Gjuhë Shqipe për të Huajt II

Print

Loreta Loli, PhD

Kodi
AFL 102
Emri
Gjuhë Shqipe për të Huajt II
Semestri
0
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Kursi me ligjërata synon t’u japë studentëve njohuritë më kryesore për të lexuar dhe për të folur gjuhën shqipe letrare për ata që e kanë shqipen gjuhë të nënës, por edhe për ata që duan që ta mësojnë shqipen, duan të lexojnë dhe të flasin shqip. Gjuha është një element shumë qendror në jetën e njeriut. Ajo ndihmon si realizimin e komunikimit, ashtu edhe formësimin e mendimit dhe transmetimin e tij. Për këtë arsye, një përdorim i saktë dhe sa më i mirë i gjuhës ndihmon si në procesin e njohjes, ashtu edhe në vetë prezantimin e personalitetit tonë. Ky kurs synon edhe t’i aftësojë studentët me një përdorim korrekt dhe sa më të plotë të shqipes, të përmirësojë aftësitë e tyre në të folurit dhe shkrimin e shqipes, por dhe t’i ndihmojë në ndërtimin e një ligjërimi të rrjedhshëm dhe krijues.

Objektivat

• Studenti të njihet dhe të aftësohet praktikisht me rregullat themelore të artit të të shkruarit në gjuhën e lashtë shqipe. •Të përvetësohen çështje të normës morfologjike dhe sintaksore. •Të arrijnë studentët një akt të lartë komunikativ, nëpërmjet ligjërimit normativ. •Të bëjnë punime me nivel të lartë gjuhësor (ese, detyra kursi dhe punim diplome). •Të nxitet të vështruarit kritik dhe akti i korrektimit në rastet e shmangieve nga shqipja standarde.

Java
Tema
1
Në dyqan. Situata të ndryshme kur ndodhemi në dyqan. Si t’i drejtohemi shitësit në lidhje me çmimin për blerjen e ushqimeve, frutave e perimeve të ndryshme. (fq. 114-116)
2
Ndërtimet e mbiemrave në shkallën pohore dhe krahasore. (Fq.116-119) Ushtrimet përkatëse në libër.
3
Dialogë të ndryshëm në lidhje me kërkesat për të blerë gjëra të ndryshme në dyqan.
4
Foljet modale “mund” dhe “duhet”. E tashmja e mënyrës Lidhore (f.120-123)
5
Ndërtime të tjera që lidhen me të tashmen e lidhores. (fq. 124-126) Numrat nga 101 deri në 1000, nga 1000 deri në 10000. Përsëritje nga njohuritë e marra në semestrin e parë.
6
Koha e tashme e mënyrës dëftore. (fq.127-128) Ushtrimet në libër.
7
Shtëpi dhe hotel. Parafjalët e rasës kallëzore. (fq. 133-134, 137)
8
Provim i ndërmjetëm
9
Përemrat dëftorë për afër dhe larg, në njëjës dhe shumës. Ushtrime për rasën kallëzore. (fq.137-138) Ditët e javës dhe shprehje të tjera që lidhen me kohën. Muajt dhe stinët e vitit. Dialogë të ndryshëm.
10
Foljet e klasës së gjashtë. E tashmja e dëftores. Foljet që mbarojnë me – (h) em. (fq.180-183)
11
Koha e pakryer e dëftores. Foljet e klasës 1 dhe 2. Parafjalët “mbi” dhe “nën”. (fq. 205-207,209)
12
Koha e kryer e thjeshtë për foljet e klasës 1 dhe 2. Foljet kryesore “kam” dhe “jam” (fq. 210-212)
13
Koha e ardhme e mënyrës dëftore. (fq.126) Foljet e kl.1 dhe 2. Foljet kryesore “kam” dhe “jam”
14
Format pyetëse: Çfarë dëshironi (Hoë can I help you?) Situata të përdorimit të tyre. (fq. 239-243)
15
Përsëritje.
16
Provim Final
1
Përvetësimi i fjalëve dhe formave të fjalëve, si dhe i rregullave gramatikore të gjuhës shqipe
2
Përvetësimi i elementeve gjuhësore për përdorim të përditshëm dhe në situata të ndryshme nëpërmjet teksteve specifike
3
Studentët do të jenë në gjendje të flasin rrjedhshëm dhe qartë në gjuhën shqipe si dhe të shkruajnë saktë
4
Nëpërmjet teksteve dhe pjesëve të leximit zhvillojnë të folurit me gojë dhe shkrim në gjuhën shqipe, por dhe mësojnë më tepër për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
40%
Përqindja e provimit përfundimtar
60%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 5 70
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 7 7
Provimi përfundimtar
1 10 10
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
135
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.40
ECTS
5.00