Aftësi Komunikimi I

Print

Elsuida Hoxhaj, MSc

Kodi
ELL 115
Emri
Aftësi Komunikimi I
Semestri
1
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
4.00
Përshkrimi

Lënda ofron një eksplorim të thellë të komunikimit njerëzor në kontekste të ndryshme, duke u fokusuar në të kuptuarit e proceseve, komponentëve dhe dinamikave që formojnë mënyrën se si ne shkëmbejmë mesazhe me të tjerët. Kursi bazohet në teori, modele dhe shembuj praktikë për të përmirësuar aftësitë e komunikimit në jetën personale, profesionale dhe publike. Temat variojnë nga vetëperceptimi dhe kultura te gjuha, të dëgjuarit, menaxhimi i konflikteve dhe të folurit publik, duke u ofruar studentëve një gamë të gjerë mjetesh për t'u bërë komunikues më kompetent dhe efektiv.

Objektivat

Qëllimet e kësaj lënde janë të ndihmojë studentët të zhvillojnë një kuptim gjithëpërfshirës të procesit të komunikimit, duke përfshirë mënyrën se si krijohen, transmetohen dhe interpretohen mesazhet në kontekste të ndryshme. Nxënësit do të rrisin aftësitë e tyre të komunikimit verbal dhe joverbal, duke përmirësuar aftësinë e tyre për të shprehur qartë dhe saktë idetë e mesazheve të të tjerëve. Kursi do të forcojë gjithashtu aftësitë e të dëgjuarit aktiv, duke u mundësuar studentëve të përgjigjen në mënyrë të përshtatshme dhe të minimizojnë keqkuptimet. Përveç kësaj, studentët do të kultivojnë kompetencën e komunikimit ndërkulturor, duke mësuar të lundrojnë në mënyrë efektive dallimet kulturore. Ata do të fitojnë strategji për menaxhimin e konfliktit dhe ndërtimin e marrëdhënieve pozitive si në mjediset personale ashtu edhe në ato profesionale. Së fundi, studentët do të fitojnë besim dhe aftësi në të folurit publik, duke përgatitur dhe mbajtur fjalime të qarta, tërheqëse dhe bindëse për audienca të ndryshme.

