Studime në Dramë

Print

Lediana Beshaj, PhD

Kodi
ELL 424
Emri
Studime në Dramë
Semestri
2
Leksione
4.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Ky kurs është konceptuar si diskutim miqësor me studentët e dramës që janë të interesuar gjithashtu në tekstin dramatik. Gjithësesi, leksionet janë bërë në bazën e disa studimeve dhe interpretimeve të mëparshme, mbi të cilat do të mundohem të sjell argumentimet e mia të gjëra të evidentuara edhe në tekstin dramatik gjithashtu. Teatri dhe drama kanë gjeneruar në mënyrë marramendëse letërsinë ndërkombëtare, shkrimet dokumentare gjithashtu; duke u përplasur me forcë me bindje e ideologji të ndryshme, inovacione dhe eksperimente teknologjike dhe përtej qëllimit të këtij kursi, lexuesi i zellshëm arrin të gjejë burime të shumta për të përmbushur etjen e tij profesionale.

Objektivat

Objektivat e këtij kursi janë: 1. Studentët zgjerojnë dhe pasurojnë njohuritë e tyre rreth llojeve të ndryshme të teatrit. Historia dhe zhvillimi i tij. 2. Të afrojë studentët me tekstin dramatik pasi edhe pjesët e leksionit janë të orientuara nga teksti. 3. Objektiv i rëndësishëm është të bëjë studentët të kuptojnë impaktin që ka patur drama ndër shekuj, me theksin tek aspekti kulturor dhe ideologjik, rrethana nga vetë të cilat drama ngrihet. 4. Studentët gjithashtu kuptojnë edhe “Supertekstin” që drama mbart së bashku me implikimet kulturore mbi të cilat vendoset teksti, i cili e ndriçon atë dhe të cilit vetë drama ia kthen kontributin.

Java
Tema
1
Hyrje/ Drama dhe Teatri/ Historia dhe zhvillimi/ Panteoni i Greqisë së Lashtë.
2
Homeri dhe Eskili/ Euripidi/ tragjedia dhe komedia në dramën greke
3
Bota mesjetare dhe teatri. Drama në Angli. Teatri Elizabetan.
4
Zhvillimi dhe superteksti në dramën Elizabetane. Llojet e kritikës Shekspiriane. Tragjeditë dhe komeditë e tij.
5
Teatri Xhakobian. Ben Xhonson. Kristofor Marlou. Studime dhe kritika.
6
Drama franceze dhe revolucioni. Rikthimi i teatrit. Drama gjermane
7
Teatri norvegjez. Henrik Ibsen. Rrethi i Ibsenit si tragjedi Hegeliane.
8
Provimi i ndermjetëm.
9
Revolucioni dhe teatri romantik. Fridrih Shiler.
10
Drama heroike në Angli. Komedia e periudhës së Restaurimit. Përfaqësuesit kryesorë.
11
Drama dhe teatri i fundshek. XIX. Rinovimi i teatrit.
12
Përfaqësuesit më kryesorë. Rishikim i përgjithshëm i personazheve.
13
Bernard Show. Pikëpamjet filozofike. Elementet dramatikë dhe komikë të dramës së tij.
14
Teatri irlandez. William Batler Jits. Dramat e Tomas Sterns Eliotit.
15
Teatri i Bertold Brehtit. Absurdi. Teatri i Samuel Beketit.
16
Provim final
1
Studentët kuptojnë më mirë tashmë strukturën dramatike dhe mund të bëjnë një analizë më të thellë të përfaqësuesve më të mirë të dramës.
2
Studentët tashmë kuptojnë më qartë rolin e dramës në zhvillimin e shoqërisë që në periudhën e dramës antike greke.
3
Studentët mund të diskutojnë mbi çështje më të komplikuara lidhur me dramën dhe kulturën, dhe efektet e ndërsjellta që ato kanë mes tyre.
4
Të inkurajojë studentët të mendojnë në mënyrë kritike rreth teksteve letrare ku shfaqen karakteristikat dhe elementet kryesore të teatrit dhe drames
5
Të aftësojë studentët të tregojnë aftësinë për të analizuar dhe interpretuar tektste letrare dhe kulturore që ne studiojmë si nga aspektet kritike ashtu edhe teorike
6
Të inkurajojnë studentët të diskutojnë një gamë të gjerë pyetjesh dhe problemesh duke u ballafaquar me botën e teatrit dhe të drames.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 20% 20%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
2 10% 20%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
2 10 20
Gjysmë finale
1 12 12
Provimi përfundimtar
1 17 17
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
155
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.20
ECTS
6.00