndësia e mbrojtjes nga lajmet e rreme dhe manipulimet
10
Praktika e shkrimit të lajmeve për radio dhe televizion - Shkrimi dhe krijimi i një lajmi të plotë për televizion dhe radio - Punë në grup për të zhvilluar përmbajtjen e lajmit
11
Shkrimi i lajmeve për edicionet informative të ditës - Lajme të shpejta vs. lajme të thelluara - Teknikat e përshtatjes së lajmeve për audiencën
12
Shkrimi për edicionet informative të lajmeve live - Shkrimi i lajmeve të drejtpërdrejta: Përshtatja e informacionit në kohë reale - Lajmet në situata krize dhe urgjencash
13
Rishikimi dhe redaktimi i lajmeve - Redaktimi dhe përmirësimi i lajmeve për transmetim - Përdorimi i gjuhës së thjeshtë dhe të qartë në lajme
14
Prezantimi i projekteve finale dhe diskutimi i lëndës - Prezantimi i lajmeve të krijuara nga studentët - Diskutimi mbi përvojën e krijimit të lajmeve dhe zhvillimi i aftësive gazetareske
15
Përsëritje dhe diskutimi i lëndës
16
Provim Final
1
Të aftësohen për të shkruar lajme të qarta, të sakta dhe të strukturuara për televizion, radio dhe platformat digjitale.
2
Të kuptojnë dallimet mes formateve të ndryshme mediatike dhe të përshtatin stilin e shkrimit sipas mediumit.
3
Të përdorin mjete digjitale dhe multimediale për të krijuar përmbajtje gazetarie tërheqëse dhe profesionale.
4
Të zbatojnë standardet etike dhe përgjegjësinë profesionale në raportimin e lajmeve.
5
Të analizojnë ndikimin e lajmeve dhe rolin e medias në formësimin e opinionit publik.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 4 4
Provimi përfundimtar
1 5 5
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
113
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
4.52
ECTS
5.00