Java
Tema
1
Hyrje: Ky leksion jep një shpjegim të lëndës në përgjithësi dhe domethënien fushës së komunikimit. Do të shpjegohet përkufizimi i komunikimit dhe fushat e zbatimit të tij si dhe tre nivelet e kuptimit që lidhen me komunikimin.
2
Komunikimi njerëzor; Llojet e komunikimit. Ky leksion do të përqëndrohet në llojet e komunikimit si dhe shpjegimet përkatëse. Do të flitet rreth funksioneve të komunikimit duke përfshirë edhe nevojat fzike, praktike, sociale dhe të identitetit. (fq. 3-11, Kapitulli 1, Understanding Human Communication; Ronald B. Adler, George Rodman and Athena du Pré. Oxford Press, 2021.)
3
Modelimi i komunikimit; Ky leksion adreson modelet e komunikimit linear dhe transaksional, evolucionin dhe diferencat e tyre. Leksioni do të përqëndrohet tek koncepti i zhurmës në komunikim dhe llojet e tij. Po kështu, do te flitet rreth kompetencës së komunikimit dhe tiparet e komunikuesit kompetent. (fq. 12-24, Kapitulli 1, Understanding Human Communication; Ronald B. Adler, George Rodman and Athena du Pré. Oxford Press, 2021.)
4
Keqkuptimet; Leksioni do të përqëndrohet në sqarimin e keqkuptimeve si dhe në faktin që çfarë duhet të shmanget gjatë komunikimit. Do të flitet rreth tendencave të zakonshme të perceptimit dhe faktorëve që ndikojnë në këto perceptime në situata të ndryshme. Do të shpjegohen edhe tema të tjera si; perceptimi dhe kultura, empatia dhe perceptimi dhe kontrolli i perceptimit. (fq. 33-48, Kapitulli 2, Understanding Human Communication; Ronald B. Adler, George Rodman and Athena du Pré. Oxford Press, 2021.)
5
Të perceptosh vetveten. Ky leksion do t’i adresohet konceptit të vetvetes dhe zhvillimit të saj. Do të shpjegohet ndikimi i kulturës në krijimin e konceptit të vetvetes. Po kështu do të shpjegohet përkufizimi i vetvetes në këndvështrimin publik e privat, si dhe identiteti dhe menaxhimi i përshtypjeve. (fq. 48-73, Kapitulli 2, Understanding Human Communication; Ronald B. Adler, George Rodman and Athena du Pré. Oxford Press, 2021.)
6
Gjuha. Leksioni do të përqëndrohet në përdorimin e rregullave sintaksore, sematike, fonologjike dhe pragmatike si dhe rreth faktit sesi përdorimi i tyre ndikon në kuptimin e mesazhit. Leksioni identifikon mënyrat në të cilat formohet gjuha dhe si relekton qëndrimet. (fq. 75-113, Kapitulli 3, Understanding Human Communication; Ronald B. Adler, George Rodman and Athena du Pré. Oxford Press, 2021.)
7
Të dëgjuarit; Në këtë temë do të shpjegohen keqkuptimet më të zakonshme në lidhje me të dëgjuarit. Do të flitet rreth 5 komponentëve të të dëgjuarit dhe pesë llojeve më të zakonshme të të dëgjuarit joefektiv. (fq. 116-126, Kapitulli 4, Understanding Human Communication; Ronald B. Adler, George Rodman and Athena du Pré. Oxford Press, 2021.)
8
Provim Gjysmëfinal
9
Të dëgjuarit; Në vijim të leksionit paraardhës do të diskutohen stilet e të dëgjuarit personal, personat e orientuar rreth përmbajtjes, veprimit dhe kohës. Po kështu do të shpjegohen tre llojet e të dëgjuarit; informal, kritik dhe empatik. (fq. 127-151, Kapitulli 4, Understanding Human Communication; Ronald B. Adler, George Rodman and Athena du Pré. Oxford Press, 2021.)
10
Komunikimi joverbal; Ky leksion identifikon karakteristikat e komunikimit joverbal dhe ndryshimet mes tij dhe komunikimit verbal. Do të shpjegohet sesi kultura dhe gjinia ndikojnë në komunikimin joverbal. Në të njëjtën kohë do të flitet rreth funksioneve të shumta të komunikimit joverbal dhe sesi shërbejnë ato dhe lidhjen ndërmjet mesazheve joverbale me ato verbale. (fq. 154-167, Kapitulli 5, Understanding Human Communication; Ronald B. Adler, George Rodman and Athena du Pré. Oxford Press, 2021.)
11
Komunikimi joverbal; Në vijim të leksion paraardhës, këtë javë përqëndrimi do jetë tek llojet e komunikimit joverbal, të cilët përfshijnë; qëndrimin dhe gjestet, fytyrën dhe sytë, zërin, prekjen, paraqitjen fizike dhe tërheqjen, distancën dhe territorin, kohën, ambientin fizik. (fq. 167-184, Kapitulli 5, Understanding Human Communication; Ronald B. Adler, George Rodman and Athena du Pré. Oxford Press, 2021.)
12
Komunikimi ndërpersonal. Do të flitet rreth karakteristikave që dallojnë marrëdhëniet ndërpersonale me ato personale. Po kështu, në leksion do të shpjegohet rreth përmbajtjes e dimensioneve të marrëdhënieve të çdo mesazhi si dhe roli i meta-komunikimit në dhënien e mesazhit marrëdhënës. Leksioni shpjegon edhe për dimensionet dhe influencën e intimitetit në marrëdhenie. (fq. 185-197, Kapitulli 6, Understanding Human Communication; Ronald B. Adler, George Rodman and Athena du Pré. Oxford Press, 2021.)
13
Komunikimi ndërpersonal. Do të flitet rreth fazave të marrëdhënies dhe tensioneve dialektike që janë prezent në njv marrëdhënie. Leksioni identifikon shkallën e marrëdhënies vetë-zbuluese dhe për çfarë shërben ajo. Në të njëjtën kohë do të shpjegohet rreth mënyrës së përpilimit të mesazheve zbuluese efektive dhe të përshtatshme. (fq. 197-225, Kapitulli 6, Understanding Human Communication; Ronald B. Adler, George Rodman and Athena du Pré. Oxford Press, 2021.)
14
Përmirësimi i marrëdhënieve ndërpersonale. Ky leksion do të shpjegoje rreth rolit të klimës komunikuese në marrëdhëniet ndërpersonale dhe llojet e mesazheve që kontribuojnë në konfirmimin dhe jo konfirmimin e kësaj klime. Do të flitet rreth karakteristikave të komunikimit jo-pohues, të drejtpërdrejtë agresiv, agresiv pasiv, indirekt dhe vetëbesues. Do të shpjegohet rreth ndryshimit ndërmjet komunikimit; fito-humb, humb-humb, kompromisit, qasjes fito-fito, te përdorura në zgjidhjen e konflikteve. (fq. 227-257, Kapitulli 7, Understanding Human Communication; Ronald B. Adler, George Rodman and Athena du Pré. Oxford Press, 2021.)
15
Përsëritje e temave.
16
Provim Final
1
Te kuptuarit intrapersonal, ndërpersonal dhe komunikimi masiv si dhe çështjet teorike që përbëjnë bazën e tyre
2
Te qenurit ne gjendje për të bërë aplikimin praktik të aftësive të komunikimit në kërkim dhe në të folurën bindëse dhe efektive
3
Te kuptuarit e aftësive të komunikimit të biznesit e shoqëruar me praktikë: intervistimi, memorandume, konkluzione, duke arritur në nivele të larta.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
1 10% 10%
Projekte
1 20% 20%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
1 2 2
Gjysmë finale
1 1 1
Provimi përfundimtar
1 2 2
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
109
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
4.36
ECTS
4.00